Superliga

ZYRTARE: ERJON VUCAJ FIRMOS PËR VLLAZNINË

Erjon Vucaj është zyrtarisht futbollist I Vllaznisë. Ai ka firmosur mesditën e sotme kontratën me drejtuesit e klubit dhe kësisoj bëhet blerja e pestë e skuadrës tonë në merkaton e kësaj vere. Mesfushori I talentuar shkodran ka qenë në bisedime prej dy ditësh me drejtuesit e klubit dhe gjithçka ka përfunduar sot teksa ka gjetur akordin që është shoqëruar edhe me hedhjen e firmës në kontratë. Në këtë mënyrë, 26 vjeçari do t’I bashkohet menjehere skuadrës në stërvitje. Ky padyshim që është një përforcim shumë I rëndësishëm për trajnerin Armando Cungu nisur nga vlerat sportive që ai posedon.

ZYRTARE: ERJON VUCAJ FIRMOS PËR VLLAZNINË
Rinovon Gocaj, Edon Hasani firmos me Vllazninë

Rinovon Gocaj, Edon Hasani firmos me Vllazninë

Merr fund odeiseja e Edon Hasanit, pas mbylljes së kontratës me Kukësin, para mbarimit të sezonit të shkuar futbollistik. Emri i tij u përmend te Partizani në merkaton e kësaj vere, madje pati një takim të mesfushorit shkodran me presidentin Gazmend Demi, por trajneri i ri i të kuqve, Mark Iuliano, vendosi veton, duke mos e preferuar në projektin e tij.