Lajmet nga Vllaznia

Ekipi niset drejt Sllovenisë, ja lojtarët e grumbulluar

Ekipi i Vllaznisë është nisur mbasditën e sotme drejt Sllovenisë për të zhvilluar fazën përgatitore. Shkodranët do të qëndrojnë në shtetin slloven deri me 15 Gusht, pra një periudhë prej 12 ditësh. Edhe pse më parë flitej për shtetin malazez apo serb ku ekipi do të zhvillonte fazën përgatitore, ashtu siç dihet do të jetë Rogla e Sllovenisë vendi ku ekipi do të akomodohet gjatë kësaj periudhe.

Ekipi niset drejt Sllovenisë, ja lojtarët e grumbulluar
Gjici drejt presidencës, akord në parim me Bashkinë e Shkodrës

Gjici drejt presidencës, akord në parim me Bashkinë e Shkodrës

Presidenti i Kukësit ka nisur zyrtarisht interesimin për të qenë në krye të shkodranëve për sezonin e ardhshëm futbollistik. Safet Gjici drejt Vllaznisë. Sipas “SuperSport”, tashmë është shumë më tepër se një hipoteze, është një mundësi reale që i ka të gjitha gjasat për t’u konkretizuar. Safet Gjici pritet të marrë presidencën e klubit shkodran për ta drejtuar atë që sezonin e ardhshëm. Që nga ai moment kur në tribunën e “Qemal Stafës” shikonte që një gur i burracak t’i shkatërronte investimin dhe gjithçka kishte ndërtuar me mund, pasion e sakrificë te Kukësi e deri më tani te presidenti i nënkampionëve të Shqipërisë është pjekur mendimi për të lënë Kukësin që e bëri nga një emër thuajse anonim të futbollit shqiptar në skuadrën më të suksesshme shqiptare të këtyre viteve të fundit në arenën europiane.

Vllaznia nuk gjen rival për miqësore, ka vetëm test

Stafi teknik i kuqebluve kishte menduar zhvillimin e një ndeshje miqësore me Besëlidhjen, por lezhjanët nuk kanë qenë gatiDo të ketë një test kontrolli brenda familjes, teksa formacioni i parë do të vihet përballë të dytit. Në këtë ndeshje do të luajë edhe mbrojtësi i ardhur për provë Hamels Hoxha. Pasditen e sotme ishte planifikuar që ekipi i Vllaznisë të zhvillonte ndeshjen e pestë miqësore, por në fakt nuk do të ndodhë kështu. Arsyeja është se mungon kundërshtari dhe, për këtë, trajneri Zmijani ka menduar të zhvillojë vetëm një test kontrolli brenda familjes. Ajo do të zhvillohet pasdite dhe më pas futbollistët do të lihen pushim për fundjavë.

Vllaznia nuk gjen rival për miqësore, ka vetëm test
Vllaznia, ikën Ylber Ramadani, në provë Hamels Hoxha

Vllaznia, ikën Ylber Ramadani, në provë Hamels Hoxha

Lojtari i ardhur nga Prishtina dhe që pak ditë më parë kishte qenë në provë edhe te Hajduku i Splitit, nuk ka arritur dot të qëndrojë as te kuqeblutë.E ndërsa Ramadani është larguar, një tjetër futbollist ka ardhur për provë te skuadra shkodrane. Bëhet fjalë për mbrojtësin 23 vjeçar Hamels Hoxha. Ai vjen nga Greqia. Ardhjet dhe ikjet e futbollistëve që duan të provohen te Vllaznia vazhdojnë. Ditët e fundit me skuadrën është stërvitur mesfushori kosovar Ylber Ramadani. Lojtari i ardhur nga Prishtina dhe që pak ditë më parë kishte qenë në provë edhe te Hajduku i Splitit, nuk ka arritur dot të qëndrojë as te kuqeblutë. Ai nuk ka arritur dot të bindë trajnerin Zmijani dhe, për rrjedhojë, pasditen e djeshme është kthyer sërish në vendin e tij.