Nje ballafaqim teper emocionues eshte vlereuar ai se shtunes te kaluar, ne stadiumin "Loro Borici" te Shkodres, mes Vllaznise dhe Beses, qe erdhi, luajti dhe iku si kryesuese e renditjes se kampionatit. Pervecse fale barazimit ruajti kreun e tabeles, skuadra kavajase eshte vleresuar nga publiku i shumte shkodran, qe nuk ia ka kursyer duartrokitjet per paraqitjen e saj ne fushen e lojes. Ne fakt, Besa eshte duartrokitur edhe nga nje grup tifozesh kavajas, te ardhur enkas per te mbeshtetur skuadren e qytetit te tyre. Pra, ndeshja eshte luajtur ne nje atmosfere sportive, cka e vleresoi edhe trajneri rumun i Beses, Dumitresku, i cili nder te tjera theksoi: "Ne Shkoder pashe nje atmosfere qe nuk e kisha ndeshur ne asnje qytet tjeter te Shqiperise, me nje stadium e fushe mjaft te mire dhe nje publik shume entuziast".

Krahet, dobesia e kuqebluve

Duke i bere nje permbledhje ndeshjes se Vllaznise me Besen, trajneri i kuqebluve, Mirel Josa, eshte shprehur se skuadra e tij humbi dy pike. Sipas tij, skuadra shkodrane pati epersi territoriale gjate 90 minutave dhe kreu volum te madh loje se kundershtari. Edhe rastet per te shenuar kane qene me te shumta per kuqeblute, qe nuk jane treguar te sakte ne finalizim. Ndaj, perballe ketij rezultati te barabarte, kur shkodranet pritnin nje fitore, tekniku Josa, ne analizen qe i ben lojes, ndalet kryesisht tek loja ne krahe. Sipas teknikut shkodrane, te dy krahet nuk kane funksionuar si duhet dhe nuk ishin ne gjendje te furnizonin lojtaret e sulmit, nga te cilet kerkohet shenimi i golit. Josa thote se ketij elementi te lojes se Vllaznise do t'i kushtohet me teper kujdes gjate stervitjeve, pasi veprimet ne krah kane qene karakteristike e lojes se skuadres kuqeblu.

Angazhimi ndaj fansave kuqeblu

Barazimi i arritur ne "shtepi", perballe Beses, nuk ka kaluar pa probleme, kryesisht ne drejtim te pretendimeve qe ka patur skuadra shkodrane, per mbylljen e fazes se pare dhe ecurine gjate kampionatit. Kesisoj, duke pare rezultatin e ndeshjes se fundit, sipas drejtuesve te skuadres shkodrane, barazimi ne perballjen me Besen do te thote nje dypikesh me pak, i cili ndoshta ne ecurine e kampionatit mund te jape ndikimin ne renditje, kur Vllaznia kishte projektuar qe deri nga mesi i fazes se dyte te ishte mes kryesueseve te kampionatit. Por, me teper se kaq, Josa thote se barazimi cenon dhe raportet me publikun, i cili edhe mund te pesoje ftohje ndaj skuadres. "Ky barazim mendoj se na prish pune jo pak edhe me tifozerine, e cila mund te zbehe mbeshtetjen ndaj skuadres. Ne ndeshjen ndaj Beses pame nje tifozllek shume te madh, por ne do t'i kthejme perseri fansat, sepse lojerat tona ne vazhdim do te jene shume me te mira, pasi edhe gjendja e skuadres eshte ne rritje" eshte shprehur trajneri tiranas i kuqebluve

Kuqeblute, dy dite pushim

Ngarkesa e madhe qe kane patur gjate kesaj periudhe, kur ne dhjete dite skuadra ka qene e detyruar te zhvilloje kater ndeshje shume te veshtira, aq me teper kur dy prej tyre jane luajtur ne transferte, e ka detyruar stafin teknik te vendose qe skuadra te beje pushim te dielen dhe sot. Nje gje te tille e ka bere te ditur vete tekniku Josa, i cili ka theksuar se seanca e pare stervitore e kuqebluve do te jete te marten pasdite.

Sport Ekspres

Komentet