Josa e kuqeblute, ne aksion
Riemerimi i trajnerit te Vllaznise, Mirel Josa, ne krye te pankines kuqeblu, qe u be zyrtar nga presidenti Fushaj te shtunen pasdite, jo vetem qe ka shuajtur ne nje fare menyre ?kureshtjen? e gjate te sportdashesve shkodrane, por ka sjelle nje lloj gezimi dhe entuziazmi mes tyre. Kjo atmosfere eshte pare dukshem jo vetem mes tifozeve, por edhe ne radhet e stafit teknik dhe te futbollisteve, kur e kane mesuar kete lajm. Edhe pse tekniku tiranas, 44-vjecari Mirel Josa, nuk ka nje periudhe te gjate ne krye te Vllaznise, ai tashme eshte kthyer ne nje simbol ne qytetin me te madh verior.