Lajmet nga Vllaznia

Gilman Lika braktis Vllazninë, i bashkohet Tiranës

Ai ka luajtur me 24 herë kampionët e vendit edhe në periudhën 2010-2013. Në kampionat ka luajtur 59 ndeshje me Tiranën, duke shënuar edhe 14 gola, por edhe fituar trofe Oferta financiare e bërë nga Vllaznia ishte shumë e mirë, më e lartë se ajo e Tiranës, por mungesa e sigurisë dhe garancisë te kuqeblutë e ka bërë Gilman Likën të shpallë “divorcin” me klubin e vendlindjes.

Gilman Lika braktis Vllazninë, i bashkohet Tiranës
Fabio Gjonikaj, një alternativë për portën shkodrane

Fabio Gjonikaj, një alternativë për portën shkodrane

Pukjani aktivizohet rregullisht te Partizani B, pasi është portier i tretë i ekipit të parë.Vllaznia ka shfaqur interes për lojtarin kur aktivizohej te Dinamo para dy sezonesh Përveç Andrija Dragojeviç, një tjetër alternativë për portën shkodrane mund të jetë edhe Fabio Gjonikaj. 20-vjeçari i talentuar ka kohë që është vënë në shënjestrën e drejtuesve të Vllaznisë dhe mbase këtë herë mund të arrihet një marrëveshje që ai të vishet kuqeblu. Portieri, që në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Partizanit, kërkon të nisë një përvojë të re dhe për këtë arsye është kontaktuar me drejtorin teknik të Vllaznisë, Armir Grima, dhe me të është folur rreth mundësisë së transferimit të këtij futbollisti. Ende nuk mund të thuhet me saktësi nëse ai do t’i bashkohet skuadrës shkodrane apo jo, sepse gjithçka do të varet edhe nga ardhja apo jo e portierit malazez Dragojeviç. Nëse ai vjen, do të jetë e vështirë marrja e Gjonikajt, pasi do të bëheshin katër portierë në dispozicion të stafit teknik dhe nuk do kishte hapësirën e duhur për aktivizim.

Fildishi, një mesfushor shkodran që vjen nga Parisi

Futbollisti i dalë nga Akademia e Vllaznisë, pasi ka luajtur me ekipin Elermont Ferrond në Francë është rikthyer në shtëpi. Largimi i Tafilit, Demes dhe Hajdarit, por edhe Markoles, futbollistë këta që i përkasin repartit të mesfushës, ka bërë që drejtuesit kuqeblu të kërkojnë përforcimin e këtij reparti. Kontingjenti aktual, ku aktualisht figurojnë emrat e Shtubinës, Likës, Bardullës, Krymit, Dyces, apo edhe ndonjë tjetri nga grupi i skuadrës së të rinjve ditën e djeshme i është shtuar edhe Edri Fildishi. 20-vjeçari që hapat e parë të futbollit i ka hedhur me ekipet zinxhir të futbollit shkodran me trajner të ndjerin Ardian Arra dhe që më pas ka kaluar edhe në ekipin e Akademisë Vllaznia me trajner Entri Çaku, por edhe të kombëtares së moshave të zonës veriore, emigrimi i familjes së tij në France e bën atë pjesë të skuadrës Elermont Ferrond të Akademisë së futbollit francez.

Fildishi, një mesfushor shkodran që vjen nga Parisi
Ikën kamerunasi Asong, pritet firma me malazezin Dragojeviç

Ikën kamerunasi Asong, pritet firma me malazezin Dragojeviç

Drejtuesit e klubit “Vllaznia” janë duke negociuar me të dhe me menaxherin e tij për të parë mundësinë e firmosjes së kontratës Zmijani ka kërkuar një portier cilësor. Vllaznia, në fakt, ka patur një përvojë shumë pozitive me një malazez tjetër, Miroslav Vujadinoviç Prova e kamerunasit Josepf Leke Asong duket se nuk ka shkuar ashtu si duhet te Vllaznia, ndaj sot është larguar nga Shkodra. Vendimi i është komunikuar atij nga pjestarë të stafit teknik, sipas të cilëve, kamerunasi 25-vjeçar nuk i kishte aftësitë e duhura për të siguruar portën e kuqebluve. Ai ka qenë poshtë nivelit të malazezit Dragojeviç, i cili u provua dy ditë më parë dhe arriti t’i bindtte trajnerët e Vllaznisë.

Vllaznia mbyll kontratat me të rinjtë, firmos edhe Dyca

Vetë Dyca, për “telesport.al”, pas firmosjes së kontratës, është shprehur i kënaqur, teksa ëndrra e tij tashmë ka filluar të bëhet realitet Vllaznia e së ardhmes është plotësuar tashmë, drejtuesit e klubit kanë filluar të mendojnë për goditjet "big" në merkato, që pritet të vijnë shumë shpejt Në kuadrin e rinovimit rrënjësor të skuadrës dhe firmosjen e kontratave të reja me futbollistët, drejtuesit e klubit “Vllaznia” kanë menduar që ta mbyllin këtë proces me të gjithë futbollistët e rinj. Këta të fundit konsiderohen si e ardhmja e kësaj skuadre. Kështu, ditën e djeshme, pasi kishin hedhur më parë firmën edhe futbollistët Sherri, Çinari, Gurishta, Pjeshka, Kabuni, Borshi e Hakaj, ka bërë të njëjtën gjë edhe mesfushori i talentuar, Denis Dyca.

Vllaznia mbyll kontratat me të rinjtë, firmos edhe Dyca