Skena ka qene dhoma e zhveshjeve ne stadiumin e Zagrebit. Protagonistet kane qene tre. Presidneti i Vllaznise, Valter Fushaj, trajneri, Mirel Josa, dhe mbrojtesi, Rezart Dabulla. I pari ka zbritur poshte 10 minuta perpara se te filloje ndeshja dhe ka pyetur per formacionin. Disa sekonda heshtje dhe zeri i tij ka kumbur: “perse nuk luan Dabi?!”. Trajneri Josa eshte pergjigjur aty per aty: “Nuk luan me “OK”-in tim, nuk ishte ne gjendjen e duhur fizike per te perballuar nje sfide te kesaj natyre”. Dhe Fushaj aty per aty ka vendosur: “Dabulla eshte i pezulluar?!”. Me pas gjerat kane rrjedhur pak a shume ashtu si donte kampi shkodran. Dabi ka qendruar ne stolin e rerzervave, “I pamundur” per tu futur ne fushe, nderkohe qe skuadra mbahej fort ne nje 1-2, qe prodhon shume shpresa per kualifikim. Nje mbremje defryese per te gjithe ne kryeqytetin kroat e me pas kthimi. Per ata qe kane qene ne bord ka qene sigurisht nje mister me vete. Dabi deri ne mbasditen e ndeshjes kishte demostruar gjitheperfshirje, madje shume entuziast per te perballuar me te gjitha forcat kundershtarin. Ne fund eshte terhequr. Dje ne mbremje, gjate kthimit te sterzgjatur presidenti Fushaj nuk ka dhene shume shpjegime, pervec shpjegimit madhor: “Dabulla eshte pezulluar, arsyen nuk mund t’iau them. Do mblidhet stafi ne Shkoder dhe do ta diskutoje”. Dabulla deshiron te flase me shume: “Perderisa presidenti nuk ka dhene asnje arsye se perse me ka pezulluar, po ia u them une se si ka ndodhur ngjarja, por mos prisni qe t’ju them shkaqet se nuk kam nga ta di. Perpara ndeshjes kam pasur nje bisede shume miqesore me trajnerin Josa, ku i kam shpjeguar arsyet e mia sportive se perse nuk doja te luaja. Gjate gjithe periudhes nuk kisha qene ne ritmet e duhura ne seancat stervitore dhe nuk e mohoj qe jam pak mbi peshe. Ndeshja ishte shume e rendesishme dhe nuk besoja se do te beja me te miren per skuadren. Trajneri me ka mirekuptuar dhe me ka dhene “OK”-in per mosdaljen time ne fushe. Nuk besoj se duhet t’i jepja shpjegime edhe presidentit per kete gje, sepse, fundja, une kam nje teknik perballe dhe nje staf teknik. Nese do te me urdheronte per te luajtur ne fushe atehere une do ta beja”. Ne momentin e deklarates se Fushajt ne dhomat e zhveshjes, te gjithe lojtaret jane shokuar, perfshi mbi te gjitha edhe Dabullen: “Nuk e mohoj qe u shokova. Nuk e mendoja kurre kete mase”. Zera atje ne Shkoer, qe gjithsesi mbeten vetem ne nivel thasethemesh, thone qe, ne mes ka pasur edhe ndonje histori te mundshme “pazari”: “Une nuk dua ta besoj se eshte kjo. Megjithate, nuk besoj se diksuh duhet te dyshoje dicka te une, sepse fundja une isha i pari qe thashe nuk dua te luaj”. Pa mundur per t’u deshifruar te pakten per momentin. Derisa palet te zbardhin gjithcka ne takimin e rradhes.

Nese gjerat vazhdojne me te njejtin ritem, atehere kjo do te thote qe Dabi te prishe kontraten e sapo nenshkruar me “popullin shkodran” dhe te rikthehet ne merkato. I lire. E pabesueshme qe vete Dabi te kerkoje divorc kaq shpejt. Firmosi me shume entuziasem perpara nje kontrate qe, ashtu sikunder thoshte edhe vete ai “nuk te linte asnje mundesi tjeter, pervecse te hidhje firmen”. Vllaznia ka “pune me te rendesishme” se ceshtja “Dabi”. Te shtunen luhet ndeshja e kthimit me Zagrebin, mjafton 1-0 per te kaluar me tej.

Nje “xhalo” e vertete ne Kroaci

Ne Zagreb sigurisht ka ndodhur dicka me shume se sa nje “nuk dua te luaj, sepse nuk ndihem ne forme” e nje “je i pezulluar”. Ose te pakten nga deshira e Dabit per te mos zbritur ne fushe e deri tek deklaratat e Fushajt shume gjera jane thene. Jo zyrtarisht, sigurisht. Dabi nje e ka te fiksuar mire ne koke, nje nga ato gjerat qe sigurisht e kane munduar ne 7 ore udhetim drejt tokes shqiptare. Qe ne momentin qe trajneri ka thene “je i pezulluar”, ai, Dabulla, eshte i paragjykuar. Te gjithe te mesuar me pezullime qe lidhen ngushte me “pazare” ka nje pjese te opinionit qe pezullimin e Dabit ne qender te Zagrebit e perkthen pikerisht si te tille te lidhur ngushte me ndonje lidhje me punen e “pazareve”. Kjo eshte njera piste, por do te ishte shume e forte nese lojtari do te ishte pezulluar pa kerkuar ai vete mosaktivizimin. Ne kete rast po, te gjithe mund te kishin te drejte te thonin qe presidenti di dicka, ka nuhatur dicka dhe se, pse jo, mund te kete edhe te drejte te pezulloje ke te doje ne dyshimin me te vogel. Por historia ka rrjedhur ndryshe. Ka qene Dabi, ai qe ka kerkuar te mos luaje. Sepse nuk ndihej mire fizikisht. Ne kushtet normale te mardhenieve president-trajner-futbollist ne Shqiperi, ndoshta Josa, ose qofte edhe vete Dabi, mund t’ia kishin komunikuar vendimin presidentit perpara se ketij te fundit t’i vinte si “bombe” ne dhomat e zhveshjes.

Pistat e asaj qe realisht mund te fshihet pas dy deklaratave zyrtare jane dy.

E para: mospranimi i Dabit per te luajtur per arsye sportive mund te mos i kete pelqyer Fushajt, madje mund ta kete acaruar ate, sepse, fundja eshte nje ndeshje shume e rendesishme. Ne kete rast irritmi mund te kete shkatuar pezullimin. E dyta: ka zera (mbeten gjithsesi vetem zera) qe ndeshja ka qene e paragjykuar. Ashtu si ndodh rendome ne futbollin shqiptar, ndesha mund te ishte luajtur “diku”. Dhe Dabi ndoshta, gjithnje ndoshta, mund te mos kete dashur te ishte pjese e “lojes”. Askush nuk do te jete kjo e fundit. Sepse, nese eshte keshtu mardhenia president-lojtar aty ne Shkoder rrezikon me pas te kthehet ne replika e kunderreplika te rnedomta. Perpara eshte ndeshja e kthimit. Vllaznia duhet te mendoje se si do te kualifikohet. Pse jo, edhe me Dabin ne bord.

Ndeshja I

Takimi ndermjet skuadrave te NK Zagreb dhe Vllaznise ka perfunduar me rezultatin 2-1 per vendasit. Ndeshja u zhvillua ne temperatura teper te larta ne Zagreb mbasditen e se shtunes dhe pane per golashenues Noren per shqiptaret, ne minuten e 3-te, nderkohe qe per vendasit ka barazuar Nadarevic ne minuten e 19-te dhe ka shenuar golin e avantazhit Labudovic ne minuten e 64-t.

Ndeshja II

Takimi i kthimit, ndermjet paleve, do te luhet ne Shkoder ne oren 20:00. ndeshja pritet me shume interes nga tifozeria shkodrane e cila kerkon me padurim nje kualifikim te mundshem te kuqebluve. Nese skuadra kualifikohet, atehere do te luhet perballe turqve te Trabzonsporit ne turin e dyte. Vllaznia ka si objektiv, te pakten kalimin e nje turi ne Intertoto.

Sukaj

Sulmuesi Sukaj nuk ka udhetuar me skuadren sepse pasaporta e tij ishte e papershtatshme per Ambasaden Kroate, e cila, nuk i akordoi vizen. Megjithate, sulmuesi do te rikthehet ne fushen e lojes kete te shtune, ku ne vijen e pare do te jete se bashku me Sinanin, qe nuk luajti ne takimin e pare, per shkak te faktit qe nuk kishte zhvilluar seanca te plota stervitore. Kete jave Sinani duket se do te rekuperoje.

Mediat kroate: Ja kuqeblute qe u dalluan

Per mediat kroate dy lojtaret qe i jane bashkuar Vllaznise nga Luftetari, Nora dhe afrikani Simo, kane qene nder kater lojtaret me te mire te shkodraneve ne ndeshjen e luajtur te shtunen. Njera prej gazetave me te njohura ne vend, “Jutarnji list” i kishte vendosur dy ish-lojtareve te Luftetarit noten 6 dhe te njejten note e kishin merituar edhe Kotrri dhe Grima. Futbollistet e tjere, pergjithesisht, jane vleresuar me nota 5.5 dhe ne disa raste edhe me 5. Nora shenoi per shkodranet qe ne minuten e trete, duke debutuar ne menyre te suksesshme. Ai u vleresua per levizshmerine e tij dhe ndihmen ne fazen mbrojtese. Simo ka qene i rendesishem ne goditjet standarte te kundershtarit, ashtu si edhe Kotrri, ndersa Grima e ka shpetuar ne disa raste porten tone.

Kthimi rraskapites : 7 ore per ne “token meme”

Nuk ka mjaftuar ndeshja e lodhshme, sidomos ne nje orar, ku dielli ka bere punen e tij. Kjo, pasi dje ka qene dita kur Vllazni eshte lodhur, ose me mire rraskapitur me teper. Kjo, pasi rruga per rikthimin ne atdhe ka zgjatur shume, gati shtate ore. Mesditen e sotme, skuadra duhet te nisej nga Zagrebi, me linje ajrore dhe te mberrinte ne Dubrovnik. Por, kjo nuk ka qene nje sipermarrje e lehte. Sikur tia kene bere me qellim, avioni i linjes eshte vonuar, per shkaqe qe asnjeri nuk i di, dhe ne vend qe te udhetonin te qete, kuqeblute jane stresuar paksa. Gjithsesi, me ne fund rreth ores 19:00 ata kane mundur te jene ne Dubrovnik, atje nga ku kane hipur ne autobuz dhe kane udhetuar ne drejtim te Malit te Zi, ne te cilin kane mberritur nje ore me pas, pikerisht atje nga ku ishin nisur per ne Kroaci, Hercegnovi. Me pas ne Budva, Ulqin dhe, rreth ores 22:30, kane qene ne afersi te pikes kufitare, “Sukobina”, per te kaluar me pas ne doganen e Murriqanit. Keshtu, ne oren 23:00 kane perfunduar edhe “vuajtjet” 7 oreshe per kthimin ne atdhe.


Atard, “i dashuruar” me Shkodren

Josef Atard eshte emri i gjyqtarit qe do te arbitroje ndeshjen e se shtunes, e vlefshme per kthimin e turit te pare te kupes Intertoto, ndermjet Vllaznise dhe NK Zagrebit. Por, ajo qe eshte per t’u permendur eshte se per Atard, nuk eshte hera e pare qe ka arbitruar ne Shqiperi, madje pikerisht ne “Loro Borici” te Shkodres. Ai ka qene gjyqtari kryesor ne ndeshjen kualifikuese te 24 marsit, Shqiperi – Slloveni. Tani ai rikthehet serish ne Shkoder, per te arbitruar nje ndeshje te kupes Intertoto, ndermjet Vllaznise vendase dhe kroateve te NK Zagreb. Nderkohe, dy asistentet e tij do te jene dy kusherinjte me te njejtin mbiemer, Ingmar (qe ka qene nje nga asistentet e Atard ne ndeshjen e Shqiperise me Sllovenine dhe qe e njeh Shkodren) dhe Eduard Spiteri. Persa i perket vezhguesit te ndeshjes, ai do te jete qiprioti, Kristakis Skapoullis.

Sport Ekspres

Komentet