Anët pozitive – “Në pjesën e parë kundër Kastriotit kam parë një skuadër të vërtetë; kemi qarkulluar bindshëm topin, nuk i kemi lënë në asnjë moment kundërshtarit të marrë frymë dhe kemi shënuar dy gola. Praktikisht kemi arritur objektivin për këtë 45 minutësh”. Zmijani gjithashtu ka vlerësuar edhe efikasitetin e treshes së sulmit, Kaçi, Nora dhe Sinani: “Futbolli është shpejtësi dhe argëtim; të tre futbollsitët shkodranë bënë më së miri një gjë të tillë në 18 sekondat e para duke arritur edhe golin, që sigurisht është gjëja më e rëndësishme në një ndeshje futbolli”. Zmijani ka vlerësuar edhe portierin Bishani: ”Që 19 vjeç të luash në të tilla nivele nuk është pak, por edhe mbrojtja e bëri më së miri punën e saj. Unë mendoj se të paktën për 45 minuta ishim një skuadër e vërtetë, u luajt një futboll që nga tribunat kishe kënaqësi ta shihje”.
Anët negative - Për Zmijanin jo çdo gjë ka shkuar vaj. E sidomos pjesa e dytë me Kastriotin. “Duhet të kemi parasysh që kështu funksionon futbolli. Është e kuptueshme që kur një skuadër kryeson me rezultatin 2-0 të tërhiqet disi mbrapa. Megjithatë nuk besoj se kjo ka qenë një direktivë e vetë trajnerit Josa. Kështu ndodh sepse kështu ndihen lojtarët. Kur je 2-0 është e pamundur t’i motivosh të dalin sërish përpara”. Megjithatë për të hapësira që ju dha kundërshtarit ishte e madhe: “Kjo ndodh sepse Vllaznia nuk luan dot në mbrojtje, por ai sistem loje që bëjnë shkodranët do shumë presing dhe energji. Në një moment Kastrioti edhe mund të barazonte por fatmirësisht goli i 3-1 erdhi shpejt. Në konkluzion them që ishte një ndeshje ku rezultati ju përligjlojës. Tani Vllaznia eka kalendarin më të lehtë,pres ngjithe në tabelën e renditjes”.
Sport Ekspres