Sa i takon ndeshjes në fushë, Vllaznia ka nisur ditën e sotme përgatitjet për të. Ajo çfarë duhet parë është gjendja shëndetësore e Kalajës dhe Markut, të cilët kanë patur probleme me dëmtimet. Stafi mjekësor po punon për rehabilitimin e tyre, megjithatë ende nuk ka asgjë të sigurtë nëse do të jenë në gjendje të luajnë apo jo. Rikthehet, ndërkohë, mbrojtësi Cicmil, që ishte i pezulluar me kartonë në takimin ndaj Teutës. Kjo do të bëjë që trajneri Cungu të ketë më shumë alternativa për ndërtimin e formacionit.
Kuptohet që nuk do të jetë aspak e lehtë marrja e fitores ndaj Tiranës, e cila ka ende si pikësynim kapjen e një vendi që të çon në Europë, megjithatë edhe Vllaznia është e vendosur për të synuar vetëm trepikëshin. Me mbështetjen e tifozëve të saj, kjo mund të jetë edhe e arritshme, por duhet bërë shumë kujdes. Nga fati i kësaj ndeshjeje varen shumë gjëra, edhe sa i takojnë merkatos së janarit dhe ecurisë së skuadrës në gjysmën e dytë të sezonit.
Luhet Vllaznia-Tirana, âklasikjaâ ku vlen vetëm fitorja
Ndeshja Vllaznia-Tirana, e fundit për këtë vit, do të zhvillohet ditën e enjte, në orën 14:00. Ndonëse fillimisht u mendua të luhej në orën 17:00, orari ka ndryshuar dhe nuk do të ketë nevojë për prozhektorë. Natyrisht, një sfidë e tillë pritet me interes, për më tepër që të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren. Atmosfera në këtë pragndeshje duket e ndezur, sepse dihet edhe rivaliteti mes dy tifozërive. Nga sa merret vesh, në “Loro Boriçi” do të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh bardheblu dhe kjo do të bëjë që edhe numri i tifozëve shkodranë të jetë më i madh këtë herë.
Komentet