Zyrtarizohet afrimi i parë i Vllaznisë
Arsen Hajdari është zyrtarisht lojtar i Vllaznisë, pasi ka firmosur kontratën që e bën atë pjesë të shkodranëve.
Arsen Hajdari është zyrtarisht lojtar i Vllaznisë, pasi ka firmosur kontratën që e bën atë pjesë të shkodranëve.
Klubi i futbollit "Vllaznia" informon se brenda dy ditësh ekipi do të udhëtojë drejt Malit të Zi për zhvillimin atje të një stërvitje 10 ditore në prag të nisjes së fazës së tretë të kampionatit.
Pas 4 ditësh pushimi, futbollistët e Vllaznisë do t’i rikthehen stërvitjes. Do të ndodhë kështu mesditën e së mërkurës, teksa në orën 12:00, kuqeblutë do të zhvillojnë seancën e parë të këtij viti. Ata kanë qenë në stërvitje deri më 30 dhjetor, kur zhvilluan një test kontrolli me ekipin U-19 të akademisë së klubit dhe më pas janë lënë pushim nga ana e trajnerit Cungu, për të festuar Vitin e Ri. Nesër, ndërkohë, rinis puna. Fillimisht në Shkodër, ndërsa më pas do të mësohet nëse ekipi do të lëvizë nga qyteti drejt Malit të Zi apo jo. Kjo ngaqë nuk është përcaktuar akoma destinacioni final për fazën përgatitore. Gjithçka varet nga financat. Siç dihet, Bashkia Shkodër ende nuk e ka miratuar buxhetin për këtë vit dhe, për këtë arsye, fondet që do të shkojnë për KF Vllazninë do të vonojnë edhe pak.
Skuadrat ndajnë nga një pikë, çka kënaq deri diku kuqeblutë, sepse ruajne diferencen me Luftëtarin, ndërsa bardheblutë e rrisin edhe më hendekun me tre kryesuesit e superiores.
Ndeshja Vllaznia-Tirana, e fundit për këtë vit, do të zhvillohet ditën e enjte, në orën 14:00. Ndonëse fillimisht u mendua të luhej në orën 17:00, orari ka ndryshuar dhe nuk do të ketë nevojë për prozhektorë. Natyrisht, një sfidë e tillë pritet me interes, për më tepër që të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren. Atmosfera në këtë pragndeshje duket e ndezur, sepse dihet edhe rivaliteti mes dy tifozërive. Nga sa merret vesh, në “Loro Boriçi” do të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh bardheblu dhe kjo do të bëjë që edhe numri i tifozëve shkodranë të jetë më i madh këtë herë.
Vllaznia po kalon një ngërç si psikologjik ashtu edhe në rezultate pas dy humbjeve të fundit në kampionat. Shkodranët do të përballen ditën e nesërme me Teutën në Durrës, dhe kapiteni Ndriçim Shtubina është i bindur se skuadra e tij do të kthehet te rezultatet pozitive. Për SuperSport ai u shpreh: