Formacioni me i mire i historise se Vllaznise?
Posted: Thu, 19 Mar 2009 , 22:04
A jeni dakort qe ky formacion eshte me i miri i historise se Vllaznise?
1.Paulin Ndoja
2.Hysen Zmijani
3.Muhamet Dibra
4.Fatbardh Jera
5.Ramazan Rragami
6. Sabah Bizi
7.Ferid Rragam
8.Luan Vukatana
9.Loro Boriçi
10.Medin Zhega
11.Vioresin Sinani
Votoni sondazhin dhe jepni formacionin me te mire sipas jush nqs nuk jeni dakort
"Vllaznimi Sportiv": 11-shi ideal i Vllaznisë nder vite
Gazeta sportive "Vllaznimi Sportiv" ka zhvilluar një anketë për përzgjedhjen e formacionit më të mirë të Vllaznisë në 90 vitet e krijimit të saj. Kanë marrë pjesë në votim ish-futbollistë, trajnerë, specialistë dhe gazetarë sportivë. Në fund të anketës është bërë edhe përzgjedhja e 11-futbollistëve më të mirë të Vllaznisë dhe trajnerit më të mirë.
Albania Sport-Sporti Shqiptar
Gazeta sportive "Vllaznimi Sportiv" ka zhvilluar një anketë për përzgjedhjen e formacionit më të mirë të Vllaznisë në 90 vitet e krijimit të saj. Kanë marrë pjesë në votim ish-futbollistë, trajnerë, specialistë dhe gazetarë sportivë. Në fund të anketës është bërë edhe përzgjedhja e 11-futbollistëve më të mirë të Vllaznisë dhe trajnerit më të mirë. Ja ato:
1.Paulin Ndoja
Portier. Konsiderohet jo më kot legjenda e portës shkodrane. Pavarësisht se karriera e tij nuk zgjati aq sa duhej tëzgjaste për arsye të tjera që nuk kanë të bëjnë me futbollin, sërish Ndoja mbetet figurë e pazëvendësueshme në ruajtjen e portës së Vllaznisë. Një ruajtës i rrallë i portës, pritës i mirë i 11-metërshave por edhe zotërues i mirë i lojës në ajër.
2.Hysen Zmijani
Mbrojës i djathtë. Ka marrë shumicën e votëve që kanë marrë pjesë në këtë anketë dhe jo më kot. Karriera e tij gjatë viteve ’80 por edhe më pas jashtë Shqipërisë, ka qenë vërtetë mbresëlënëse. Pa harruar këtu edhe paraqitjet në ekipin kombëtar. Një lojtar anësor që rrallë i vjen futbollit shkodran dhe atij shqiptar.
3.Muhamet Dibra
Pjestar i një brezi që do niste sukseset e Vllaznisë në futboll. Kampion me këtë skuadër në vitet 1945 dhe 1946, pjestar i ekipit tonë kombëtar dhe një mbrojtës i pakalueshëm. Një figurë që ka marrë respektin dhe vlerësimin e të gjithë brezave të futbollit shkodran. Muhamet Dibra do të mbahet mend gjatë për klasin e lartë të treguar në fushat e futbollit.
4.Fatbardh Jera
Postobllok i vërtetë. Një lojtar që do mbahet gjatë në mend për duelet e tij me sulmuesit kryesor të ekipeve kundërshtare. Pjesë e rëndësishme e Vllaznisë së viteve ’80 dhe njëkohësisht edhe e ekipit kombëtar. Fatbardh Jera ka marrë vlerësimet e një pjese të konsiderueshme të votuesve, çka do të thotë se ka lënë gjurmë në historinë e këtij klubi.
5.Ramazan Rragami
Njihet ndoshta si njeriu i penalltive ngaqë më të saktë se ai nuk ka patur dhe nuk do ketë. Por jo vetëm për të. Ramazan Rragami ka qenë një lider i vërtetë i Vllaznisë dhe ekipit kombëtar për shumë vite me rradhë. Një lojtar që rrallë do t’i vijë futbollit tonë. Ka luajtur me sukses si në mesfushë ashtu edhe në mbrojtje duke qenë gjithnjë shembull për shpirtin e garës dhe sakrificën. Talent i rrallë i futbollit shkodran. Karrierën si futbollist e ka vazhduar me sukses më pas edhe me atë si trajner duke i dhënë edhe trofe Vllaznisë.
6. Sabah Bizi
Ka marrë më shumë vota nga të gjithë. Kjo do të thotë se Sabah Bizi është figura më e madhe e futbollit shkodran në këto 90 vjet. Një vlerësim i madh për atë çfarë ky njeri ka dhënë për Vllazninë. Futbollist i rrallë në llojin e tij që i ka bërë të gjithë funksionet në fushë me përjashtim të portierit. Ka qenë një nga elementët kryesore edhe të ekipit kombëtar.
7.Ferid Rragami
Vërtetë ka qenë pjesë e një grupi të shkëlqyer futbollistësh të viteve ’80 por Ferid Rragami ka qenë lider në atë grup. “Ujku” ka pasë meritën e madhe të drejtimit të tij në fushë. Një futbollist shumë punëtor dhe me një rendiment të lartë në çdo ndeshje të luajtur. Shembull frymëzimi për brezin e sotëm dhe shumë të tjerë që do vijnë pas tij. Pjesë e ekipit kombëtar për disa vjet me rradhë.
8.Luan Vukatana
Ashtu si Ferid Rragami, edhe Luan Vukatana ka qenë një nga idhujt tanë të një periudhe të shndritshme të Vllaznisë. i shpejtë, teknik por edhe golashënues, ai ka marrë gjithnjë vlerësimet maksimale për atë çfarë ka dhënë në fushën e lojës. Ka luajtur me sukses edhe në ekipin kombëtar.
9.Loro Boriçi
Shumëkush ka qenë në dilemë për ta votuar apo jo. Nisur nga fakti se karriera e tij më e gjatë tek Partizani, i vinte në dyshim për kontributin e tij tek Vllaznia. Megjithatë Loro Boriçi ka kontribuar për këtë skuadër për një periudhë 11-vjeçare, (1937-1949) për Shkodrën e tij. Kaq ka mjaftuar që ai të votohet. Nuk ka pasë nevojë për asnjë koment tjetër. Ai i meriton të gjitha. Një nga figurat më të mëdha jo vetëm të futbollit shkodran por edhe atij shqiptar. Për të mos thënë më e madhja. Prania e tij në këtë 11-she sikur e zbukuron edhe më tepër atë.
10.Medin Zhega
Shkëlqimin e tij të madh e ka në vitet ’70. Një sulmues i rrallë dhe njëkohësish modern i asaj kohe. “gjahtar” i vërtetë golash por kanë spikatur ato të shënuar me kokë, një nga preferencat e tij të mëdha. Medin Zhega futet në listën e “kollosëve” të Vllaznisë dhe ky është vendimi i të gjithëve. E meriton plotësisht për atë që ka dhënë në fushën e lojës por edhe pas saj sepse ka drejtuar me shumë sukses jo vetëm skuadrën e qytetit të tij të lindjes por edhe ekipin kombëtar.
11.Vioresin Sinani
Është historia aktuale e Vllaznisë. Sulmuesi modern, ai që më mirë se askush tjetër di ta çojë topin në rrjetë. Jo më kot është golashënuesi më i mirë në gjithë historinë e 90 viteve të këtij klubi. Një lojtar që është vlerësuar dhe vazhdon të vlerësohet maksimalisht nga specialistët dhe tifozët për kontributin e tij në fushën e blertë. Përfaqëson brezin e fundit në këtë 11-she si për të thënë se talentet e këtij qyteti nuk do mbarojnë kurrë.
Trajner:Xhevdet Shaqiri
Është trajneri që ka fituar më shumë trofe se çdokush tjetër në futbollin shkodran. Përveç kësaj, është trajneri që ka “jetuar” më gjatë nga gjithë të tjerët në krye të Vllaznisë, plot 15 vjet. Ka kalur nëpër duart e tij me qindra sportistë dhe janë ato që e kanë vlerësuar pra si trajneri më i mirë në hitorinë e klubit Vllaznia. Xhevdet Shaqiri mbahet mend nga të gjithë për disiplinën e lartë sportive dhe nga ana tjetër për vlerësimin e drejtë të sportistëve të tij.
Festimi i 90 vjetorit të dielën
Më në fund vjen dhe momenti i festimit të 90 vjetorit të krijimit të shoqnisë “Vllaznia”. Ashtu siç është vendosur kohë më parë nga komisioni organizator i festimit të këtij përvjetori, ceremonia do zhvillohet ditën e dielë. Më saktësisht në orën 18.00 në teatrin “Migjeni”. Në atë ceremoni që do jetë e shoqëruar edhe me spektakël artistik, do nderohen 29 figurat sportive që janë dekoruar së fundi nga Këshilli Bashkiak i qytetit të Shkodrës. Njëkohësisht gjatë kësaj ceremonie pritet të publikohen dhe skuadra fituese e 90 viteve në futboll për Vllaznisë, anketë kjo e organizuar nga gazeta “Vllaznimi Sportiv”. Nga ana tjetër kanë filluar aktivitetet me këtë rast teksa po zhvillohen kampionet e basketbollit dhe volejbollit për shkollat e mesme të qytetit, do ketë ndeshje minifutbolli për femrat. Do jetë krosi masiv i së shtunës shoqëruar me lojërat popullore dhe disa aktivitete të tjera sportive. Organizatorët kanë bërë gati dhe ftesat dhe gjithçka tjetër ndërkohë që është botuar edhe një buletin me historikun e shkurtër të sportit shkodran në këto 90 vjet të krijimit të shoqnisë “Vllaznia”.