Në seancën e sotme pritet të mos jetë i pranishëm asnjëri prej këtyre dy portierëve, por nëse Asong ka ikur për të mos u kthyer më, krejt ndryshe qëndron puna me Dragojeviç. Drejtuesit e klubit “Vllaznia” janë duke negociuar me të dhe me menaxherin e tij për të parë mundësinë e firmosjes së kontratës. Mosha e tij e re, vetëm 23 vjeç, dhe përvoja e fituar gjatë aktivizimit me OFK Beograd dhe Velezh Mostar, është e mjaftueshme për të garantuar portën e skuadrës shkodrane, e cila sezonin e fundit ka çaluar jo pak.

Për këtë arsye, trajneri Zmijani në listën e kërkesave të tij jo më kot, të parën gjë që ka kërkuar, ka qenë një portier cilësor. Vllaznia në fakt ka patur një përvojë shumë pozitive me një malazez tjetër, Miroslav Vujadinoviç, i cili e ruajti me sukses për 4 vite me radhë portën e saj. Tashmë mund të jetë radha e portierit Adrija Dragojeviç për ta bërë këtë gjë në Shkodër. Gjithsesi, duhet parë sesi do të shkojnë gjërat në bisedimet dypalëshe që po zhvillohen.

Komentet