Tuta-Vllaznia 3-2!Bici jep doreheqjen.

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Tuta-Vllaznia 3-2!Bici jep doreheqjen.

Post by vllaznia1919 » Sun, 20 Mar 2005 , 16:36

Teuta-Vllaznia 3-2

Teuta:
Kapllani 7
Brahja 7.5
Zëre 7
Tetova 7
Gjondeda 7
Buna 7.5
(Hasho 85')
Kotja 7
(Bespalla 65')
Babamusta 7
Hodo 6
(Dollaku 35')
Mancaku 7
D.Xhafa 7
Trajner: S.Nica

Vllaznia:
Ndoja 5
Lici 6
Teli 6
Kraja 6.5
Brajoviç 6
(Beqiri 72')
Alcani 6.5
Doçi 6
Gjokoviç 6
(Cani 85')
Belisha 6
Sinani 7
Abilio 6.5
Trajner: V.Bici

Shënues: D.Xhafa 8', Mancaku 19', Kraja 26', Sinani 27', Buna 83'

Gjyqtarë: L.Guzja (Tiranë), A.Mali (Patos), D.Rexha (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Teli, Alcani

"Radiografia"
3'- Xhafa futet vrullshëm në zonë, rrëzohet pas ndërhyrjes nga pas të një prej mbrojtësve të Vllaznisë, por gjyqtari vazhdon lojën.
8'- Mancaku triblon brenda zonës së rreptësisë, humbet kontrollin e topit pas një ndërhyrjeje të Telit. Topi shkon te Xhafa që, pasi ka shfrytëzuar edhe daljen e gabuar të portierit Ndoja, ka harkuar bukur topin, duke shënuar. 1-0 për Teutën.
18'- Sinani ekzekuton një goditje dënimi, por topi kalon ngjitur me trekëndëshin e majtë të portës së mbrojtur nga Kapllani.
19'- Kote jep një harkim ekzakt në zonë për Mancakun, i cili me qetësi e kalon topin mbi trupin e portierit, duke shënuar sërish për durrsakët. 2-0 për Teutën.
25'- Lici gjuan me kokë në zonë dhe pret portieri Kapllani.
26'- Goditje këndi për Vllazninë. Topi harkohet dhe Kraja kërcen mbi mbrojtësit e Teutës, duke goditur bukur me kokë dhe duke shënuar golin e parë për shkodranët. Vllaznia ngushton në 2-1.
27'- Inkursion i Sinanit në hyrje të zonës, gjuan fort në drejtim të portës dhe topi përfundon në rrjetë. Vllaznia barazon në 2-2.
29'- Sinani gjuan në hyrje të zonës, por pret bukur Kapllani.
36'- Mancaku futet në zonën e Vllaznisë, gjuan fort, por topi kalon pak cm larg shtyllës së majtë pingule.
40'- Buna godet nga vija e 16-metërshit portën e Ndojës, i cili pret në pozicion.
60'- Pas një harkimi nga e djathta e sulmit durrsak, Zëre kërcen bukur me kokë, por topi kalon mbi traun e portës së Ndojës.
65'- Sinani gjuan nga 25 metra dhe topi kalon jashtë kuadratit të portës.
83'- Buna gjuan në një distancë prej rreth 23 metra, duke e kaluar topin rrafsh me tokën në drejtim të portës së Ndojës, i cili në përpjekje për të kapur topin me të dyja duart, nuk arrin ta zotërojë dhe topi i kalon poshtë këmbëve, duke përfunduar në rrjetë. Teuta kalon në avantazh 3-2.

Komenti
Teuta nuk e ndal marshimin as me Vllazninë. Teuta ka fituar 3 pikë të çmuara në një ndeshje të hapur, duke vazhduar serialin e rezultateve pozitive në drejtimin e trajnerit Nica. Pasi kanë mundur në kampionat Shkumbinin, Laçin, Lushnjën, pasi kanë barazuar në kryeqytet me Tiranën, pasi kanë fituar me Dinamon dhe Egnatian, "djemtë e detit" kanë mposhtur në Durrës edhe Vllazninë. Eshtë përsëritur kështu rezultati i ndeshjes së fazës së dytë, ku Teuta kishte fituar po 3-2 në stadiumin "Niko Dovana". Një ndeshje e hapur për të dyja ekipet, që është zgjidhur vetëm nga ai ekip që do të shfrytëzonte pakujdesitë e kundërshtarit. Këtë e ka bërë Teuta me golin e shënuar nga Buna në minutën e 83-të të takimit. Ndeshja ka pasur dy tablo. Një pjesë e parë me ritëm dhe me gola të shumtë dhe një pjesë e dytë ku të dy ekipet kanë shfaqur shenja lodhjeje, ku momenti më i bukur ishte goli, që ka zgjidhur dhe fatin e takimit. Teuta i ka bërë një start të mirë ndeshjes, duke shënuar fillimisht me anë të Xhafës, që ngjitet në kuotën e 12 golave, dhe më pas me anë të Mancakut, që pas një asisti të Kotes, shënon dhe golin e dytë të Teutës. Atëherë kur dukej se ndeshja po shkonte në favor të "djemve të detit", Vllaznia ka reaguar fillimisht me anë të Krajës, që pas një kërcimi elegant, shënon golin e shpresës dhe pas një minute Sinani me një "predhë" të vërtetë në pozicion të prirët shënon golin e barazimit. Ndeshja vihet në ekuilibër të plotë si në rezultat, ashtu edhe në lojën e ekipeve. Trajneri Nica, në minutën e 35-të, për të forcuar repartin e mbrojtjes, fut talentin e ri Dollaku, që krijon stabilitet në qendër të saj, ku Vllaznia kishte gjetur më shumë të çara te Teuta. Në pjesën e dytë të takimit Teuta rrezikon përsëri me anë të Mancakut dhe Daniel Xhafës, por edhe Vllaznia kundërpërgjigjet me anë Sinanit, që është më i miri në fushë për shkodranët. Në një ekuilibër të plotë, ndeshja u duk se do të shkonte drejt barazimit, por ishte ajo goditje e artë e Bunës, e ndihmuar edhe nga gabimi i portierit Ndoja, që i jep fitoren Teutës dhe ndëshkon Vllazninë. Pas ndeshjes, trajneri Bici do të kishte dhe një takim të shkurtër në ambientet e stadiumit me presidentin Çela. Ndërkohë, në konferencën e zakonshme për shtyp, trajneri Bici do të konfirmonte dorëheqjen e tij të parevokueshme nga drejtimi i Vllaznisë. Ekipi shkodran kështu ka humbur tri pikë në fushën e Durrësit, por edhe trajnerin Bici, i cili largohet përfundimisht nga "timoni" i Vllaznisë së Shkodrës. Vllaznisë i zbehen shpresat për të kapur vendin e dytë, në një kohë që për Teutën kapja e vendit të tretë në tabelë nuk është më një ëndërr e parealizueshme.


Deklaruan:
Stavri Nica, trajner i Teutës: "Mendoj se çdo fitore është e rëndësishme. Ruajtëm ecurinë pozitive. Luajtëm mirë në pjesën dërrmuese të takimit, por kishim edhe fat nga gabimet që bëri Vllaznia. Kishim që në fillim avantazhin e 2 golave, por Vllaznia me lojtarë cilësorë dhe me një lojë agresive arriti të barazonte. Mendoj se loja ishte për barazim, por arritëm të shënojmë në momentin e duhur dhe fituam."
Vasil Bici, trajner i Vllaznisë: "Paska qenë e thënë që në Durrës të humbasim me gola të tillë të paimagjinueshëm. Gjej rastin që pas kësaj humbje të deklaroj dorëheqjen dhe t'i hap rrugë zëvendësimit tim me një trajner tjetër. Jap dorëheqjen për t'i dhënë mundësinë trajnerit të ri të riparojë defektet që janë vënë re në ekip. Besoj se kjo do të jetë në dobi të Vllaznisë. Dorëheqja ime është e parevokueshme dhe mendoj se do t'i shërbejë ekipit."

Të veçanta:
- Trajneri i Vllaznisë, Vasil Bici, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme pas humbjes së ndeshjes me Teutën. Para dorëheqjes, Bici ka pasur një takim të shkurtër me presidentin e Vllaznisë, Çela.
- Ashtu si dhe trajneri Bici, edhe trajneri Demollari ishte larguar pas humbjes me Teutën në kampionat.
- Teuta, ashtu si në ndeshjen e kupës me Elbasanin, e arrin fitoren në minutën e 83-të të takimit.
- Ashtu si dhe në fazën e dytë të superligës, Teuta fiton në Durrës me të njëjtin rezultat, 3-2, me Vllazninë.
- Nica shënon kulmin e tij në krye të Teutës me 6 fitore, një barazim dhe vetëm një humbje.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 21 Mar 2005 , 14:00

Çela: Dera e Vllaznisë, e hapur për Bicin

Lajmi i dorëheqjes së Vasil Bicit nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e Vllaznisë. Ata të cilët shpeshherë kanë deklaruar se për çfarëdolloj rezultati trajneri nuk do të lëvizte nga skuadra deri në fund të sezonit janë ndier jo mirë kur Bici të shtunën pasdite është tërhequr. Për rrjedhojë, edhe dje paradreke, presidenti Çela do të shprehej se e pret për të ardhur sot dhe për të rivazhduar punën me skuadrën. Në lidhje me ngjarjet e fundit, presidenti Agron Çela është prononcuar: - Si do ta komentonit vendimin e Bicit për t'u larguar nga Vllaznia?Normalisht është e drejta e gjithsecilit për të menduar ashtu siç do, por sinqerisht e them që nuk e prisja që Bici të largohej pas humbjes në Durrës.Në shtyp, dje është aluduar edhe për një fakt tjetër, që ju si presidencë i kishit vënë atij kushte se, nëse nuk fitonte, ishte i shkarkuar. Sa e vërtetë është kjo?Në këtë mes nuk ka asgjë të vërtetë. Bici nuk ka qenë para një ultimatumi të tillë asnjëherë. Besoj se të gjithë e kanë kuptuar tashmë se ne si presidencë gjithnjë kemi qenë të vendosur për të mos luajtur me fatet e trajnerëve. Atij që i besojmë në fillim, atë e lëmë të punojë deri në fund, pavarësisht nga rezultatet e ekipit.Keni biseduar me Bicin dhe a mund të konsiderohet çështje e mbyllur largimi i tij?Po, kam folur pak pas ndeshjes së të shtunës. Pavarësisht se ai më tha se nuk do të ishte më në krye të Vllaznisë, unë në emër të presidencës ia kam bërë të ditur se është sërish pjesë e Vllaznisë. Për rrjedhojë, i kam thënë se e pres të vijë të hënën (sot) dhe të vazhdojë sërish punën me ekipin.Mund të ndodhë kjo, sipas jush?Këtë e ka në dorë vetëm Vasil Bici. Nëse do, rrugën e ka të hapur për të çuar deri në fund punën që ka nisur.Po nëse prej tij vjen përgjigje negative, keni menduar për pasuesin e tij?Nuk është koha dhe momenti të mendojmë për të gjetur trajner tjetër. Nëse Bici nuk kthehet më, zgjidhja do të jetë brenda stafit teknik aktual që kemi.A keni ende besim se me këto që ndodhën Vllaznia mund t'i arrijë sërish objektivat që ka?Kjo as që diskutohet. Këto gjëra nuk ka pse të ndikojnë në mbarëvajtjen e skuadrës. Vendi i tretë jam i mendimit se është i paprekshëm prej të tjerëve, pavarësisht se Dinamo na është afruar sërish. Po ashtu, edhe në kupë mendoj se kemi për të qenë sërish në lartësinë e duhur.Duke iu kthyer edhe një herë ndeshjes në Durrës, keni nxjerrë ndonjë konkluzion pse Vllaznia humbi sërish?Konkluzione të sakta nuk ka, por jam i mendimit se rol kryesor në këtë humbje luajti forma e dobët e portierit. Ka qenë ndoshta e vetmja ndeshje që skuadra jonë arrin të kthejë një rezultat nga disavantazhi 0-2 në 2-2, por goli i tretë që pësuam ishte fatal.Ka shumë komente në lidhje me mosaktivizimin e Shehit në këtë ndeshje. Ju vetë si e gjykoni këtë gjë?Unë mendoj se është gabuar me mosaktivizimin e Shehit, sepse, pavarësisht nga fjalët për ndonjë tolerim të mundshëm të tij ndaj Teutës, është vënë në dyshim edhe karakteri i tij si njeri. Prandaj, gjithnjë sipas mendimit tim, edhe vetë largimi i Bicit duhet të jetë një bretje në ndërgjegjen e tij për këtë gabim që ka bërë. Së fundi, mendoni se skuadra do ta mbyllë ashtu siç duhet sezonin?E thashë edhe më sipër, se nuk ka arsye pse të mos i arrijmë objektivat që kemi.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 21 Mar 2005 , 14:02

Vasil Bici, sot vizitë në Shkodër

Vetë karakteri i tij nuk e parashikon një ndarje të tillë pa një tokje duarsh dhe përqafim me të gjithë. Vasil Bici, ndonëse ka deklaruar dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i skuadrës shkodrane, sot do të jetë në Shkodër. Kështu ka pohuar vetë ai dje në një prononcim të shkurtër. Ndoshta për një ndarje përfundimtare, ndoshta edhe për një rikthim. Gjithçka do të vendoset sot pas një bisede që ai pritet të ketë me presidencën e klubit. Shanset për një riulje të Vasil Bicit në stolin e kuqebluve janë të mëdha, aq më tepër kur edhe nuk bëhet fjalë për ndonjë "minim" të punës së tij nga vetë lojtarët. Në këtë logjikë, ende nuk mund të thuhet me saktësi se çfarë do të ngjasë me stolin shkodran pas ditës së sotme. Gëzim Mustafaraj, nëse largohet Bici Mëdyshja e një rikthimi apo jo të Vasil Bicit e ka detyruar presidencën e Vllaznisë të bëjë gati edhe planet për zëvendësimin e tij. Siç është bërë e qartë edhe nga fjalët e presidentit Çela, nëse Bici thotë përfundimisht "jo", nuk bëhet fjalë për kërkimin e një trajneri tjetër. "Punën e tij do ta bëjnë pjesëtarët e stafit aktual,"ka cituar presidenti, që do të thotë se gati për t'u emëruar "komandant" është ndihmësi i deritanishëm i Bicit, Gëzim Mustafaraj. Ky i fundit e ka provuar edhe në fillim të këtij sezoni të drejtojë Vllazninë, teksa e ka drejtuar atë në dy ndeshje të Kupës Intertoto. Tani ai është kandidati numër një për zëvendësimin e Bicit, nëse ky i fundit nuk kthehet më. Këtë e deklaron edhe vetë presidenti Çela.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 22 Mar 2005 , 14:30

Bici konsulent, Medja trajner i Vllaznisë

Duke nisur që sot, Agim Medja do të jetë trajner i Vllaznisë. Kështu është vendosur mbrëmë, pas shumë diskutimesh për zëvendësimin e trajnerit Bici, i cili ka këmbëngulur në dorëheqjen e tij, edhe pse presidenca shkodrane ka kërkuar që të rikthehej. Medja do ta drejtojë ekipin deri në fund të sezonit. Ajo çka është më e rëndësishmja, Vasil Bici do të qëndrojë te Vllaznia si konsulent deri në fund të sezonit. Eshtë hera e parë që në Shqipëri një klub futbolli zbaton me përpikëri kontratën e nënshkruar me një trajner, edhe pse ai është dorëhequr. Kështu, Bici do të paguhet sipas kontratës deri në fund të sezonit. Le t'i ndjekim orë pas ore ngjarjet e djeshme: Paraditja me shumë hamendje Në fakt, të tre sponsorët kryesorë të ekipit të Vllaznisë, Çela, Fushaj dhe Amulli, janë mbledhur që parmbrëmë, duke diskutuar për të gjitha opsionet e mundshme, me Bicin dhe pa të. Dje paradite vetëm sa janë komentuar edhe një herë tjetër hamendjet, por shumë njerëz e kanë parë që Bici nuk do të pranonte më të drejtonte ekipin, nisur kjo edhe nga karakteri i këtij të fundit. Stërvitja ka nisur normalisht nën drejtimin e Mustafarajt. Kishte edhe nga ata që mendonin se do të ishte pikërisht zëvendësi i Bicit që do ta drejtonte Vllazninë këtej e tutje. Futbollistët nuk i ka shqetësuar aspak mungesa e trajnerit të parë, duke qenë në nivelin e profesionistit. Diskutimet, pas ardhjes së Bicit Vasil Bici ka mbërritur aty nga mesdreka në Shkodër dhe takimi me presidencën ka nisur menjëherë. Trajneri lezhjan është treguar edhe një herë i prerë në vendimin e tij, duke paraqitur arsyet e tij dhe duke thënë sërish që këtë gjë e bënte në të mirë të Vllaznisë. Sponsorët shkodranë, duke parë vendosmërinë e Bicit, e kanë pranuar me dhimbje dorëheqjen e tij, por i kanë kërkuar të qëndronte pranë Vllaznisë, duke luajtur rolin e konsulentit, pasi ai e njeh më mirë e kushdo tjetër Vllazninë dhe ndoshta një këshillë e tij mund të vlejë javë të tëra pune te kjo skuadër. Bicit i është kërkuar që të merrte pjesë në përzgjedhjen e trajnerit të ri dhe ai e ka pranuar këtë ftesë. Nuk ishte parë asnjëherë një veprim kaq profesionist në radhët e ndonjë klubi shqiptar. Një trajner që jep dorëheqjen, pasi gjykon se largimi i tij mund ta ndihmojë skuadrën dhe një presidencë që respekton kontratën deri në fund, aq më tepër kur trajneri është dorëhequr, është një shembull për të gjitha klubet e tjera. Emërimi i trajnerit të ri Pas pranimit të dorëheqjes së Bicit, presidenca e Vllaznisë është mbledhur sërish në orën 18:00, duke ftuar edhe shumë specialistë, trajnerë dhe ish-trajnerë shkodranë. Duke parë këto ftesa, një gjë ishte e sigurt, që trajneri do të ishte "produkt" i Shkodrës. Dhe në fakt ashtu ka ndodhur. Eshtë rënë dakord që Agim Medja ta drejtojë këtej e tutje ekipin shkodran. Eshtë hera e parë që ai drejton këtë skuadër. Kujtojmë që vetëm pak kohë më parë ai ka drejtuar Adën e Velipojës, e cila eliminoi Dinamon pikërisht nën drejtimin e tij. Medja ka qenë përherë i lidhur me klubin shkodran, pasi ka qenë sekretar dhe trajner i ekipeve zinxhir në këtë klub, pa harruar detyra të tjera që ka kryer ndër vite. Objektivat janë të qarta për trajnerin e ri: fitimi i kupës dhe mosrënia nga vendi i tretë në kampionat. Ndryshimi i trajnerit shpesh sjell risi në skuadër. Të shohim se ç'do të ndodhë me Vllazninë nën drejtimin e Agim Medjas, i cili do të ketë shumë punë deri në fund të sezonit.

Post Reply