19-vjeçari, në fakt, ka luajtur edhe në disa ndeshje të kampionatit të kaluar, teksa ishte njëherazi pjesë e ekipit U-19 të Akademisë “Vllaznia”. Ai konsiderohet një futbollist me shumë të ardhme dhe jo më kot, trajneri Luan Zmijani beson shumë te cilësitë e tij. Kontrata e Dycës, ashtu si e të gjithë futbollistëve të tjerë të rinj, do të jetë disavjeçare, sepse ky kontigjent është një aset i klubit. Megjithatë, e rëndësishme është që ata të promovohen dhe të fillojnë të tregojnë vlerat e tyre të vërteta.

Vetë Dyca, për “telesport.al”, pas firmosjes së kontratës, është shprehur i kënaqur, teksa ëndrra e tij tashmë ka filluar të bëhet realitet. Natyrisht që Vllaznia e sotme nuk mund të bazohet plotësisht te këto elementë, por në një të ardhme të shpejtë, sigurisht që do të jetë krejt ndryshe. Duke u shtuar atyre edhe ndonjë futbollist tjetër të ri, tashmë të afirmuar, si Kalaja, Krymi e ndonjë tjetër, bëhet një ansambël shumë interesant. Vllaznia e së ardhmes është plotësuar tashmë, drejtuesit e klubit kanë filluar të mendojnë për goditjet “big” në merkato, që pritet të vijnë shumë shpejt.

Komentet