Problemi i gjurit për Arbrin është i vjetër, e mbrojtësi me dëshirën e tij ka dashur të jetë në fushën e blertë në Durrës.

Tashmë beratasi duhet t’i nënshtrohet disa kontrollove mjekësore për të parë gjendjen e tij, në mënyrë që të përcaktohet nëse ka nevojë për nderhyrje kirurgjikale apo jo.

Gjendja e tij aktuale e vë në dyshim për sfidën me Partizanin lojtarin, por trajneri Cungu, edhe para sfidës me Vllazninë u shpreh se me interes është prezenca afatgjatë e lojtarit  me ekipin.

Arbri shihet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, pasi është paraqitur mjaft mirë në pjesën e parë të sezonit, duke qenë vendimtar në disa ndeshje.

Ndërkohë, për trajnerin Cungu do të jenë të gatshëm dyshja e mesfushës Krymi-Sefa, titullarë të padiskutueshëm të kuqebluve deri në këto momente.

Komentet