Riemerimi i trajnerit te Vllaznise, Mirel Josa, ne krye te pankines kuqeblu, qe u be zyrtar nga presidenti Fushaj te shtunen pasdite, jo vetem qe ka shuajtur ne nje fare menyre “kureshtjen” e gjate te sportdashesve shkodrane, por ka sjelle nje lloj gezimi dhe entuziazmi mes tyre. Kjo atmosfere eshte pare dukshem jo vetem mes tifozeve, por edhe ne radhet e stafit teknik dhe te futbollisteve, kur e kane mesuar kete lajm. Edhe pse tekniku tiranas, 44-vjecari Mirel Josa, nuk ka nje periudhe te gjate ne krye te Vllaznise, ai tashme eshte kthyer ne nje simbol ne qytetin me te madh verior. Te gjithe kujtojne se Josa erdhi ne Shkoder me fillimin e fazes se dyte, pas rezultateve te dobeta qe po kalonte skuadra shkodrane, qe ne ate periudhe drejtohej nga trajneri gjerman Ulrih Shulze, nderkohe qe ne pese-gjashte ndeshjet e para porten e mbronte bashkepatrioti i tij, Fanennstiel. Portieri gjerman do te mbahet mend gjate ne Shkoder, per golat fantazme te pesuar, ndaj ardhja e teknikut kryeqytetas, Mirel Josa, eshte pritur me mjaft shpresa, te cilat, ne pergjithesi, ai i ka justifikuar. Futbolldashesit shkodrane tregojne respekt per punen e Joses, pavaresisht se ne fundin e kampionatit Vllaznia rreshqiti me disa rezultate, duke mos arritur te kape vendin e dyte e te marre pjese ne Kupen UEFA. Megjithate, edhe vendi i trete, qe do te thote pjesemarrje ne Intertoto, duke kujtuar kushtet ne te cilat e filloi Vllaznia kampionatin e kaluar, perben nje sukses. Keshtu jane shprehur pas perfundimit te sezonit te gjithe ne Shkoder, qe nga presidenti i skuadres kuqeblu, Valter Fushaj, trajneri Mirel Josa dhe thuajse te gjithe sportdashesit shkodrane. Gjithsesi, ne kampin e kuqebluve te gjithe jane optimiste se, nen drejtimin e trajnerit te votebesuar, Mirel Josa, Vllaznia do ta thote akoma me mire fjalen e saj, duke filluar qe ne kupen Intertoto, ku synon te eliminoje skuadren kroate ne turin e pare.

Grumbullimi i skuadres, me 6 qershor

Sipas kreut te pankines shkodrane, Mirel Josa, Vllaznia shume shpejt do t’i rikthehet stervitjes. “Une nuk do te kryej stervitje me futbolliste, qe jane pa kontrata te rregullta, sepse keshtu kemi qene ne te njejtin mendim me presidentin e skuadres, Valter Fushaj, - ka thene Josa. - Neve na intereson qe te kemi lojtare te gatshem per kete periudhe, per te perballuar me sukses kete kompeticion evropian, sic eshte Intertoto. Por, njekohesisht, duhet te mendojme qe tani seriozisht dhe per sezonin e ri. Ne keto kushte, intereson qe lojtaret te fillojne e te firmosin kontratat sa me pare, pavaresisht se cdo trajner fillimisht e ka mjaft te veshtire startin. Pertej kesaj - ka vijuar trajneri i kuqebluve, - une do te perpiqem te punoj me nje perkushtim maksimal. Gjithsesi, ekipi do te mblidhet shume shpejt, me 6 qershor pasdite”.

Krahasuar me sezonin e kaluar, sivjet kuqeblute pershpejtojne, qe te mos perseriten gabimet ne organizimin e skuadres. Ndersa presidenti Fushaj u ka bere thirrje futbollisteve shkodrane, qe luajne me skuadra te tjera, te bashkohen me Vllaznine, ne kampin kuqeblu, qe nga sot, do te jene ne pritje te tyre, por dhe te te tjereve, per te biseduar per te ardhmen.

Sport Ekspres

Komentet