miri.lexoje iket naqe
((((Në Shkodër as që e diskutojnë që ekipi i tyre Vllaznia është në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë.)
pra as un nuk e diskutoj kualifikimin
Në Shkodër s’kanë durim: “Nuk e presim Disiplinën”
14 Mars Presidenti Fushaj: Rregullorja është e qartë për rastin “Bakaj”, të na japin kualifikimin
Në Shkodër as që e diskutojnë që ekipi i tyre Vllaznia është në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë. Një gjë të tillë e kanë fiksuar sapo kanë mësuar që në lojë është aktivizuar Bakaj. Në fakt, të gjithë kanë pritur që dje të marrin sinjal nga federata duke i dhënë të drejtë pretendimeve të Vllaznisë. Por, edhe pse një kërkesë e tillë është depozituar dje paradreke pranë zyrave të FSHF-së nga përfaqësuesit zyrtarë të klubit Vllaznia, një gjë e tillë nuk është bërë realitet. Në bisedat e drejtëpërdrejta, të gjithë e pranojnë gabimin e Dinamos dhe se Vllaznisë i takon ligjërisht të kalojë në turin tjetër, por, në lidhje me vendimin, asnjëri nga zyrtarët e institucionit të federatës nuk e ka marrë përsipër ta zbardhë publikisht, gjë të cilën kanë informuar se ia kanë lënë ta gjykojë Komisioni i Disiplinës javën e ardhshme. Një qëndrim i tillë nuk ka pasur se si të kalojë pa krijuar pakënaqësitë e rastit në opinionin sportive shkodran, të cilët shprehen shumë të pakënaqur me këtë qëndrim që mbahet ndaj një çështje që Vllaznisë i takon me të drejtë që të përfitojë nga gabimi i Dinamos. Të përfshirë në këtë pakënaqësi janë edhe pjesëtarët e klubit të futbollit Vllaznia, të cilët kanë mbetur shumë të habitur nga qëndrimi që po mbahet në këtë rast, kur kërkesës së Vllaznisë duhej të ishte përgjigjur pozitivisht sektori i garave, duke mos qënë nevoja që çështja të shkojë në Komisionin e Disiplinës. i pyetur për këtë problem nga “Sport Ekspres”, presidenti i klubit Vllaznia Valter Fushaj ndonëse shprehte jo pak pakënaqësi për qëndrimin që mbahet ndaj një të drejte flagrante të Vllaznisë, nga ana tjetër theksonte se ishte krejt i qetë në këtë drejtim, duke mos e diskutuar fare se ekipi që ai financon është padiskutim në gjysëmfinale. “Unë di të them këtë, që komisioni nuk ka asnjë arsye që të mblidhet për këtë çështje kur rregullorja flet qartë për këtë pikë, prandaj vendimi duhet të jepet nga organizmat përkatëse të federatës pa qënë nevoja të presim deri javën e ardhshme një përgjigje krejt formale, e cila në mënyrë të padiskutueshme është në favor të Vllaznisë”, thekson zoti Fushaj. E në këtë rast, duke bërë një krahasim me çështjen jo pak problematike që përfshiu organin e federatës në lidhje me pozitën renditëse të dy ekipeve me pikë të barabarta në krye të tabelës së klasifikimit, Fushaj tha se edhe pse rregullorja i jepte hapësirë Vllaznisë të pretendonte për të qënë e para, federate vensoi vetë pa e çuar çështjen në Disiplinë, ndërkohë që tani, kur e bardha është e shkruar qartë mbi të zezën kërkon t’ia lërë komisionit të disiplinës ta vendosë. Për të bindur opinionin si dhe ato që duhet të vendosin për këtë problem, Fushaj sjellë në vemendje edhe rastin “Dhëmbi”, kur edhe pse Vllaznia e kishte bërë të vetin me kontratë zyrtare, nga që ai ishte aktivizuar në një tur me një ekip tjetër, nuk e përfshiu fare në planet e ballafaqimit për kupën UEFA me Napolin, as në Shkodër dhe as në ndeshjen e dytë në Itali duke e lënë fare në Shkodër. Sipas tij, këto janë vendime të institucionit të UEFA-s që nuk kanë nevojë fare për koment sepse për këtë flasin më mirë se të gjithë rregullat dhe ligjet e vendosura nga ky institucion, të cilat nuk ka arsye që të mos njihen edhe nga specialistët e FSHF-së, të cilët në mënyrë krejt absurde bëjnë të paditurin.