Po ashtu, edhe ekipet malazeze kanë nisur kampionatin dhe nuk mund të luajnë. Mbetet vetëm alternativa e ekipeve të kategorisë së pare, por edhe këtu nuk ka shumë opsione. Besëlidhja e Kastrioti, që janë dy ekipet më të mira, kanë nisur fazat përgatitore në Razëm dhe Pogradec. Tashmë ka mbetur vetëm opsioni i luajtjes me Mamurrasin apo dhe Burrelin.

 

Gjithsesi, kjo do të vendoset deri ditën e nesërme. Nëse nuk ka kundërshtar, kuptohet që do ketë vend për një test kontrolli brenda familjes. Tek kuqeblutë, siç dihet, kanë ardhur disa lojtarë që duan kohë të ambientohen dhe, po ashtu, janë edhe disa të tjerë që kanë ardhur për prove, apo dhe të tjerë që mund të vijnë deri ditën e shtunë dhe do të duan hapësirë për të treguar aftësitë e veta përballë një kundërshtari në fushë. Për këtë arsye, duhet medoemos që në fund të kësaj jave të zhvillohet një ndeshje miqësore për ekipin e Vllaznisë.

telesport.al