Vllaznia -----------Tirana

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Vllaznia -----------Tirana

Post by fpjalmi » Sat, 24 Oct 2009 , 20:58

javen qe vjen vllaznia do lozin ne loro boriqi me tiranen.

duke pa zhgenjimin e madh qe pesume ne laq e ne vend te permiresoheshim rame edhe ma shum ,atehere ndeshja me tiranen do jete o jete o vdekje jo vetem per fatin e vllaznise te qendroje ne superlige ,por edhe nji fitore per publikun , ku ndeshja shihet si ndeshja e 2 skuadrave ma te mira te superliges ,pavaresisht se te dyja jane ne nje krize.

shpresoj ta bllokojm tiranen dhe te barazohemi me pike ,ku rezultati qe vllaznise i duhet asht vetem 3 pikeshi

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Re: Vllaznia -----------Tirana

Post by sportist_shkodran » Sat, 24 Oct 2009 , 22:27

Ishalla ma Fpjalm bahet ashtu si e ke shkru ti,por un qysh se i kam pa me rrapidin ne stadium,thash paskan qit ekip pionersh me lujt,tan si me ken coftina rrishin ne fush.
Un nuk kam ashji shpres te keta pleha.
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Vllaznia -----------Tirana

Post by GOLDIAN » Sat, 24 Oct 2009 , 23:42

tirana ka kohe pa ba lojna te mira
e besoj se gjahu ma i lezetshem e fusha ma e kandshme per me lujt tenis asht loro borici
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Vllaznia -----------Tirana

Post by fpjalmi » Sun, 25 Oct 2009 , 20:19

flitet se ne shkoder fushaj i ka dhane mundesine e fundit vllaznise me tiranen dhe ne rast humbje ose barazimi me tiranen do kete vetem xhoba dhe perjashtime dhe do i mbahet rroga e muajit te gjitheve ,nese nuk merret 3 pikeshi

nese lojtaret dojn me lujt pa lek le te lajn pike ne shkoder :lol: :lol:

besoj se niveli jone asht ma i mire se i tiranes dhe duhet pa diskutim vetem 3 pike

sidrit
Huligan
Huligan
Posts: 187
Joined: Sat, 02 Feb 2008 , 16:19

Re: Vllaznia -----------Tirana

Post by sidrit » Sun, 25 Oct 2009 , 23:52

Nqs ka njeri qe ia bani te zezen Vllaznise ky asht fushaj me rrethin e tij prandaj ose t'i pagujne ato plehra qe ka marre ne ekip ose te terin bethen bashke me ta atje ku i ka marre.
Vete i morri ,tash ti japin njate per te cilen ka firmos me ta.Nqs ndodh e kunderta po na del se ky president e ka ba me qellim kyt ,per me i dale sezoni sa ma i lire.
Me duket se na ka marre fundi se zaten kur ka mbet kjo pune ne dore te Fushajve ca pret hajer prej tyne Shkodra.
O vllazen kur isha me pushime kam pas mundesine me ndejt me do futbollista me emer te vllaznise e me thanen se dy ndeshjet e fundit te kampionatit te kalum jane shite.Me thanen edhe tjetren se Fushaj asht aq njeri i rand sa nuk e ka per asnje send me te ba nje lek ne sy te tjerve.Njeni prej tyne jo fubollist por drejtues tash sa vjet dhe ish futbollist me tha se neser me gjete nje pune me gjysen e pareve qe merr aty s'ishte mendu dy here per me lane Vllaznine kaq ja kishte pru shpirtin me dale njaj fushaj.Na perdhunon ,me pat than.
Si ka me ece ekipi keshtu kur njerezit punojne si te deturum e jo me zemer.
Kyt gja se pata thane ma heret per respekt ndaj tyre por nuk me durohej ma.
Ishalla fitojme me tiranen se na mori lumi.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Vllaznia -----------Tirana

Post by fpjalmi » Tue, 27 Oct 2009 , 06:32

me lan pike ne shkoder ma rrezikojm me pas fatin e partizanit .

po i morem piket e plota ne shkoder ,shkojm ka mesi e nuk dridhna ma me ra ne kategori te pare

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Vllaznia -----------Tirana

Post by fpjalmi » Wed, 28 Oct 2009 , 08:51

Elvin Beqiri: Kthesa jonë e vertetë me Tiranën
28 Tetor

Aq shumë është i mërzitur për humbjen e pësuar të shtunën në transfertën e Laçit, sa edhe kur e pyesim për dëmtimin e rëndë që mori në fillimin e ndeshjes në stadiumin e Laçit, ai nuk e zë fare me gojë problemin që pati, i cili në të vertetë ishte shumë serioz, por flet me keqardhje për humbjen e pësuar. “T’ju them të drejtën, pa dashur të nënvleftësoj aspak ekipin laçjan, në anën tonë, as që e mendonim një gjë të tillë që ne mund të largoheshim të mundur nga Laçi”, thotë Elvin Beqiri duke filluar të analizojë takimin në fjalë. Sipas tij skuadra ishte krejt e përgatitur moralisht një gjë të tillë, pasi jë atmosfere të tillë i kishin paraprirë dy rezultatet e javës së fundit me Shkumbinin dhe Tomorrin për kupë. Nisur nga kjo, jo vetëm futbollistët, por edhe i tërë opinioni sportiv në Shkodër ishte mëse i bindur që për Vllaznia tashmë u larguan problemet që e shoqëruan në startin e kampionatit. Në një farë mase, edhe ndërrimi i trajnerëve, të paktën në mënyrë sipërfaqësore u duk se bëri efektin e duhur, gjë e cila u pasqyrua edhe me disa ndryshime në skema dhe në emra të formacionit. Dhe, ç’është më kryesorja, hyri në fushë në përballjen me Laçin pikërisht me këtë autoritet që natyrshëm e kishte marrë nga kthesa e bërë që në ndeshjen në shtëpi me Shkumbinin. Më këtë logjikë e përcjellë biseden me ne edhe titullari i kuqebluve dhe i ekipit tonë përfaqësues Elvin Beqiri, i cili është i mendimit se për 45 minutat e para skuadra e tyre ka qënë OK në të gjitha drejtimet. “Gjatë minutave të pjesës së parë, ne kemi qënë shumë të qartë në të gjitha veprimet tona, dhe për këtë, falë qarkullimit të dendur të topit dhe kombinimeve të mirëfillta mesfushë-sulm, janë regjistruar disa raste shënimi”, thotë Beqiri, i cili për vete po provon një rol të ri në formacionin skuadrën që me ardhjen e tekniku Luçi, atë të mesfushës, të cilin po përpiqet ta kryejë sa më mirë dhe në shërbim të skuadrës. “Ne patëm disa raste dhe realisht duhej të shënonim të parët në portën laçjane”, thekson Beqiri, i cili pikërisht me minutat e kësaj pjese kërkon ta identifikojë Vllazninë aktuale. “Ajo Vllazni që luajti në pjesën e parë, ajo është Vllaznia e vertetë që do të jetë edhe për periudhën në vazhdim, të cilën do ta ndiqte edhe pak shansi që ato raste, sidomos edhe ajo shtyllë e Sinanit të shkonte në rrjetë, atëherë edhe rezultati i kësaj ndeshje do të kishte qënë krejt tjetër, e ndërkohë edhe komentet do të kishin qënë krejt të tjera në vazhdim”, vijon Beqiri. Sidoqoftë, “Muço”, siç e thërrasin shokët, por edhe publiku, pranon se në pjesën e dytë në skuadër diçka nuk funksiunoi si duhet dhe për këtë përfituan vendasit duke shënuar shumë shpejt tre herë. Gjithsesi, edhe pse humbja e pësuar në Laç është konsideruar si një goditje e rëndë për kampin kuqeblu duke e lënë skuadrën sërishmi në fund të tabelës së klasifikimit, për Elvin Beqirin, shpresat e një rikthimi të Vllaznisë në nivelin që kërkohet janë akoma prezente. Dhe, sipas tij, një gjë e tillë do të jetë e mundshme të realizohet që këtë javë, ku një fitore tre pikëshe nga bardhebluve të Tiranës, rikthen edhe një herë besimin dhe atmosferën e duhur në kampin kuqeblu për të moë e lëshuar më dhe për të ecur më pas edhe me rezultate të tjera pozitive. “Me Tiranën në këtë fundjavë jam i bindur se do të arrijmë të fitojmë, jo sepse kjo është një dëshirë e imja dhe e shokëve të tjerë të skuadrës, por se në përgjithësi ekziston një klimë e përshtashme në gjirin e skuadrës për të marrë një fitore tre pikëshe në këtë ndeshje”, thotë Elvin Beqiri, që si me të qeshur, duke folur me gjuhën e basteve, ai thotë se do të jetë patjetër 1-shë në Vllaznnia-Tirana. Në krahun tjetërm atë të kampit bardheblu, Beqiri është njohur edhe deklaratat e kundërshtarëve, të cilët janë shprehur publiksiht se I duhet patjetër tr4e pikëshi në Shkodër për tu konfirmuar si pretendentë, por në të njëjtën kohë, ai u përgjigjet atyre se të njëjtën gjë, madje më shumë se edhe ata e kërkon edhe Vllaznia. “Atë do ta vendosë fusha e lojës, por unë ritheksoj se jam I bindur se skuadra e jonë do të japë maksimumin e saj në fushën e lojës për ta fituar këtë ndeshje”, ka përfunduar për “Sport Ekspres” Elvin Beqiri.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Vllaznia -----------Tirana

Post by fpjalmi » Wed, 28 Oct 2009 , 08:52

hajt ishalla mor beqir ,por po ban gafa ne mbrojtje mor te marrsha te keqen e kujdes nese don me e majt fjalen

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Vllaznia -----------Tirana

Post by fpjalmi » Wed, 28 Oct 2009 , 09:36

si ka mundesi qe tifozat e nderum te tiranes ,nuk ka shkru asnjeni .

ne ket kampionat nuk kena qa ngaterrona ma sepse jena te dyja jasht kupet :D :D

ndeshje e forte do jete kur te ndeshta ne finalen e kupes se shqipnise ne finale se per ket kampionat shpresat i kena te vogla ,veq merkatoja dimerore nese na nxeh :D

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Vllaznia -----------Tirana

Post by REINIS » Wed, 28 Oct 2009 , 12:28

fpjalmi wrote:si ka mundesi qe tifozat e nderum te tiranes ,nuk ka shkru asnjeni .

ne ket kampionat nuk kena qa ngaterrona ma sepse jena te dyja jasht kupet :D :D

ndeshje e forte do jete kur te ndeshta ne finalen e kupes se shqipnise ne finale se per ket kampionat shpresat i kena te vogla ,veq merkatoja dimerore nese na nxeh :D
Nuk kom pas kohe, po mqs po dashke atehere ia ku po i them dy fjale ne menyre shume asnjeanese:
NE... FITOJME!! :D :D :D :lol: :lol:
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Vllaznia -----------Tirana

Post by REINIS » Wed, 28 Oct 2009 , 12:34

Tashi seriozisht!
Te dyja ekipet tona ne ket moment jon ne gjendje shume te keqe! TIRONA verte ka ca pike me teper, por me loje...
Shkurt e shqip... ktyne nuk i ka njel mo as hija e ekipeve qi pretendoshin per kampionat vjet.
Se pse une nuk e di, por mase edhe nga merkatoja e deshtume ku ne kena mledh gjith Brigaden e Kuqe te deshtume te vjetshme qi i hudhi morrat ka kategoria.
Ksaj rradhe sinqerisht nuk e di se kush fito, ene pse qejfi ma ka qi mas neshjes te festojme ne!!!
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Vllaznia -----------Tirana

Post by Ledi1920 » Wed, 28 Oct 2009 , 18:34

E para te fitoje kush ta meritoje...

Vllaznia do fitore per me ju largu funit te tabelesmkurse Tirona do fitoren per me majt akoma shpresat per titull(qe per mu personalisht veshtire esht titulli).Do jete ndeshje e forte ma ha menja dhe po te ishte te shtunen apo te dielen do vija ne Shkoder me e pa bashke me cunat por mesa shof na e paskon lone te premten dhe une ate dite ne 4.30 lej punen... :(

Fitofte mo i miri...
Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Vllaznia -----------Tirana

Post by GOLDIAN » Wed, 28 Oct 2009 , 19:05

fitorja ma e madhe asht me u zhduk te dy presidentat
e te losim me te ri ma mire
per mu ska asi lloj interesit ndeshja e tham publikisht ne paca kohe do e shoh ne tv ne paca nej gja ma te mire me ba as syte sdo i kthej ka tv
dikur kena fol dy jave para e dy jave mrapa per kete sfide dhe pse vitet e fundit tirana ka fitu dhe ne loro borici prap ka ken nje sfide e vecante kurse kete sezon se di pse po me duket thjesht nje teater kukllash qe fiton spektatorin jo nga niveli por nga ngjyrat qe e fanellave qe aktoret mbajne vesh
i perjashtuar

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Vllaznia -----------Tirana

Post by jeti » Thu, 29 Oct 2009 , 05:46

Per mendimin tem kjo ndeshje luhet vec per statistik!
Edhe sikur te fitoje Vllaznia prap nuk do jete e mjaftushme per me than se u largume zones se ftohte.
Mos harroni se ndeshja e javes qe vjen asht jashta, e tu pa historine e ketij kampionatit pak si veshtire me marr pike jashta fushet per kete sezon.

Edhe sikur Tirana te fitote kete ndeshje prap kjo fitore nuk do ta cote askund Tiranen, se Dinamo asht 9 pike para saj e nuk ma merr mendja se dinamo ka me lan pik ne fushe te vet kundra Gramozit.

Shpresoj qe Vllaznia te fitoje minimalisht, e me kry te ulun si pa ba za.
E tham kete se ba me fitu paster e me buje keto te tonit e kan zakon e dalin si skuader neper gazeta e fryhen si puna e atyne "bushiqave" me numer "31" n,q,s ju kujtohen, e masandej javen qe vjen shperthiqen si pordha neper breke ne transfert.


Goja llap e shpind dap, gjithmon mendjemadhsia e Vllaznise e ka ba me hanger dajak.
Pune shume e fjale pak, Per bese suksesi vjen pa marak!
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Vllaznia -----------Tirana

Post by REINIS » Thu, 29 Oct 2009 , 13:52

Ledo ke Kafja????????? :?: :?: :?: :?:
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Vllaznia -----------Tirana

Post by Admin » Thu, 29 Oct 2009 , 18:12

3 piket na duhen shume, e Vllaznia duhet me lujt me mend ne kry se perndryshe skena gja per terezi e sat i vjet tash pa i bajme shoqni Ades....
Tirana nuk asht ma nelt se ne e te dyja skuadrat jane pertoke.
Ishalla stadiumi ka tifoza si edhe ishalla jane organizu me kontestu drejtusit dhe lojtaret qe me sa shifet deri tesh nuk jane tu u impenju sic duhet....
Fitorja me Tiranen s'den me than asigja, kurse humbja na veshtirson shume punet e kategoria e pare asht shume afer!!! :evil:
Vllaznit Ultras

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Vllaznia -----------Tirana

Post by Miri » Thu, 29 Oct 2009 , 18:14

Nuk me pelqen ideja qe neshja luhet neser ne 17:00 :( :( :(

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Vllaznia -----------Tirana

Post by Ledi1920 » Thu, 29 Oct 2009 , 23:13

REINIS wrote:Ledo ke Kafja????????? :?: :?: :?: :?:

Ne 4 e 30 dal nga puna ne 5 jam patjeter tek kafja...


Edhe sikur te humbi vllaznia ne superlige ka me qendru e sigurte fare...nuk eshte vllaznia si morrat e kuq,se ato e kan bo rruge...
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Vllaznia -----------Tirana

Post by fpjalmi » Fri, 30 Oct 2009 , 08:58

REINIS wrote:
fpjalmi wrote:si ka mundesi qe tifozat e nderum te tiranes ,nuk ka shkru asnjeni .

ne ket kampionat nuk kena qa ngaterrona ma sepse jena te dyja jasht kupet :D :D

ndeshje e forte do jete kur te ndeshta ne finalen e kupes se shqipnise ne finale se per ket kampionat shpresat i kena te vogla ,veq merkatoja dimerore nese na nxeh :D
Nuk kom pas kohe, po mqs po dashke atehere ia ku po i them dy fjale ne menyre shume asnjeanese:
NE... FITOJME!! :D :D :D :lol: :lol:

ate do ta shohim :lol: :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Vllaznia -----------Tirana

Post by fpjalmi » Fri, 30 Oct 2009 , 09:01

REINIS wrote:Tashi seriozisht!
Te dyja ekipet tona ne ket moment jon ne gjendje shume te keqe! TIRONA verte ka ca pike me teper, por me loje...
Shkurt e shqip... ktyne nuk i ka njel mo as hija e ekipeve qi pretendoshin per kampionat vjet.
Se pse une nuk e di, por mase edhe nga merkatoja e deshtume ku ne kena mledh gjith Brigaden e Kuqe te deshtume te vjetshme qi i hudhi morrat ka kategoria.
Ksaj rradhe sinqerisht nuk e di se kush fito, ene pse qejfi ma ka qi mas neshjes te festojme ne!!!

duke pa realitetin merkatoja e vllaznise e ka shkaterru fushaj ,dhe ne merkato ju keni ble ma shum,por prap sulmusat e tiranes dhe te vllaznise nuk jan kerkund ,dhe ishalla don zoti qe mbas 3 pikeshit qe do marrim me tiranen ,te na vijn fati te dyjave :lol: :lol:

Post Reply