Administratori i Klubit te Futbollit Vllaznia Suad Lici ka reagur menjehere pas vendimit te marre nga Komisioni I Disiplines per denimin e Vllaznise me 4 ndeshje pa tifoze. Ai ka theksuar se do ta apelojme vendimin pasi sipas tij eshte nje vendim i pa drejte.
Lici bene shkaktar te irritimit te nje grupi te vogel tifozesh shkodran arbitrin Ene Jorgji pas vendimeve absurde dhe te njeanshme te marra nga ai, gjate ndeshjes me Tiranen. Me tej, Lici ka shtuar se tifozeria shkodrane nuk e meriton te penalizohet pasi e ka mbeshteur si asnje tifozeri tjeter ne numer ekipin ne keto tre jave te para te kampionatit, prandaj thekson Lici do te kerkojme ligjerish ne Komisionin e Apelit shberjen e ketij vendimi.

Komentet