Vijojne pergaditjet e Vllaznise per takimin e fundjaves qe shkodranet do te kene ne trasferte perballe Teutes. Trajneri Mirsad Jonuz ka shfryzuar ne maksimum nderprerjen e kampionatit per te rikuperuar mangesit qe ka shfaqur ekipi i Vllaznise ne javet e para te superliges.
Gjithashtu nje lajm i mire eshte qe mesfushes shkodrane po i rikthehen dy futbollist  me ekperience  si Behar Ramadani qe ka lënë përfundimisht pas dëmtimin që ka pasur dhe nga dita në ditë po arrin formën e tij më të mirë. Ndersa  per tu veçuar eshte edhe rikthimi pas nje kohete te gjate te mengjerashit Florind Bardulla qe pas nje demtimi te rende qe e la jasht fushave te blerta per rreth nje vit ka nisur te aktivizohet. Ne miqesoren me Velecikun qe Vllaznia e fitoi me rezulatin 2-0 , ai ka luajtur per 90 minuta.
Ndersa nga infermieria mesohet se vijon te jete i demtuar mbrojtesi Filip Gligorov gjithashtu shqetesime kane shfaqur edhe portieri Alen Sherri dhe mesfushori Ardit Krymi. Kujtojme qe takimi i javes se 4 te superliges perballe Teutes do te luhet diten e shtune ne  oren 16:00 ne stadiumin “Niko Dovana “ te Durresit. 

Komentet