Krahas Arbrit që është blerja e shtatë e Vllaznisë në këtë pragsezoi futbollistik, drejtuesit e klubit dhe ato të stafit teknik kanë bërë të ditur se gjatë ditëve në vazhdim, kuqeblutë kanë në planet e tyre edhe të tjerë futbollistë cilësor të Superliges shqiptare, sidomos për repartin e sulmit.
Prezantohet Polizoi Arbri
Ashtu siç kishte paralajmëruar, Klubi i Futbollit Vllaznia ka prezantuar përpara mediave futbollitin më të ri të skuadres kuqeblu, beratasin Polizoi Arbri, futbollist i cili bëhet pjesë e Vllaznisë pas një karriere të suksesshme me klubin vlonjat Flamurtari. Ka qënë administratori i klubit Neritan Kalamishi dhe tekniku Luan Zmijani, ato që së bashku me Arbrin moren pjesë në konferencen për shtyp të prezantimit të futbollistit beratas.
Komentet