Kërkesa zyrtare Bashkisë – Ndërkohë, pasi ka ndjekur me shumë interes zhvillimet e një dite më parë me konstituimin e kryebashkiakes së re, Voltana Ademi si dhe të Këshillit Bashkiak, së bashku me kolegun e tij korean ka mbërritur menjëherë në Bashkinë e Shkodrës për të dorëzuar zyrtarisht kërkesën për presidencën e klubit të futbollit Vllaznia.. Sipas të gjitha rregullave, dyshja në fjalë Vata-Ji Ëon Choie janë paraqitur në drejtorinë e informacionit të Bashkisë së Shkodrës, duke i dorëzuar shkresën përkatëse zyrtarit të këtij institucioni, Bep Çapeli. Në dokumentin e protokolluar me numër 643, në të cilën shkruhet se kërkohet takim me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi për të diskutuar në lidhje me situatën e klubit Vllaznia, citohet tekstualisht: “Me anë të kësaj letre, dëshirojmë dhe kërkojmë të takohemi për njohjen e përgjithshme dhe marrjen e informacioneve të nevojshme mbi situatën aktuale të Klubit të Futbollit ‘Vllaznia’ me idenë për të investuar e bashkëpunuar me qëllimin e ngritjes së këtij klubi me shumë tradita në futbollin shqiptar, në ato nivele që e meriton. Mbetemi në pritje të përgjigjes tuaj! Me respekte e konsideratë, Rudi Vata (Drejtor i Kompanisë Vata Vision Football-Management) dhe Choi Ji Ëon (President i Klubit të Futbollit “Otrant” Ulqin). Sipas vetë përgjigjes po me shkresë zyrtare të marrë nga zyra e informacionit, kërkesa e dorëzuar nga Vata dhe kolegu i tij korean ka një afat kohor prej dhjetë ditësh për t’u shqyrtuar nga ana e kryebashkiakes Ademi dhe më pas për t’i dhënë zgjidhjen e duhur sipas ligjit.
Sport Ekspres
Vata, nga fjalët në vepra. Ofertë zyrtare Vllaznisë!
Ashtu siç ka qenë i prerë, fjalë pak dhe punë shumë në fushën e lojës, veti që i kanë dhënë suksesin e padiskutueshëm më karrierën e tij të gjatë futbollistike, brenda dhe jashtë vendit, shkodrani Rudi Vata po tregohet edhe tani ku i është përkushtuar menaxhimit të futbollit. Pasi ka ndërtuar dhe drejton me mjaft autoritet së bashku me të vëllanë e tij, Aleksin, një kompani mjaft të njohur si “Vata Vision Football”, ndërkohë që pak kohë më parë iu besua edhe një detyrë fisnike si ajo e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Skoci, tashmë për Vatën ambiciet kanë shkuar edhe më tej. Bagazhin dhe potencialin, jo vetëm profesional, por edhe financiar, Vata ka vendosur ta investojë tek pasioni i jetës së tij, futbolli. Në bashkëpunim me biznesmenin e njohur koreano-jugor Ji Ëon Choie, prej disa javësh kanë vënë në shënjestër presidencën e Vllaznisë së Shkodrës. Tentativat e para nuk nguroi t’i bënte edhe ditë më parë, por pengesë u bë vonesa e zyrtarizimit të drejtuesve të rinj të Bashkisë së Shkodrës.
Komentet