Sa i takon duelit me gjirokastritët, duhet ta konsiderojmë si ndeshje të radhës, jo “për jetë a vdekje”. Skuadra s’ka pse futet nën presion për të fituar me çdo kusht. Dëshira ime është shumë e madhe për ta fituar këtë ndeshje, për shumë arsye, për ecurinë tonë, për dinjitetin e çdo sportisti, të klubit, të emrit të Vllaznisë, të qytetarëve të Shkodrës dhe tifozëve të saj. Nuk do të jetë e lehtë, sepse përballë do të kemi një ekip shumë të fortë. Gabimi ynë i madh ndodhi te ndeshja me Korabin, nuk na falet. Sot, nëse do ta kishim fituar atë ndeshje, nuk do të ishim para një presioni për të fituar me çdo kusht ndaj Luftëtarit, sepse do të na bënte punë edhe barazimi. Megjithatë, nuk duhet t’i kthehem asaj që ka ndodhur, por të shohim përpara. Kemi probleme dëmtimesh edhe në këtë ndeshje, por do t’ia dalim me lojtarët e tjerë, që kemi në dispozicion. Unë besoj tek fitorja nesër.”
Cungu: Sâështë ndeshja e sezonit, por Luftëtari duhet mundur!
Sot në Shkodër do të luhet takimi Vllaznia-Luftëtari, i cili pritet të përcaktojë shumë gjëra, sa i takon fatit të vendit të katërt. Në opinion konsiderohet ndeshja e sezonit për kuqeblutë, që me një fitore të mundshme mund të arrijnë objektivin që i kanë vënë vetes. Por trajneri Armando Cungu mendon krejt ndryshe. Ai nuk e konsideron “ndeshje për jetë a vdekje”, por thjesht një përballje të radhës, që duhet fituar: “Unë nuk do ta quaja ndeshje të sezonit këtë përballjen me Luftëtarin. Natyrshëm, ekziston dëshira e madhe për të marrë vendin e katërt në renditje, nisur nga rrethanat që na erdhën në këtë fundkampionati. Duke folur në aspektin profesional, jam shumë i kënaqur me ecurinë e ekipit, sepse pas 6 vitesh nuk e kemi diskutuar kurrë mbijetesën, madje erdhëm në një moment për të kërkuar edhe Europën. Besoj se ky është një progres i dukshëm, ky është një realitet, paçka se dikujt nuk i pëlqejnë këto gjëra dhe nuk duan t’i marrin parasysh.
Komentet