Page 1 of 9
Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 09:03
by fpjalmi
Re: gjysmefinalet e kupes se shqipnise Vllaznia---
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 12:32
by GOLDIAN
o pjalm a din gja kur jepet vendimi i fshf per kete ceshtje?
Re: gjysmefinalet e kupes se shqipnise Vllaznia---
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 14:17
by Miri
Fpjalmi nuk asht nevoja me u nxitu mar naqe prit vendimin e fshf-s e mandej ta hapshe temen.
Une mendoj qe vllaznia do rrine jashte nga kupa sepse federata nuk do e marrin per siper rregulloren thjesht do i fusin 1 gjobe dinamos.
nese kalon vllaznia do perballet me Shkumbinin.
Re: gjysmefinalet e kupes se shqipnise Vllaznia---
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 19:30
by fpjalmi
nuk di kur naqe por simbas rregullores na takon neve te luajm me shkumbinin.
edhe pse muqa tranieri i dinamos flet keto fjale ((
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=11142 )
e kupton shum mire qe skuadra e tij asht gabim dhe don me penalizu vetem bakajn ,dhe asnji fjale nuk bazohet nga ai sepse e kupton shum mire qe ligji thote kualifikohet vllaznia
Re: gjysmefinalet e kupes se shqipnise Vllaznia---
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 19:34
by fpjalmi
miri shkruan
Fpjalmi nuk asht nevoja me u nxitu mar naqe prit vendimin e fshf-s e mandej ta hapshe temen.
Une mendoj qe vllaznia do rrine jashte nga kupa sepse federata nuk do e marrin per siper rregulloren thjesht do i fusin 1 gjobe dinamos.
nese kalon vllaznia do perballet me Shkumbinin.
______________________________________________________________
un per vedi nuk jam nxitu naqe sepse ligji thote qe vllaznia kualifikohet.
mandej nese fshf thote ja ,kja teme mund te bllokohet fare lehte nga admini.
e verteta asht qe jena 99.99.99.99 perqind te kualifikum,dhe fshf kete rradhe jam shum i sigurte qe ska qa ban se nuk mund ti bijn ma ligji kunder si me tiranen ,pra miri jena te kualifikum naqe.
Re: gjysmefinalet e kupes se shqipnise Vllaznia---
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 19:37
by fpjalmi
miri.lexoje iket naqe
((((Në Shkodër as që e diskutojnë që ekipi i tyre Vllaznia është në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë.)
pra as un nuk e diskutoj kualifikimin
Në Shkodër s’kanë durim: “Nuk e presim Disiplinën”
14 Mars Presidenti Fushaj: Rregullorja është e qartë për rastin “Bakaj”, të na japin kualifikimin
Në Shkodër as që e diskutojnë që ekipi i tyre Vllaznia është në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë. Një gjë të tillë e kanë fiksuar sapo kanë mësuar që në lojë është aktivizuar Bakaj. Në fakt, të gjithë kanë pritur që dje të marrin sinjal nga federata duke i dhënë të drejtë pretendimeve të Vllaznisë. Por, edhe pse një kërkesë e tillë është depozituar dje paradreke pranë zyrave të FSHF-së nga përfaqësuesit zyrtarë të klubit Vllaznia, një gjë e tillë nuk është bërë realitet. Në bisedat e drejtëpërdrejta, të gjithë e pranojnë gabimin e Dinamos dhe se Vllaznisë i takon ligjërisht të kalojë në turin tjetër, por, në lidhje me vendimin, asnjëri nga zyrtarët e institucionit të federatës nuk e ka marrë përsipër ta zbardhë publikisht, gjë të cilën kanë informuar se ia kanë lënë ta gjykojë Komisioni i Disiplinës javën e ardhshme. Një qëndrim i tillë nuk ka pasur se si të kalojë pa krijuar pakënaqësitë e rastit në opinionin sportive shkodran, të cilët shprehen shumë të pakënaqur me këtë qëndrim që mbahet ndaj një çështje që Vllaznisë i takon me të drejtë që të përfitojë nga gabimi i Dinamos. Të përfshirë në këtë pakënaqësi janë edhe pjesëtarët e klubit të futbollit Vllaznia, të cilët kanë mbetur shumë të habitur nga qëndrimi që po mbahet në këtë rast, kur kërkesës së Vllaznisë duhej të ishte përgjigjur pozitivisht sektori i garave, duke mos qënë nevoja që çështja të shkojë në Komisionin e Disiplinës. i pyetur për këtë problem nga “Sport Ekspres”, presidenti i klubit Vllaznia Valter Fushaj ndonëse shprehte jo pak pakënaqësi për qëndrimin që mbahet ndaj një të drejte flagrante të Vllaznisë, nga ana tjetër theksonte se ishte krejt i qetë në këtë drejtim, duke mos e diskutuar fare se ekipi që ai financon është padiskutim në gjysëmfinale. “Unë di të them këtë, që komisioni nuk ka asnjë arsye që të mblidhet për këtë çështje kur rregullorja flet qartë për këtë pikë, prandaj vendimi duhet të jepet nga organizmat përkatëse të federatës pa qënë nevoja të presim deri javën e ardhshme një përgjigje krejt formale, e cila në mënyrë të padiskutueshme është në favor të Vllaznisë”, thekson zoti Fushaj. E në këtë rast, duke bërë një krahasim me çështjen jo pak problematike që përfshiu organin e federatës në lidhje me pozitën renditëse të dy ekipeve me pikë të barabarta në krye të tabelës së klasifikimit, Fushaj tha se edhe pse rregullorja i jepte hapësirë Vllaznisë të pretendonte për të qënë e para, federate vensoi vetë pa e çuar çështjen në Disiplinë, ndërkohë që tani, kur e bardha është e shkruar qartë mbi të zezën kërkon t’ia lërë komisionit të disiplinës ta vendosë. Për të bindur opinionin si dhe ato që duhet të vendosin për këtë problem, Fushaj sjellë në vemendje edhe rastin “Dhëmbi”, kur edhe pse Vllaznia e kishte bërë të vetin me kontratë zyrtare, nga që ai ishte aktivizuar në një tur me një ekip tjetër, nuk e përfshiu fare në planet e ballafaqimit për kupën UEFA me Napolin, as në Shkodër dhe as në ndeshjen e dytë në Itali duke e lënë fare në Shkodër. Sipas tij, këto janë vendime të institucionit të UEFA-s që nuk kanë nevojë fare për koment sepse për këtë flasin më mirë se të gjithë rregullat dhe ligjet e vendosura nga ky institucion, të cilat nuk ka arsye që të mos njihen edhe nga specialistët e FSHF-së, të cilët në mënyrë krejt absurde bëjnë të paditurin.
Re: gjysmefinalet e kupes se shqipnise Vllaznia---
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 19:41
by fpjalmi
Re: gjysmefinalet e kupes se shqipnise Vllaznia---
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 19:45
by fpjalmi
Re: gjysmefinalet e kupes se shqipnise Vllaznia---
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 19:46
by fpjalmi
Re: gjysmefinalet e kupes se shqipnise Vllaznia---
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 20:25
by fpjalmi
fshf don me ba ndeshje shtese ,por fushaj nuk pranon.
Re: gjysmefinalet e kupes se shqipnise Vllaznia---
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 20:29
by Ujku
fpjalmi wrote:fshf don me ba ndeshje shtese ,por fushaj nuk pranon.
Ma mir me ba neshje shtes se kishim me e rrah besoj
e manej s 'kan goj me fol , per mu kishte ken fantastike
me u ba ishtu.
Re: gjysmefinalet e kupes se shqipnise Vllaznia---
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 20:46
by shv13
ku doli ky propozim ma a kane lujte mendsh a?fshf e bani ihere pacamur punen e kalendarit po tesh don me i vu kapakun m duket
vec per gabim teknik perseritet ndeshja,po g. teknik e ban arbitri e jo lojtari...
ba me e marre vesh fifa e uefa se ca bahet ktu na perjashtojne e mire na bahet me at matrapaz mafioz qe kena n kry..
Re: gjysmefinalet e kupes se shqipnise Vllaznia---
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 20:50
by fpjalmi
ujku shkruan
Ma mir me ba neshje shtes se kishim me e rrah besoj
e manej s 'kan goj me fol , per mu kishte ken fantastike
me u ba ishtu.
________________________________________________________
ujku edhe un kam mendimin tand ,por ka njena pse me e ba ,kur jena te kualifikum naqe.
uefa po ta merrte vesht nuk do ta diskutote kualifikimin e vllaznise ,sepse e ka tan europa ishtu naqe dhe asht edhe ne lidhin tone,pra nuk ka as ligj italian as ligj kroat ,qe fshf ma armando duken te mbrohen ,sepse asht edhe ne ligjin tone

Re: gjysmefinalet e kupes se shqipnise Vllaznia---
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 20:53
by fpjalmi
shvk.
fajin e ka skuadra e ja albitri naqe.
albitri gjykon ndeshjen kurse skuadra penalizihet duke humb ndeshjen ne tavoline .
nese e mban mend ,njashtu humbi edhe vllaznia ne uefa ,dhe nuk u denu albitri por skuadra.

Re: gjysmefinalet e kupes se shqipnise Vllaznia---
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 22:40
by shv13
fpjalmi ke perserit ca kam thane une po me fjale tjera...
hajt ishalla e ke hape me shans ikyt teme
Re: gjysmefinalet e kupes se shqipnise Vllaznia---
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 23:17
by fpjalmi
shv 13 shkruan
hajt ishalla e ke hape me shans ikyt teme
_________________________________
faleminders naqe.
ne fakt tana temat jan te miat ,ndersa edhe pse humbi me dinamon ,prap doka me u kualifiku derisa te marrim kupen,dhe se kam nder mend me e lan deri te kupa

Re: gjysmefinalet e kupes se shqipnise Vllaznia---
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 23:29
by Ujku
Re: gjysmefinalet e kupes se shqipnise Vllaznia---
Posted: Fri, 13 Mar 2009 , 23:37
by fpjalmi
Re: gjysmefinalet e kupes se shqipnise Vllaznia---
Posted: Sat, 14 Mar 2009 , 01:12
by GOLDIAN
ska pse te perseritet ndeshja se i sqaroi shv13 bukur gjanat e spo du me i perserit kot
o te jepet ne tavoline ose te mos zbatohet ligji se u msume tash ma
Re: gjysmefinalet e kupes se shqipnise Vllaznia---
Posted: Sat, 14 Mar 2009 , 03:52
by Shkodrani81
Ca jane kta pisa ma burre?
A ka shtet ne ate vend?
Ligji a asht i qarte a ja?
Ca mutin dojne tash kta? Pse nuk e japin ate mut kualifikimit?
Fushaj veq me ken debil me pranu me u perserit ndeshja dhe ba mas me e qu ankesen ne Uefa. Biles urgjentisht, mas me prit per ta hiq, sepse nuk ka arsye me dhan kerkese per perseritje ndeshjet, tu ken qe rregullojra asht e qarte. Me kan si Fushaj, direkt sa i ka ardhe kerkesa per me perserit ndeshjen, direkt kisha qu ankese ne Uefa.
Federate sh****.