19-vjeçari, në fakt, ka luajtur edhe në disa ndeshje të kampionatit të kaluar, teksa ishte njëherazi pjesë e ekipit U-19 të Akademisë “Vllaznia”. Ai konsiderohet një futbollist me shumë të ardhme dhe jo më kot, trajneri Luan Zmijani beson shumë te cilësitë e tij. Kontrata e Dycës, ashtu si e të gjithë futbollistëve të tjerë të rinj, do të jetë disavjeçare, sepse ky kontigjent është një aset i klubit. Megjithatë, e rëndësishme është që ata të promovohen dhe të fillojnë të tregojnë vlerat e tyre të vërteta.
Vetë Dyca, për “telesport.al”, pas firmosjes së kontratës, është shprehur i kënaqur, teksa ëndrra e tij tashmë ka filluar të bëhet realitet. Natyrisht që Vllaznia e sotme nuk mund të bazohet plotësisht te këto elementë, por në një të ardhme të shpejtë, sigurisht që do të jetë krejt ndryshe. Duke u shtuar atyre edhe ndonjë futbollist tjetër të ri, tashmë të afirmuar, si Kalaja, Krymi e ndonjë tjetër, bëhet një ansambël shumë interesant. Vllaznia e së ardhmes është plotësuar tashmë, drejtuesit e klubit kanë filluar të mendojnë për goditjet “big” në merkato, që pritet të vijnë shumë shpejt.
Vllaznia mbyll kontratat me të rinjtë, firmos edhe Dyca
Vetë Dyca, për “telesport.al”, pas firmosjes së kontratës, është shprehur i kënaqur, teksa ëndrra e tij tashmë ka filluar të bëhet realitet Vllaznia e së ardhmes është plotësuar tashmë, drejtuesit e klubit kanë filluar të mendojnë për goditjet "big" në merkato, që pritet të vijnë shumë shpejt Në kuadrin e rinovimit rrënjësor të skuadrës dhe firmosjen e kontratave të reja me futbollistët, drejtuesit e klubit “Vllaznia” kanë menduar që ta mbyllin këtë proces me të gjithë futbollistët e rinj. Këta të fundit konsiderohen si e ardhmja e kësaj skuadre. Kështu, ditën e djeshme, pasi kishin hedhur më parë firmën edhe futbollistët Sherri, Çinari, Gurishta, Pjeshka, Kabuni, Borshi e Hakaj, ka bërë të njëjtën gjë edhe mesfushori i talentuar, Denis Dyca.
Komentet