Në fakt, drejtuesit e Vllaznisë kishin ofertë edhe nga një kompani gjermane e për këtë arsye, administratori Kalamishi, drejtori sportiv Grima dhe përgjegjësi teknik i Akademisë Neziri, udhëtuan drejt Shtutgartit megjithatë në fund nuk është arritur marrëveshja e duhur. Pas kësaj, në skenë ka dalë oferta e "Onze" e cila ka shprehur sërish dëshirën për të bashkëpunuar me klubin shkodran. Për këtë arsye, treshja Kalamish- Grima- Neziri pasditen e së dielës kanë udhëtuar drejt Italisë ndërsa paraditen e sotme kanë mbyllur marrëveshjen me përfaqësuesin e kompanisë Giuseppe Turano duke firmosur kontratën e bashkëpunimit për sezonin e ri futbollistik. Vllaznia në këtë mënyrë e ka nisur mbarë këtë sezon. Pikësëpari ka siguruar bazën materiale për të gjithë ekipet e saj, tashmë puna duhet të vazhdojë me pikat e tjera që kanë të bëjnë me merkaton, zhvillimin e fazës përgatitore etj.