Nje nate perpara ndeshjes, NK Zagreb-Vllaznia, 2-1, Dabulla i kerkoi trajnerit Josa qe te mos luante, sepse nuk e ndiente veten ne formen e tij me te mire. Ne dhomat e zhveshjes ne momentin para fillimit te takimit, zbret presidenti Fushaj, i cili kerkon te dije formacionin. Ai eshte i interesuar se perse nuk luan Dabi, dhe Josa i ka sqaruar qe, me lejen e trajnerit, mbrojtesi nuk do te futet ne fushe, sepse nuk eshte ne gjendjen e duhur fizike per ta perballuar. Fushaj ne kete moment eshte acaruar dhe i ka thene lojtarit qe eshte i pezulluar.

Presidenti: Dyshoj se ka qene pjese pazaresh

Presidenti i Vllaznise, Valter Fushaj, ka dale dje ne nje konference per shtyp, ku ka shpjeguar edhe qendrimin e tij ne lidhje me ceshtjen “Dabulla”: “Eshte e patolerueshme qe futbollisti nje ore perpara ndeshjes te dale dhe te thote nuk mund te luaj. Une i ve gjobe 5 milione leke per mosimpenjim dhe mos aktivizim. Gjithashtu une dyshoj se futbollisti u be pjese e pazareve te para ndeshjes. Kam dyshimet e mia te forta per kete. Futbollisti mund te paguaje gjoben dhe, nese deshiron, mund te largohet nga Vllaznia”. Burime prane presidentit bejne te ditur se, ndermjet paleve ka pasur nje debat shume te forte ne dhomat e zhveshjes para ndeshjes ne Zagreb. Nga ana tjeter, presidenti shprehu edhe njehere kenaqesine qe skuadra luajti nje ndeshje relativisht ne nivele te larta, duke u mundur 1-2, por, duke lene mjaft shpresa per takimin e kthimit qe do te luhet diten e shtune ne oren 20:30, ne stadiumin “Loro Borici” te Shkodres.

Josa perkrah Dabin: Nuk luajti sepse nuk ishte mire

Trajneri Josa ka qene i shokuar dje kur ka mesuar se presidenti ka gjobitur me 5 milione leke te vjetra dhe ka pezulluar pa afat futbollistin Dabulla. Madje, ai nuk mendon se lojtari ka qene pjese e ndonje pazari, ose te pakten nuk mendon se kjo ishte arsyeja qe futbollisti nuk donte te luante: “Une po ju them qe futbollisti nuk ka luajtur sepse nuk ka qene ne nje gjendje te mire fizike dhe sportive dhe nuk ka asnje arsye tjeter per mos futjen e tij ne fushe. Ka marre “OK”-in tim per te mos luajtur. Nuk eshte mire qe Vllaznia te hape probleme te tilla perpara nje ndeshje kaq te rendesishme sic eshte ajo e kthimit. Me vjen keq per futbollistin. Nuk jam une ai qe largoj njeri”. Josa me pas eshte fokusuar edhe ne raportet e tij me mbrojtesin Dabulla: “Eshte folur shume per raportin tim me Dabin, por mund t’ju them qe me te tani kam raporte pune dhe miqesore shume te mira dhe normale”.

Sport Ekspres

Komentet