Formacioni me i mire i historise se Vllaznise?
Moderator: GOLDIAN
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Formacioni me i mire i historise se Vllaznise?
A jeni dakort qe ky formacion eshte me i miri i historise se Vllaznise?
1.Paulin Ndoja
2.Hysen Zmijani
3.Muhamet Dibra
4.Fatbardh Jera
5.Ramazan Rragami
6. Sabah Bizi
7.Ferid Rragam
8.Luan Vukatana
9.Loro Boriçi
10.Medin Zhega
11.Vioresin Sinani
Votoni sondazhin dhe jepni formacionin me te mire sipas jush nqs nuk jeni dakort
"Vllaznimi Sportiv": 11-shi ideal i Vllaznisë nder vite
Gazeta sportive "Vllaznimi Sportiv" ka zhvilluar një anketë për përzgjedhjen e formacionit më të mirë të Vllaznisë në 90 vitet e krijimit të saj. Kanë marrë pjesë në votim ish-futbollistë, trajnerë, specialistë dhe gazetarë sportivë. Në fund të anketës është bërë edhe përzgjedhja e 11-futbollistëve më të mirë të Vllaznisë dhe trajnerit më të mirë.
Albania Sport-Sporti Shqiptar
Gazeta sportive "Vllaznimi Sportiv" ka zhvilluar një anketë për përzgjedhjen e formacionit më të mirë të Vllaznisë në 90 vitet e krijimit të saj. Kanë marrë pjesë në votim ish-futbollistë, trajnerë, specialistë dhe gazetarë sportivë. Në fund të anketës është bërë edhe përzgjedhja e 11-futbollistëve më të mirë të Vllaznisë dhe trajnerit më të mirë. Ja ato:
1.Paulin Ndoja
Portier. Konsiderohet jo më kot legjenda e portës shkodrane. Pavarësisht se karriera e tij nuk zgjati aq sa duhej tëzgjaste për arsye të tjera që nuk kanë të bëjnë me futbollin, sërish Ndoja mbetet figurë e pazëvendësueshme në ruajtjen e portës së Vllaznisë. Një ruajtës i rrallë i portës, pritës i mirë i 11-metërshave por edhe zotërues i mirë i lojës në ajër.
2.Hysen Zmijani
Mbrojës i djathtë. Ka marrë shumicën e votëve që kanë marrë pjesë në këtë anketë dhe jo më kot. Karriera e tij gjatë viteve ’80 por edhe më pas jashtë Shqipërisë, ka qenë vërtetë mbresëlënëse. Pa harruar këtu edhe paraqitjet në ekipin kombëtar. Një lojtar anësor që rrallë i vjen futbollit shkodran dhe atij shqiptar.
3.Muhamet Dibra
Pjestar i një brezi që do niste sukseset e Vllaznisë në futboll. Kampion me këtë skuadër në vitet 1945 dhe 1946, pjestar i ekipit tonë kombëtar dhe një mbrojtës i pakalueshëm. Një figurë që ka marrë respektin dhe vlerësimin e të gjithë brezave të futbollit shkodran. Muhamet Dibra do të mbahet mend gjatë për klasin e lartë të treguar në fushat e futbollit.
4.Fatbardh Jera
Postobllok i vërtetë. Një lojtar që do mbahet gjatë në mend për duelet e tij me sulmuesit kryesor të ekipeve kundërshtare. Pjesë e rëndësishme e Vllaznisë së viteve ’80 dhe njëkohësisht edhe e ekipit kombëtar. Fatbardh Jera ka marrë vlerësimet e një pjese të konsiderueshme të votuesve, çka do të thotë se ka lënë gjurmë në historinë e këtij klubi.
5.Ramazan Rragami
Njihet ndoshta si njeriu i penalltive ngaqë më të saktë se ai nuk ka patur dhe nuk do ketë. Por jo vetëm për të. Ramazan Rragami ka qenë një lider i vërtetë i Vllaznisë dhe ekipit kombëtar për shumë vite me rradhë. Një lojtar që rrallë do t’i vijë futbollit tonë. Ka luajtur me sukses si në mesfushë ashtu edhe në mbrojtje duke qenë gjithnjë shembull për shpirtin e garës dhe sakrificën. Talent i rrallë i futbollit shkodran. Karrierën si futbollist e ka vazhduar me sukses më pas edhe me atë si trajner duke i dhënë edhe trofe Vllaznisë.
6. Sabah Bizi
Ka marrë më shumë vota nga të gjithë. Kjo do të thotë se Sabah Bizi është figura më e madhe e futbollit shkodran në këto 90 vjet. Një vlerësim i madh për atë çfarë ky njeri ka dhënë për Vllazninë. Futbollist i rrallë në llojin e tij që i ka bërë të gjithë funksionet në fushë me përjashtim të portierit. Ka qenë një nga elementët kryesore edhe të ekipit kombëtar.
7.Ferid Rragami
Vërtetë ka qenë pjesë e një grupi të shkëlqyer futbollistësh të viteve ’80 por Ferid Rragami ka qenë lider në atë grup. “Ujku” ka pasë meritën e madhe të drejtimit të tij në fushë. Një futbollist shumë punëtor dhe me një rendiment të lartë në çdo ndeshje të luajtur. Shembull frymëzimi për brezin e sotëm dhe shumë të tjerë që do vijnë pas tij. Pjesë e ekipit kombëtar për disa vjet me rradhë.
8.Luan Vukatana
Ashtu si Ferid Rragami, edhe Luan Vukatana ka qenë një nga idhujt tanë të një periudhe të shndritshme të Vllaznisë. i shpejtë, teknik por edhe golashënues, ai ka marrë gjithnjë vlerësimet maksimale për atë çfarë ka dhënë në fushën e lojës. Ka luajtur me sukses edhe në ekipin kombëtar.
9.Loro Boriçi
Shumëkush ka qenë në dilemë për ta votuar apo jo. Nisur nga fakti se karriera e tij më e gjatë tek Partizani, i vinte në dyshim për kontributin e tij tek Vllaznia. Megjithatë Loro Boriçi ka kontribuar për këtë skuadër për një periudhë 11-vjeçare, (1937-1949) për Shkodrën e tij. Kaq ka mjaftuar që ai të votohet. Nuk ka pasë nevojë për asnjë koment tjetër. Ai i meriton të gjitha. Një nga figurat më të mëdha jo vetëm të futbollit shkodran por edhe atij shqiptar. Për të mos thënë më e madhja. Prania e tij në këtë 11-she sikur e zbukuron edhe më tepër atë.
10.Medin Zhega
Shkëlqimin e tij të madh e ka në vitet ’70. Një sulmues i rrallë dhe njëkohësish modern i asaj kohe. “gjahtar” i vërtetë golash por kanë spikatur ato të shënuar me kokë, një nga preferencat e tij të mëdha. Medin Zhega futet në listën e “kollosëve” të Vllaznisë dhe ky është vendimi i të gjithëve. E meriton plotësisht për atë që ka dhënë në fushën e lojës por edhe pas saj sepse ka drejtuar me shumë sukses jo vetëm skuadrën e qytetit të tij të lindjes por edhe ekipin kombëtar.
11.Vioresin Sinani
Është historia aktuale e Vllaznisë. Sulmuesi modern, ai që më mirë se askush tjetër di ta çojë topin në rrjetë. Jo më kot është golashënuesi më i mirë në gjithë historinë e 90 viteve të këtij klubi. Një lojtar që është vlerësuar dhe vazhdon të vlerësohet maksimalisht nga specialistët dhe tifozët për kontributin e tij në fushën e blertë. Përfaqëson brezin e fundit në këtë 11-she si për të thënë se talentet e këtij qyteti nuk do mbarojnë kurrë.
Trajner:Xhevdet Shaqiri
Është trajneri që ka fituar më shumë trofe se çdokush tjetër në futbollin shkodran. Përveç kësaj, është trajneri që ka “jetuar” më gjatë nga gjithë të tjerët në krye të Vllaznisë, plot 15 vjet. Ka kalur nëpër duart e tij me qindra sportistë dhe janë ato që e kanë vlerësuar pra si trajneri më i mirë në hitorinë e klubit Vllaznia. Xhevdet Shaqiri mbahet mend nga të gjithë për disiplinën e lartë sportive dhe nga ana tjetër për vlerësimin e drejtë të sportistëve të tij.
Festimi i 90 vjetorit të dielën
Më në fund vjen dhe momenti i festimit të 90 vjetorit të krijimit të shoqnisë “Vllaznia”. Ashtu siç është vendosur kohë më parë nga komisioni organizator i festimit të këtij përvjetori, ceremonia do zhvillohet ditën e dielë. Më saktësisht në orën 18.00 në teatrin “Migjeni”. Në atë ceremoni që do jetë e shoqëruar edhe me spektakël artistik, do nderohen 29 figurat sportive që janë dekoruar së fundi nga Këshilli Bashkiak i qytetit të Shkodrës. Njëkohësisht gjatë kësaj ceremonie pritet të publikohen dhe skuadra fituese e 90 viteve në futboll për Vllaznisë, anketë kjo e organizuar nga gazeta “Vllaznimi Sportiv”. Nga ana tjetër kanë filluar aktivitetet me këtë rast teksa po zhvillohen kampionet e basketbollit dhe volejbollit për shkollat e mesme të qytetit, do ketë ndeshje minifutbolli për femrat. Do jetë krosi masiv i së shtunës shoqëruar me lojërat popullore dhe disa aktivitete të tjera sportive. Organizatorët kanë bërë gati dhe ftesat dhe gjithçka tjetër ndërkohë që është botuar edhe një buletin me historikun e shkurtër të sportit shkodran në këto 90 vjet të krijimit të shoqnisë “Vllaznia”.

- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Formacioni me i mire i historise se Vllaznise?
nje teme shume e bukur naqe
po une personalisht kur sdi nuk flas
ne kete rast une jam i vogel me gjyku bizin me shoke
te jem i sinqerte se kam idene si kan ken vec me te degjume e kam

i perjashtuar
-
- Tifoz nderi
- Posts: 830
- Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57
Re: Formacioni me i mire i historise se Vllaznise?
Jan shum qe mungojn e kishin pas vend ne ket formacion
por un po tham vec dy emra qe un i kujtoj mir.
ASTRIT HAFIZI
RROLAND LUCI
Per mu kan ken te medhenj dhe i kujtoj me nostalgji.
por un po tham vec dy emra qe un i kujtoj mir.
ASTRIT HAFIZI
RROLAND LUCI
Per mu kan ken te medhenj dhe i kujtoj me nostalgji.
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Formacioni me i mire i historise se Vllaznise?
As un nuk i kam pa tan kta lojtar tu lujt, se jam 25 vjeç e mundem me fole per 90 e ktej, por me t'nigjume m'duket i drejte. E kam diskutu edhe me baben e simas tij mund t'kishte kene edhe nei tjeter n'kyt formacion, por nuk kan nei diference t'madhe me kta qi jane vu. Nji nder ta asht edhe Hafizi.
Nder ata qi kam pa un tu lujt, nji vend mund t'a kishte Rudi Vata, megjithse nuk ka lujt edhe aq shum me Vllaznine.

- Tifoz
- Posts: 55
- Joined: Sun, 28 Dec 2008 , 17:29
- Location: italia
Re: Formacioni me i mire i historise se Vllaznise?
une faktikisht nuk jam dakort as me listen e dyte....sepse me te vertet ne shume prej tyne me te degjume i kena se nuk kena mujt me i pa tu lujt tane.....dhe ato qe duhet ti kene zgjelle duhet me pase pak me shume njohuri ose memorie....ka shume futbollista qe per mendimin tem i kane dhane ma shume vllaznis.... :
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Formacioni me i mire i historise se Vllaznise?
ka dale nji liste e dyte? na e bjer ta shofim se nuk e kena pa.Zmijani wrote:une faktikisht nuk jam dakort as me listen e dyte....sepse me te vertet ne shume prej tyne me te degjume i kena se nuk kena mujt me i pa tu lujt tane.....dhe ato qe duhet ti kene zgjelle duhet me pase pak me shume njohuri ose memorie....ka shume futbollista qe per mendimin tem i kane dhane ma shume vllaznis.... :
ke kishe vu e ke kishe hek zmijani?
-
- Tifoz
- Posts: 55
- Joined: Sun, 28 Dec 2008 , 17:29
- Location: italia
Re: Formacioni me i mire i historise se Vllaznise?
po ashte lista e dyte e bere nga sportdashsve....po aty ashte Astrit Hafizi aty ashte edhe babi jem Sadetin Zmijani etj etj naqe.... po edhe mund ta kisha hek zmijanin se kisha me vu zmijan tjeter gjithesesi ne familje jena hehehe po sido ashte dashte mu bazu ne shume faktor per me ba listen....por tashme ashte ba dhe nuk na mbet gja tjeter se me e pranu....
-
- Tifoz
- Posts: 55
- Joined: Sun, 28 Dec 2008 , 17:29
- Location: italia
Re: Formacioni me i mire i historise se Vllaznise?
e gjen listen e dyte te shkodra.ws naqe
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Formacioni me i mire i historise se Vllaznise?
Zmijani wrote:po ashte lista e dyte e bere nga sportdashsve....po aty ashte Astrit Hafizi aty ashte edhe babi jem Sadetin Zmijani etj etj naqe....
po edhe mund ta kisha hek zmijanin se kisha me vu zmijan tjeter gjithesesi ne familje jena hehehe
jo,jo. nuk thashe a kishe hek zmijanin. kur thashe zmijani tu drejtova ty. ti ke kishe heke e ke kishe vu.
nuk e pata fjalen aty se e di qi ju jeni kallabllek. veç denisi ju ka deviju se e kishit ba nji 11-çe
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Formacioni me i mire i historise se Vllaznise?
11-shja e dyte
1.Armir Grima
2.Frederik Çapaliku
3.Suad Durraj
4.Sadetin Zmijani
5.Hysen Dedja
6.Seit Çanga
7.Menduh Dedja
8.Suad Lici
9.Astrit Hafizi
10.Edi Martini
11.Selami Dani
Trajner: Astrit Hafizi
kjo keka votu si 11-she e dyte. jo si formacion alternativ.
1.Armir Grima
2.Frederik Çapaliku
3.Suad Durraj
4.Sadetin Zmijani
5.Hysen Dedja
6.Seit Çanga
7.Menduh Dedja
8.Suad Lici
9.Astrit Hafizi
10.Edi Martini
11.Selami Dani
Trajner: Astrit Hafizi
kjo keka votu si 11-she e dyte. jo si formacion alternativ.
-
- Tifoz
- Posts: 55
- Joined: Sun, 28 Dec 2008 , 17:29
- Location: italia
Re: Formacioni me i mire i historise se Vllaznise?
hahahahh kishim ba murin kinez qe s'kishte mujte kush me e kalu.....Skodrinon wrote:Zmijani wrote:po ashte lista e dyte e bere nga sportdashsve....po aty ashte Astrit Hafizi aty ashte edhe babi jem Sadetin Zmijani etj etj naqe....
po edhe mund ta kisha hek zmijanin se kisha me vu zmijan tjeter gjithesesi ne familje jena hehehe
jo,jo. nuk thashe a kishe hek zmijanin. kur thashe zmijani tu drejtova ty. ti ke kishe heke e ke kishe vu.
nuk e pata fjalen aty se e di qi ju jeni kallabllek. veç denisi ju ka deviju se e kishit ba nji 11-çe
ahh nuk mundem une me e ba ate pune sepse nuk kam aftesit e njohurit e duhura po sic te thash lista ashte ba tashme s'kena gja tjeter vecse me i pranu.....po duhet pa edhe pak jetgjatesia qe kane pase kto lojtar ne fushe nejse....
-
- Tifoz
- Posts: 55
- Joined: Sun, 28 Dec 2008 , 17:29
- Location: italia
Re: Formacioni me i mire i historise se Vllaznise?
po pra 11-shja e dyte qe ashte e bame prej sportdashsve.....
-
- Tifoz
- Posts: 55
- Joined: Sun, 28 Dec 2008 , 17:29
- Location: italia
Re: Formacioni me i mire i historise se Vllaznise?
ka ma vlere se ashte e bame prej sportdashsve !!!!!!Skodrinon wrote:11-shja e dyte
1.Armir Grima
2.Frederik Çapaliku
3.Suad Durraj
4.Sadetin Zmijani
5.Hysen Dedja
6.Seit Çanga
7.Menduh Dedja
8.Suad Lici
9.Astrit Hafizi
10.Edi Martini
11.Selami Dani
Trajner: Astrit Hafizi
kjo keka votu si 11-she e dyte. jo si formacion alternativ.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Formacioni me i mire i historise se Vllaznise?
Une do kisha shume qejfe te dija lojtaret e viteve 1919 deri ne 1950.
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Formacioni me i mire i historise se Vllaznise?
suad durraj me sa di une e ka pas te shkurte karrierenZmijani wrote:ka ma vlere se ashte e bame prej sportdashsve !!!!!!Skodrinon wrote:11-shja e dyte
1.Armir Grima
2.Frederik Çapaliku
3.Suad Durraj
4.Sadetin Zmijani
5.Hysen Dedja
6.Seit Çanga
7.Menduh Dedja
8.Suad Lici
9.Astrit Hafizi
10.Edi Martini
11.Selami Dani
Trajner: Astrit Hafizi
kjo keka votu si 11-she e dyte. jo si formacion alternativ.
per fat te keq se kuptoj si mund te jete ne kete formacuon
i perjashtuar
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Formacioni me i mire i historise se Vllaznise?
dakort, por un mendoj se asht ba si formacion i dyte. formacion rrezerve pra. tham se i asht kerku votusve me zgjedh 11-shin e dyte. se nuk mendoj se ka tifoz qe len jashte formacionit bizin, boriçin, hys zmijanin apo zan rragamin. dy, maksimumi tre prej ktyne mund te lozin te formacioni i pare.Zmijani wrote:ka ma vlere se ashte e bame prej sportdashsve !!!!!!Skodrinon wrote:11-shja e dyte
1.Armir Grima
2.Frederik Çapaliku
3.Suad Durraj
4.Sadetin Zmijani
5.Hysen Dedja
6.Seit Çanga
7.Menduh Dedja
8.Suad Lici
9.Astrit Hafizi
10.Edi Martini
11.Selami Dani
Trajner: Astrit Hafizi
kjo keka votu si 11-she e dyte. jo si formacion alternativ.
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Re: Formacioni me i mire i historise se Vllaznise?
Ka mundsi me ken kshu naqe, qe asht ba formacion "rrezerve" dmth komplet ekipi me 22 lojtare
Normale qe listat lojtaret qe jane zgjedh nuk jane absolut pasi ka pas shume lojtare te tjere qe kane lujt me Vllaznine ma perpara per te cilet per fat te keq nuk ka shume informacion.
Sdq qe lista e lojtareve te plote qe jane votu per specialistave:
1.Sabah Bizi 41
2.Ramazan Rragami 40
3.Medin Zhega 39
4.Paulin Ndoja 36
5.Hysen Zmijani 35
6.Ferid Rragami 29
7.Muhamet Dibra 29
8.Vioresin Sinani 26
9.Luan Vukatana 25
10.Loro Boriçi 19
11.Fatbardh Jera 17
12.Astrit Hafizi 9
13.Suad Durraj 9
14.Frederik Çapaliku 7
15.Hysen Dedja 7
16.Sadetin Zmijani 6
17.Suad Lici 6
18.Seit Çanga 6
19.Menduh Dedja 6
20.Edi Martini 5
21.Selami Dani 5
22.Armir Grima 4
23.Rudi Vata 4
24.Prek Gjeloshi 4
25.Ismet Hoxha 3
26.Halil Puka 3
27.Xhelal Juka 3
28.Kol Gjoni 3
29.Esat Rakiqi 3
30.Lin Shllaku 3
Normale qe listat lojtaret qe jane zgjedh nuk jane absolut pasi ka pas shume lojtare te tjere qe kane lujt me Vllaznine ma perpara per te cilet per fat te keq nuk ka shume informacion.
Sdq qe lista e lojtareve te plote qe jane votu per specialistave:
1.Sabah Bizi 41
2.Ramazan Rragami 40
3.Medin Zhega 39
4.Paulin Ndoja 36
5.Hysen Zmijani 35
6.Ferid Rragami 29
7.Muhamet Dibra 29
8.Vioresin Sinani 26
9.Luan Vukatana 25
10.Loro Boriçi 19
11.Fatbardh Jera 17
12.Astrit Hafizi 9
13.Suad Durraj 9
14.Frederik Çapaliku 7
15.Hysen Dedja 7
16.Sadetin Zmijani 6
17.Suad Lici 6
18.Seit Çanga 6
19.Menduh Dedja 6
20.Edi Martini 5
21.Selami Dani 5
22.Armir Grima 4
23.Rudi Vata 4
24.Prek Gjeloshi 4
25.Ismet Hoxha 3
26.Halil Puka 3
27.Xhelal Juka 3
28.Kol Gjoni 3
29.Esat Rakiqi 3
30.Lin Shllaku 3
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Re: Formacioni me i mire i historise se Vllaznise?
Miri disa prej lojtareve qe kane lujt me Vllaznine ne kto vite jane:Miri wrote:Une do kisha shume qejfe te dija lojtaret e viteve 1919 deri ne 1950.
Jubani, Hila, Pali, Alibali, Vasija, Koxhja, Shkjezi, L.Hoxha, Boriçi, Radovani, Gjinali, Laçej; Krroqi, Taga, Shllaku, Nazim Osmani, Beqo Osmani, Xharra, Gj. Berisha, Z. Berisha, Pali, Nuti, Fani, M. Dibra, Pelinku, Radovani, Nehani, Puka, Kavaja, Shaqiri, Basha, Salabegu, Boshnjaku, Tahiri, Gjeloshi, Osmani, B.Fakja, Smajli, Halepiani, Juka, Z.Barbullushi, Abdija, E.Boletini.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Formacioni me i mire i historise se Vllaznise?
un mendoj se kan lan shum pa fut qe e meritojn ma shum
-
- Tifoz
- Posts: 80
- Joined: Wed, 17 Sep 2008 , 16:03
- Location: rome italy
Re: Formacioni me i mire i historise se Vllaznise?
formacioni me i mire eshte qe kur kam nise me pa une: gjeloshi, l.zmijani, premci, noga, lici, gjokovic, duro, cungu, martini, sinani, miloti.
bashkimi ben fuqine!!!!