Lajmet nga Vllaznia

Pesë autobusë me tifozë të Vllaznisë drejt Tiranës

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë klubit shkodran, sipas të cilave me klubin “Tirana” ka patur kontakte për pritjen, vendosjen dhe sistemin e këtyre tifozëve në shkallët e stadiumit “Selman Stërmasi”. Për tifo-grupin “Vllaznit Ultras”, në fakt, kjo do të jetë një ditë e veçantë, sepse festojnë 10-vjetorin e krijimit të tyre dhe festën duan ta zhvillojnë në “strofullën” e rivalëve të tyre kryesorë, tifozëve të Tiranës.

Pesë autobusë me tifozë të Vllaznisë drejt Tiranës

Vllaznia në pritje të bordit të ri, sot zyrtarizimi në QKR

- Siç dihet, pesë anëtarët e rinj të bordit janë Shpëtim Quku, Mark Laloshi, Admir Teli, Beniamin Nako dhe Sytki Muça. Pozitiv është fakti se tre prej tyre kanë qenë pjesë e sportit dhe pikërisht Quku, si ish-basketbollist, Teli si ish-futbollist i njohur i Vllaznisë dhe i kombëtares, ndërsa Nako si ish-gjimnast dhe sot dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik në Universitetin "Luigj Gurakuqi". - Nisja punë e bordit të ri vjen në një moment të rëndësishëm, sepse Bashkia e Shkodrës po harton projekt- buxhetin për vitin 2016 dhe natyrisht që aty do të bëhet edhe programimi i asaj se çfarë do llogaritet për Vllazninë gjatë vitit të ardhshëm

Vllaznia në pritje të bordit të ri, sot zyrtarizimi në QKR
Sosa në Itali, vazhdon të mungojë në stërvitjet e Vllaznisë

Sosa në Itali, vazhdon të mungojë në stërvitjet e Vllaznisë

Soza ka shfaqur pretendime sa i takon qëndrimit tek Vllaznia dhe pak kohë më parë doli në skenë edhe një mundësi e lëvizjes së tij drejt Tiranës, në merkaton e janarit, por kuptohet që kontrata, të cilën ka firmosur me kuqeblutë, nuk e lejon një gjë të tillë. Vllaznia duket se ka bërë gati një gjobë në adresë të lojtarit dhe do ta dërgojnë atë në federatë dhe nuk përjashtohet mundësia që, nëse lojtari të vazhdojë të mos paraqitet në stërvitje, edhe ta bllokojnë atë duke mos qenë në gjendje të lëvizë në asnjë skuadër tjetër.

Vllaznia vendos heshtje shtypi për futbollistët e saj

Situata nuk është aspak e mirë dhe tashmë futbollistët nuk mund të justifikohen më me mungesat e rrogave, sepse i kanë marrë ato. E çuditshme kjo, por ky është realiteti. U duk se marrja e rrogave do të sillte një ndryshim në rezultatet e skuadrës dhe efekti i parë u dha me fitoren ndaj Flamurtarit, por kjo nuk mjaftoi. Pikërisht, për të gjitha këto, është dhënë urdhër që futbollistët të kyçin gojën në mënyrë që të punojnë më shumë në stërvitje për të dalë nga kjo situatë ku ndodhet Vllaznia. Nuk dihet ende sesa do të zgjasë kjo heshtje shtypi, e cila në fakt vlen vetëm për futbollistët.

Vllaznia vendos heshtje shtypi për futbollistët e saj