Këto dy humbje kanë ndikuar te lojtarët, gjithsesi futbolli i tillë është, ka momente të mira dhe momente të këqija.”

“Skuadra duhet të tregojë që ka forca për të dalë nga kjo situatë, gjithsesi nuk janë të mira këto oshilacione, me disa ndeshje të mira dhe disa në nivelin jo të pritur, por duhet të shohim përpara.”

“Nëse do të ishim më lart në renditje barazimin do ta pranoja, megjithatë në situatën që një fitore do të sillte qetësi në skuadër.”

Mungesat? “Normale që çdo munges ndikon në skuadër, por çdo lojtar që do të aktivizohet duhet të japë maksimumin. Skuadra nuk është se luajti keq ndaj Luftëtarit, pavarësisht humbjes. Ndërsa ndeshja me Laçin ishte shumë e dobët dhe duhet ta harrojmë sa më shpejt.”

“Disa herë Vllaznia, këto skuadra që janë jashtë loje, por me ecurinë tionë po i fusim në lojë. Ne duhet të përfitojmë nga gjendja e Teutës.”

“Pavarësisht se edhe ne nuk jemi në gjendje të mirë, pikët e kemi dhe që të mos rrezikojmë duhet të përfitojmë nga momenti jo i mirë i kundërshtarëve.”

Objektivi real? “Shpresojmë te vendi i pestë, duhet të besojmë më tepër te këmbët tona dhe të shfaqim karakter dhe ego.”

Komentet