Lajmet nga Vllaznia

Cungu: Trysnia na pengon

Cungu: Trysnia na pengon

Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, duke folur pas ndeshjes së humbur kundër Teutës, e pranon se ndeshja e humb për shkak të fillimit të dobët nga Vllaznia: Bëmë shumë gabime, e nisëm keq ndeshjen dhe vuajtëm për 20 minutat e para. Teuta na ushtroi presion të madh dhe vetëm në pjesën e dytë krijuam më shumë lojë e raste. Përfundimisht, mund të them që jam i kënaqur me 70 minuta, por nuk mjaftojnë aq, duhet të rregullojmë fillimin e ndeshjes.