Kapiteni Shkodran Safet Osja në një intervistë ekskluzive për albaniasoccer.com ka deklaruar duke qeshur dhe duke ironizuar paksa dhe me ata që i kanë dhënë dënimin duke deklaruar se tani dhe ai është kthyer në një futbollist “Vagabond”. I kontaktuar nga ne sot në ambientet e universitetit “Aleksandër Xhuvani” ku dhe vazhdon studimet e larta ai ka qenë mjaft i habitur dhe e ka pranuar me qetësinë që e karakterizon këtë lojtar , dënimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës. I pyetur nga ne se çfar mendon për këtë dënim ai është shprehur se deri sa Komisioni i Disiplinës ka marrë një masë të tillë le të kuptosh që unë paskam bërë një veprim të dënueshëm. Osja është i vetmi lojtar i kampionatit Shqiptar që këtë sezon nga 33-ndeshje ka luajtur 32-prej tyre ky një rekord më vete për atë dhe për futbollin Shqiptar. Kur shikon masën e marrë ndaj këtij lojtari mbetesh pak i habitur pasi kur ky lojtar gjatë 32-ndeshjeve të zhvilluara nuk ka plotësuar as numrin pesë të kartonave të verdhë dhe dënohet më një masë të tillë nga Disiplina sportive. Kapiteni Shkodran shprehet optimist për të ardhmen e Vllaznisë dhe ekipi i tij do ta tregojë këtë që në kupën Intertoto.                                                                                 

Pyetjes nëse do të kthehej prapë një ditë në Elbasan ai është shprehur:                                                         

Kam luajtur dy sezone të mrekullueshme në këtë qytet me skuadrën verdheblu. Në zemrën time kam shumë nostalgji për gjithçka që më rrethonte në atë qytet për presidentin ,shokët dhe për tifozët e mrekullueshëm që më kanë mbështetur jashtë mase dhe kur un jam prezantuar me bluzën e Vllaznisë dhe kam përjetuar çaste që s’mund të harrohen lehtë. Në zemrën time ndodhen dy skuadra Vllaznia i cili a ekipi ku un jam rritur dhe kontribuojë dhe Elbasani me të cilën u shpalla nënkampion dhe kampion i vendit. Dua ta mbyll karrierën time në Shkodër aty ku dhe e nisa dhe mosha që un kam nuk ma lejon të kaloj përsëri në Elbasan megjithëse do më pëlqente të riprovoja përsëri ato emocione.

AlbaniaSoccer.com

Komentet