Skuadra e Vllaznise po shfrytezon ne maksimum nderprerjen e kampionmatit duke punuar per rritjen e gjendjes fizike, pasi siç dihet shkodranet e nisen mjaft vone pergaditjet per kete kampionat.
Gjate ketyre diteve trajneri Mirsad Jonuz po punon me nje program te ngjeshur me nga dy seanca stervitore ne dite. Keto dy jave pushim besohet se do i sherbejne shume edhe lojtareve qe vijne nga demtimet. Njeri prej tyre eshte edhe mesfushori i ardhur kete sezon nga Luftetari, Behar Ramdani, i cili u aktivizua disa minuat perballe Tiranes por u pa qart se kishte probleme fizike.
Ndersa per mbrojtesin maqedonas Filip Gligorov dhe sulmuesin brazilian Emerson situata eshte me ndryshe pasi vijojne te jene te demtuar dhe jane nen kujdesin e stafit mjeksor.
Nderkohe qe behet me dije qe kuqeblute kete fund jave kane programuar edhe nje miqesore me skuadren e Velecikut te Koplikut . Ky takim do te luhet diten e shtune ne oren 17:00 ne kompleksin Zmijani . Ndersa per takimet e Superliges Vllaznia do te luaje per javen e 4-te ne Durres me Teuten me daten 14 shtator.
Vllaznia vazhdon stervitjen me intensitet te larte
Skuadra e Vllaznise po shfrytezon ne maksimum nderprerjen e kampionatit duke punuar per rritjen e gjendjes fizike