Sjellja e gabuar e tifozëve i ka kushtuar shtrenjtë Vllaznisë. Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka dënuar me katër ndeshja pa tifozë në stadiumin e saj skuadrën shkodrane, pasi në ndeshjen e fundit të humbur 2-0 ndaj Tiranës, tifozët vendas hodhën shishe dhe sende të tjera në fushë, duke sjellë edhe ndërprerjen e sfidës. KF “Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar akte dhune dhe ndërpreje të përkohëshme të lojës, dënohet me 4 (katër) ndeshja pa tifozë në fushën përkatëse, ku me kusht denimi ulet ne 2 ndeshje, thuhet ne Komisionin e Disiplines.
Ja edhe vendimi i plote i komisionit:
1. KF “Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar akte dhune dhe ndërpreje të përkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 65/3 dhe Nenit 65/4/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshja pa tifozë në fushën përkatëse. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, urdhërohet pezullimi i zbatimit të dënimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore.
Nderkohe qe Komisioni I Disiplines prane FSHF ka marr nje vendim tjeter per Tiranen , e cila pikerisht per te njejtat skena ne ndeshjen e javes se dyte perballe Teutes eshte denuar vetem me gjobe.
Komentet