I pyetur për klube të tjera që interesohen për shërbimet e tij, ai pohon: “Përveç Tiranës, unë kam patur bisedime me Kukësin. Drejtuesit e asaj skuadre janë interesuar për mua dhe kemi biseduar. Normalisht edhe Vllaznia ka patur dëshirë të më rikthejë. Me këtë të fundit bisedimet kanë shkuar shumë afër. Jam takuar me drejtuesit, kemi biseduar, por të ardhmen do ta përcaktoj më vonë”.

 

“Është oferta financiare që dua ta shoh të shkruar në kontratë, ajo që më mban të pavendosur. Të tre emrat e përmendur ende nuk më kanë bërë ofertën monetare, e cila do të më bëjë që të marr një vendim se ku do të vazhdoj të ardhmen”.

Komentet