Në fakt, drejtuesit e Vllaznisë kishin ofertë edhe nga një kompani gjermane e për këtë arsye, administratori Kalamishi, drejtori sportiv Grima dhe përgjegjësi teknik i Akademisë Neziri, udhëtuan drejt Shtutgartit megjithatë në fund nuk është arritur marrëveshja e duhur. Pas kësaj, në skenë ka dalë oferta e "Onze" e cila ka shprehur sërish dëshirën për të bashkëpunuar me klubin shkodran. Për këtë arsye, treshja Kalamish- Grima- Neziri pasditen e së dielës kanë udhëtuar drejt Italisë ndërsa paraditen e sotme kanë mbyllur marrëveshjen me përfaqësuesin e kompanisë Giuseppe Turano duke firmosur kontratën e bashkëpunimit për sezonin e ri futbollistik. Vllaznia në këtë mënyrë e ka nisur mbarë këtë sezon. Pikësëpari ka siguruar bazën materiale për të gjithë ekipet e saj, tashmë puna duhet të vazhdojë me pikat e tjera që kanë të bëjnë me merkaton, zhvillimin e fazës përgatitore etj.
Arrihet marrëveshje. Vllaznia do vishet me "Onze" për sezonin e ri
Ekipi i parë i Vllaznisë, ai i femrave por edhe të gjithë ekipet e Akademisë Vllaznia do të vishen me "Onze" për sezonin e ri futbollistik. Drejtuesit e klubit shkodran kanë arritur paraditen e sotme marrëveshjen me drejtuesit e kësaj kompanie. Këtë e ka konfirmuar për gazeten nga Italia ku i ka zyrat kjo kompani, vetë administratori i klubit shkodran Neritan Kalamishi. "Mund të konfirmoj faktin se gjetëm gjuhën e përbashkët me kompaninë "Onze" për t'iu rikthyer bashkëpunimit që Vllaznia ka patur me të edhe para katër sezonesh. Kemi bërë porosinë dhe në momentin më të parë, materialet do jenë në Shkodër dhe me to do të kompletohen të gjithë ekipet, duke nisur nga ekipi i parë dhe deri tek ekipi i fundit i Akademisë Vllaznia".