Lajmet nga Vllaznia

Vllaznia U-17 humbet finalen me Flamurtarin

Vllaznia U-17 humbet finalen me Flamurtarin

Skuadra shkodrane Vllaznia U-17 nuk ka mundur dot të shpallet kampione e Shqipërisë për këtë grupmoshë. Në ndeshjen finale të luajtur sot në Tiranë ndaj Flamurtarit ajo është mundur me rezultatin 0-1 dhe kësisoj ka qenë skuadra vlonjate ajo që është shpallur kampione e Shqipërisë për sezonin 2014-15.

Tafili ka dy oferta: Por dua të jem i Vllaznisë

Mesfushori pranon se interesim për të nga dy skuadra të Superiores, por do të presë zhvillimet tek kampi kuqeblu. Nëse punët nuk shkojnë mirë te skuadra shkodrane, ai do të vendosë largimin Ashtu siç u deklarua edhe në numrin e së shtunës në faqet e “Sport Ekspres”, për mesfushorin e Vllaznisë, Alsid Tafili interesimet nga skuadrat e tjera të kategorisë Superiore nuk kanë nguruar të mbërrijnë në adresë të tij për të lënë kuqeblutë dhe t’i bashkohet skuadrave të tjera për sezonin e ardhshëm futbollistik. Një gjë të tillë e konfirmon edhe vetë mesfushori shkodran, i cili gjatë prononcimit për “Sport Ekspres” konfirmon se gjatë javëve të fundit të kampionatit ka pasur biseda me drejtues të dy prej klubeve serioze të Kategorisë Superiore, të cilët i kanë shprehur hapur dëshirën për ta pasur pjesë të tyre të tyre.

Tafili ka dy oferta: Por dua të jem i Vllaznisë

Shiroka projekton Vllazninë e re

Zv.kryetari i Bordit Mbikëqyrës të klubit kërkon mbështetjen e Këshillit Bashkiak për fonde shtesë në garantimin e vijueshmërisë së aktivitetit të kuqebluve Vllaznia është duke u përgatitur për të mbyllur në mënyrë dinjitoze kampionatin, nga i cili kanë mbetur edhe dy ndeshje. Drejtuesit e klubit nga ana tjetër po përgatiten për të riorganizuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Gjatë një prononcimi për “Sport Ekspres” zëvendëskryetari i Bordit Mbikëqyrës së Vllaznisë, Edip Shiroka bën analizën e Vllaznisë dhe ecurinë e ekipit në këtë kampionat që po lëmë pas. Ai flet edhe për masat që është duke përgatitur Bordi, në të cilin ai bën pjesë, në mënyrë që sezoni i ardhshëm të jetë sa më i suksesshëm për ekipin shkodran.

Shiroka projekton Vllazninë e re