VLLAZNIA PRANÃ KALIMIT NÃ TURIN E DYTÃ TÃ KUPÃS. FITON 3-0 ME MAMURRASIN
Vllaznia e ka nisur mbarë ecurinë e saj në Kupën e Shqipërisë së këtij sezoni. Në ndeshjen e parë të turit të parë, atë të luajtur pasditen e sotme në Mamurras ndaj skuadrës vendase të cilën e ka fituar me rezultatin e pastër 3-0. Një rezultat që thuajse e ka kualifikuar atë për në turin e dytë të këtij kompeticioni ndonëse janë për t’u luajtur edhe 90 minuta të tjera pas një jave në Shkodër. Trajneri Cungu ka hedhur në fushë në këtë ndeshje të parë ndaj Mamurrasit këtë formacion: Selimaj, Gocaj, Pjeshka, Vrapi, Gurishta, Bardulla, Kruja, Kalaja, Çinari, Vaitzer dhe Dibra.