Oret e paradites se sotme mund te zyrtarizojne disa emra te tjere kuqeblu. Nder ta, ai qe pritet me shume interes eshte emri i Vioresin Sinanit, qe deri tani ka qene vetem me “njeren kembe” ne Shkoder, nderkohe qe e “dyta” thuhet se mberrin sot. Po keshtu, sot ka shume mundesi te marre fund edhe dyshja Hoti-Ahi, te cilet gjate sezonit te kaluar mbajten nje peshe jo te vogel ne formacionin kuqeblu. Ndersa, ne lidhje me dyshen Dalipi-Dabulla, ceshtja e firmes eshte shtyre. Te dy keta futbolliste kane qene dje ne qytetin verior dhe pasi kane biseduar koke me koke me Fushajn, jane “lejuar” te mendohen e vendosin deri ne fund te javes. Pervec ketyre emrave, presidenti Fushaj thote se ka edhe te tjere, - per arsye te ndryshme nuk jane publikuar -, nder te cilet bejne pjese edhe ato te shkodraneve Belisha (Besa), Kaci (Elbasani), Arsen Beqiri (Shkumbini), Ilir Dibra (Luftetari), Kraja (Iraklis). Ne vemendje edhe emri me i ri i lakuar, ai i Klodian Duros, shanset e te cilit jane per t’u bere pjese e Vllaznise, se bashku me te vellane e tij, Albertin. Per te gjitha keta, por edhe per te tjere, sic eshte Sabino Plaku e ndonje tjeter, presidenti Fushaj ndihet optimist: “Jemi ne kohen e duhur per skicimin e Vllaznise se re”, pohoi ai. Data 6 qershor, sipas asaj qe ka kerkuar tekniku Josa, eshte dashur ta gjeje Vllaznine te kompletuar ne te gjithe repartet e saj. “Ata qe jane planifikuar te jene pjese e Vllaznise per Intertoton dhe vazhdimin e seazonit, duhet te jene gati me gjithcka”, eshte shprehur tekniku i shkodraneve, qe me kete ka dashur te thote se nuk preferon te kete ne stervitje futbolliste qe nuk jane kontigjent zyrtar i kuqebluve. Por, me ate cfare eshte pare deri tani, perfshire edhe diten e djeshme, nje gje e tille nuk eshte arritur te jete ne parametrat qe Josa ka kerkuar. Gjithsesi, se cili do te bilnci i asaj qe ka kerkuar Josa do te shikohet saktesisht ne mbasdreken e sotme, kur grupi i futbollisteve do te rreshtohet perpara tij ne seancen e pare stervitore, e cila eshte planifikuar te zhvillohet ne stadiumin “Loro Borici”. Per aq sa eshte deklaruar, titullaret vendalinj: Grima, Osja, Lici, Teli kane firmosur edhe per nje vit. E njejta gje thuhet edhe per gjirokastritin Nora, nderkohe qe nje grup te rinjsh si, Bishani, Lika, Tafili, Sukaj, Seminaj, Shtupina e ndonje tjeter vijojne te jene nen kontrate me klubin shkodran. Nje pjese tjeter, po “e bukes se shtepise” me Docin, Ahin e Hotin, te cileve u ka mbaruar kontrata, konsiderohen si pjese e skuadres, por qe ende nuk e kane mbyllur nje gje te tille me presidentin Fushaj. Ne te njejtat pozita jane edhe futbollistet e aktivizuar sezonin e kaluar me Vllaznine si, Vukcevic, Dabulla e Dalipi.

Sport Ekspres

Komentet