Vllaznia vazhdon pergaditjet intensive per takimin e se shtunes qe do ta zhvilloje perballe Korabit e vlefshme per javen e katert te kategorise superiore. Kjo ndeshje qe do zvillohet ne stadiumin Selman Stermasi te kryeqytetit. Trajneri Cungu me shume mundesi nuk do te kete te gatshem mbrojtesin e majte Antonio Marku, i cili pesoi nje demtim ne ndeshjen perballe Flamurtarit. Stafi teknik ka menduar qe ta zevendesoj me te riun Erdenis Gurishta, i cili u paraqit mjaft mire ne takimin e javes te kaluar ndaj vlonjateve. Nga minuta e pare pritet qe te filloje ndeshjen edhe Olsi Gocaj, i cili tashme ka kaluar demtimin. I gatshem per kete sfide eshte edhe sulmuesi Pepa i cili ka luajtur si titullar ne dy takimet e para, por duhet pare nese Cungu do ti besoj 18 vjecarit Hebaj apo do te rikthej ne formacion ish-sulmuesin e Bylisit. Skuadra shkodrane do te udhetoje me synime te qarta, per marrjen e nje rezultati pozitiv, e cila do te ishte e katerta rradhazi per kuqeblute. Formacioni me te cilin Cungu pritet te filloje ndeshjen eshte: Agoviç, Gurishta, Cicmil, Bici, Gocaj, Krymi, Tafili, Bardulla, Vecaj, Shtubina dhe Hebaj.
Vllaznia me ndryshime ne formacion ne perballjen e se shtunes
Vllaznia vazhdon pergaditjet intensive per takimin e se shtunes qe do ta zhvilloje perballe Korabit e vlefshme per javen e katert te kategorise superiore.
Komentet