Një tjetër kontratë është firmosur nga drejtuesit e Vllaznisë. Pikërisht të dielën ka qenë në Shkodër dhe ka hedhur firmën në kontratë futbollisti gjirokastrit Arlind Nora. Për një sezon ai do jetë i veshur kuqeblu dhe drejtuesit shkodranë janë të kënaqur me këtë blerje. Lajmin e firmosjes me gjirokastritin e ka bërë të ditur dje vetë presidenti i klubit "Vllaznia", Valter Fushaj, i cili ka thënë: "Me Norën kemi mbyllur çdo gjë ditën e diel dhe ai ka firmosur një kontratë njëvjeçare me ne. E konsiderojmë një lojtar të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm dhe shpresojmë që të na e shpërblejë këtë besim që kemi për të." Edhe vetë lojtari ka qenë i kënaqur me kontratën e re dhe shkurtimisht për "Sportin shqiptar", shprehet: "Edhe para dy herëve të tjera isha shumë pranë firmosjes me Vllazninë, por kjo nuk u realizua. Tashmë jam i kënaqur, sepse është e treta e vërteta dhe u realizua një dëshirë imja. E kam të qartë se drejtuesit e kësaj skuadre më duan kryesisht për rolin e mesfushorit të djathtë, por unë kam luajtur edhe majtas, ashtu si dhe në sulm.

Nuk ka shumë rëndësi për mua kjo, e rëndësishme është të bëjmë të gjithë më të mirën për këtë skuadër dhe të marrim ndonjë trofe këtë sezon." Dje janë pritur ndërkohë në Shkodër edhe Dabulla e K.Dalipi për të biseduar dhe ndoshta edhe për të firmosur kontratat e reja. Por nga sa bëhet e ditur, të dy ata kanë lajmëruar presidentin Fushaj se nuk do të mund të ishin të pranishëm dje në zyrën e tij, por kjo nuk do të ndodhë sot. Një zgjedhje e tillë mbase ka ardhur nga fakti se nesër pastaj lojtarët do të fillojnë stërvitjet për Intertoton dhe si rrjedhojë do të vijnë me një rrugë e dy punë. Presidenti Fushaj e quan punë të kryer firmosjen me këta dy futbollistë, të cilët janë përzgjedhur vetë nga ana e trajnerit Josa për t\'i pasur në skuadër edhe sezonin që vjen. Sakaq, burime pranë futbollistëve kanë bërë të ditur se ata do të kërkojnë një rritje të kontratës nga ajo e sezonit të kaluar dhe nuk dihet ende përgjigjja e presidentit kuqeblu. Megjithatë, kjo çështje do të qartësohet pikërisht sot, teksa ata do të firmosin kontratat e reja, ose do t\'i refuzojnë ato.

Përveç tyre, pritet edhe përgjigjja e dy shkodranëve, Sinanit dhe Kaçit. Për këtë të dytin, Fushaj ka thënë se ka biseduar me të dhe është në dorën e lojtarit nëse dëshiron të vijë te Vllaznia, apo jo. Oferta i është bërë dhe ai duhet të vendosë. Nga ana tjetër, sa i takon Sinanit, merret vesh se përgjigjja përfundimtare është lënë të merret ditën e mërkurë prej tij, kjo qoftë për "po", qoftë për "jo". Presidenti i kuqebluve thotë se ka bërë maksimumin e mundshëm për t\'i sjellë në skuadër këta lojtarë dhe si rrjedhojë tashmë është në dorën e tyre të vendosin.

Sakaq, duke i marrë të përfunduara edhe këto kontrata, Fushaj ka bërë edhe premtimin e radhës, teksa ka thënë: "Duke i menduar të përfunduara kontratat me lojtarët që jemi në bisedime, mund të them vetëm kaq: në skuadër do të sjellë edhe dy lojtarë të tjerë tepër cilësorë për të ndërtuar kështu plotësisht Vllazninë pretendente." I ngacmuar më tej në lidhje me emrat dhe pozicionet ku luajnë këta lojtarë, ai përgjigjet: "Luajnë në kampionatin shqiptar dhe njëri prej tyre është nga emrat më të spikatur të kampionatit. Luan në qendër të mesfushës dhe shpresojmë ta sjellin në skuadër." Ai nuk ka dashur të japë emra, megjithatë duhet pritur, sepse Valter Fushaj shpeshherë ka ditur t\'u dhurojë surpriza të bukura tifozëve shkodranë."
Edhe vetë lojtari ka qenë i kënaqur me kontratën e re dhe shkurtimisht për "Sportin shqiptar", shprehet: "Edhe para dy herëve të tjera isha shumë pranë firmosjes me Vllazninë, por kjo nuk u realizua. Tashmë jam i kënaqur, sepse është e treta e vërteta dhe u realizua një dëshirë imja. E kam të qartë se drejtuesit e kësaj skuadre më duan kryesisht për rolin e mesfushorit të djathtë, por unë kam luajtur edhe majtas, ashtu si dhe në sulm.

Nuk ka shumë rëndësi për mua kjo, e rëndësishme është të bëjmë të gjithë më të mirën për këtë skuadër dhe të marrim ndonjë trofe këtë sezon." Dje janë pritur ndërkohë në Shkodër edhe Dabulla e K.Dalipi për të biseduar dhe ndoshta edhe për të firmosur kontratat e reja. Por nga sa bëhet e ditur, të dy ata kanë lajmëruar presidentin Fushaj se nuk do të mund të ishin të pranishëm dje në zyrën e tij, por kjo nuk do të ndodhë sot. Një zgjedhje e tillë mbase ka ardhur nga fakti se nesër pastaj lojtarët do të fillojnë stërvitjet për Intertoton dhe si rrjedhojë do të vijnë me një rrugë e dy punë. Presidenti Fushaj e quan punë të kryer firmosjen me këta dy futbollistë, të cilët janë përzgjedhur vetë nga ana e trajnerit Josa për t\'i pasur në skuadër edhe sezonin që vjen. Sakaq, burime pranë futbollistëve kanë bërë të ditur se ata do të kërkojnë një rritje të kontratës nga ajo e sezonit të kaluar dhe nuk dihet ende përgjigjja e presidentit kuqeblu. Megjithatë, kjo çështje do të qartësohet pikërisht sot, teksa ata do të firmosin kontratat e reja, ose do t\'i refuzojnë ato.

Përveç tyre, pritet edhe përgjigjja e dy shkodranëve, Sinanit dhe Kaçit. Për këtë të dytin, Fushaj ka thënë se ka biseduar me të dhe është në dorën e lojtarit nëse dëshiron të vijë te Vllaznia, apo jo. Oferta i është bërë dhe ai duhet të vendosë. Nga ana tjetër, sa i takon Sinanit, merret vesh se përgjigjja përfundimtare është lënë të merret ditën e mërkurë prej tij, kjo qoftë për "po", qoftë për "jo". Presidenti i kuqebluve thotë se ka bërë maksimumin e mundshëm për t\'i sjellë në skuadër këta lojtarë dhe si rrjedhojë tashmë është në dorën e tyre të vendosin.

Sakaq, duke i marrë të përfunduara edhe këto kontrata, Fushaj ka bërë edhe premtimin e radhës, teksa ka thënë: "Duke i menduar të përfunduara kontratat me lojtarët që jemi në bisedime, mund të them vetëm kaq: në skuadër do të sjellë edhe dy lojtarë të tjerë tepër cilësorë për të ndërtuar kështu plotësisht Vllazninë pretendente." I ngacmuar më tej në lidhje me emrat dhe pozicionet ku luajnë këta lojtarë, ai përgjigjet: "Luajnë në kampionatin shqiptar dhe njëri prej tyre është nga emrat më të spikatur të kampionatit. Luan në qendër të mesfushës dhe shpresojmë ta sjellin në skuadër." Ai nuk ka dashur të japë emra, megjithatë duhet pritur, sepse Valter Fushaj shpeshherë ka ditur t\'u dhurojë surpriza të bukura tifozëve shkodranë."

Sporti Shqiptar

Komentet