Përvjetori i një ditëlindjeje është gjithmonë i bukur. Aq më tepër kur është një moshë kur ke se çfarë t'i gëzohesh. Vioresin Sinani dje ka mbushur 30 vjeç. Si rrjedhojë, futbollisti i njohur shkodran e ka festuar atë me familjen e tij, por në të vërtetë vetë ai e kishte menduar më ndryshe këtë ditëlindje. Dëshira ka qenë e madhe që të shtunën ndaj Flamurtarit të shënonte në mënyrë që babai 30-vjeçar t'ia dedikonte atë vajzës së tij, Lorenës. Mbase Viori nuk do të kishte dashur shumë prej golave të tij, vetëm e vetëm që të kishte shënuar të shtunën. Nuk ia arriti, megjithatë nuk ka pse t'i mbetet asnjë pishman, sepse statistikat tregojnë të kundërtën. Me golat e shënuar të mërkurën ndaj Teutës, sulmuesi i Vllaznisë ka shkuar në kuotën e 161 golave të shënuar në kampionatet tona. Duke rrëmuar në statistikat e viteve të fundit, ajo çfarë konstatojmë është se Sinani ka arritur të kalojë sa i takon numrit të golave edhe emblemën e Tiranës, Indrit Fortuzin.
Ky i fundit ka shënuar deri tani një gol më pak se shkodrani, pra 160. Duke rrëmuar në statistikat e mbledhura me kujdes, konstatojmë një fakt tjetër shumë interesant. Aq gola sa ka shënuar Sinani deri tani, nuk kanë shënuar as sulmues të tjerë të mëdhenj të futbollit shqiptar. Madje as Ilir Përnaska, që ishte shpallur 6 herë golashënuesi më i mirë i kampionatit. Nuk kanë shënuar aq gola as Medin Zhega, Agim Murati, Shyqyri Ballgjini, Agustin Kola, Arben Minga, Vasil Ruci, Kujtim Majaci apo të tjerë sulmues të kalibrit të lartë. Që do të thotë se 30-vjeçari Vioresin Sinani është në panteonin e golashënuesve më të mëdhenj të futbollit shqiptar të të gjitha kohërave. Nëse ka futbollistë që mund të krahasohen me të janë vetëm dy. Emrat e tyre janë tepër të mëdhenj, Panajot Pano dhe Refik Resmja. Këta dy futbollistë kanë luajtur shumë herët, në vitet 50' dhe 60', atëherë kur edhe gazetat nuk merreshin me autorët e golave në ndeshje.
Si rrjedhojë, nuk ka shifra të sakta të golave të shënuar. Të paktën nga ato çfarë janë të njohura, Pano ka shënuar 142 gola, mund të jenë edhe disa më tepër dhe mbase nuk arrin të kapë kuotën e 161 golave, aq sa ka shënuar Sinani. Pak më ndryshe është puna me Resmjen, i cili vetëm në kampionatin e vitit 1951 ka shënuar plot 59 gola. Në karrierën e tij duhet të ketë shënuar shumë gola të tjerë, aq sa e meriton të quhet "mbreti i golave". Sinani apo Pano, kjo është dilema për pasuesin e tij? Megjithatë, nuk ka shumë rëndësi për lojtarin që dje mbushi 30 vjeç. Për të mjafton të thuhet se ka zënë vend në histori përkrah emrave të tij, si Resmja apo Pano. Ai madje premton të tjerë rekorde, sepse të paktën edhe 3 4 vite të tjera do të jetë në nivele të larta. Të tjerë gola kemi për të pasur prej tij dhe mbase edhe Resmja do të kalojë në plan të dytë. Këto janë hamendësime, megjithatë Vioresin Sinani në këto 10 sezone në futbollin shqiptar ka treguar se nuk ka një të dytë si ai. Prandaj në këtë 30-vjetor të lindjes edhe "Sporti shqiptar" në emër të gjithë lexuesve të saj gjen rastin ta urojë këtë "gjigant" të golave: Edhe 100 të tjera Viori dhe sërish gola për të çuar sa më lart emrin tënd!
FKVLLAZNIA.NET i uron goleadorit tone jete sa me te gjate dhe nje karriere edhe me te suksesshme.
Sporti Shqiptar

Komentet