Në rrethana të tilla, ai ka hyrë menjëherë në bisedime me drejtuesit e Vllaznisë, që e kërkonin prej kohësh dhe ka arritur akordin me të. Për këtë arsye, 27 vjeçari, sot në mesditë ka udhëtuar drejt Shkodrës, ku ka mbyllur gjithçka me klubin kuqeblu dhe vetëm për arsye proceduriale ka mbetur firmosja e kontratës për paraditen e nesërme dhe prezantimi i tij para mediave. Kjo konfirmohet nga faqja zyrtare e Vllaznisë, e cila, kësisoj, i uron mirëseardhjen Polizoi Arbrit.
Me marrjen e këtij futbollisti, shkon në shtatë numri i blerjeve për këtë ekip. Nga të ardhurit, një është portier, Dragojeviç, tre janë mbrojtës, Cicmil, Haxhaj dhe Arbri, dy janë mesfushorë, Selmani dhe Ahmeti, si dhe një sulmues, Paviçeviç. Megjithatë, blerjet për Vllazninë duket se nuk do të ndalen këtu, sepse në ditët në vijim priten të tjera përforcime. Mësohet se po tentohet marrja e të paktën një sulmuesi tjetër.
Vllaznia arrin akordin me Polizoi Arbrin, nesër prezantimi
27 vjeçari, sot në mesditë ka udhëtuar drejt Shkodrës, ku ka mbyllur gjithçka me klubin kuqeblu dhe vetëm për arsye proceduriale ka mbetur firmosja e kontratës për paraditen e nesërme dhe prezantimi i tij para mediave.Megjithatë, blerjet për Vllazninë duket se nuk do të ndalen këtu, sepse në ditët në vijim priten të tjera përforcime. Mësohet se po tentohet marrja e të paktën një sulmuesi tjetër. Shkodranët godasin sërish në merkato dhe bëjnë realitet blerjen e tyre të shtatë në merkaton e kësaj vere të nxehtë. Lojtari i fundit nga radha, por jo i fundit i merkatos, sepse në ditët në vijim priten të tjerë, është mbrojtësi berates, Polizoi Arbri. Ai ka arritur të fitojë gjyqin me klubin e Flamurtarit në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve pranë FSHF-së pak ditë më parë dhe tashmë është një futbollist i lirë.
Komentet