Ne fakt, ka rreth dy dite qe emri i Klodian Duros qarkullon ne Shkoder, por dje pasdite dhe sidomos ne oret e vona te mbremjes, mundesite e veshjes se tij kuqeblu jane shtuar se tepermi. Sic behet e ditur, drejtuesit e klubit shkodran kane arritur te komunikojne disa here me futbollistin, ndermjetes me te cilin thuhet se eshte edhe Vioresin Sinani.
Nga ana e tij, Duro ka kerkuar kohe te perfundoje angazhimet me kombetaren dhe, pas ndeshjes me Luksemburgun, pritet te jete ne Shkoder per te diskutuar seriozisht nje gje te tille. Lajmi ka entuziazmuar kampin shkodran, sidomos tifozerine, e cila, ne kohen kur Duro ka luajtur me Vllaznine, e kane patur ate beniaminin e saj. Pa u futur ne detaje te tjera me te hollesishme, ajo qe e ben me te mundshme kalimin e Klodian Duros, nga Tirana tek Vllaznia, eshte edhe nje kontradikte serioze qe ekziston mes futbollistit dhe trajnerit te sapomberritur ne krye te bardhebluve, Sulejman Starova, e cila thuhet se ka marre shkas nga marredhemiet jo te mira, qe trajneri ka patur me te vellane e Klodit. G.M