Shkodra - Gjakova

Ketu mund te shkruani dhe te diskutoni per çdo gjë ...
Post Reply
gjakovari
I Sapoardhur
I Sapoardhur
Posts: 5
Joined: Sun, 26 Oct 2008 , 12:32
Location: Gjakove

Shkodra - Gjakova

Post by gjakovari » Sun, 26 Oct 2008 , 12:43

Kush menon qe Shkodra dhe Gjakova jon vllazen?
A menoni qe kan kultur te njejt dhe te foluren e ngjajshme?
Pse klubet e ktyne 2 qyteteve kan pothuaj njejtin emen Vllaznia-Vëllaznimi?
Pse 80% e Gjakovarve i kalojin pushimet ne Velipoje?

un menoj qe Shkodra dhe Gjakova jan 2 motra, Shkodra mban Shqipnin, Gjakova Kosoven
Vëllezer pergjithmon Shkodra-Gjakova

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 26 Oct 2008 , 13:11

gjakovari mire se erdhe ne mes vllaznish shkodran
uroj te jesh aktiv ne forumin tone
e te na informosh me rezultatet e skuadres gjakovare
i perjashtuar

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Sun, 26 Oct 2008 , 15:10

http://www.shkoder.net/al/sh_rreth.htm

ketu mund te lexoni pak mbi rrethimin e shkodres nga malazezst e serbt dhe sesi fati i dy qyteteve ishte i lidhur midis tyre.nuk e disha per shembull qe ishte vendos qe Gjakova ti mbesi Shqipenise dhe Shkodra malit te zit por mandej u vendos e kunderta.sot shyqyr te dy qytetet jane te lira dhe shpejt edhe Gjakova ka me ken pjes e Republikes te Shqiperise.Nje her kur isha ne traget tu ardhe per Shqiperi tu fol me nje djal i thashe a je prej Shkodret???Me tha jo jam prej Gjakovet.U habita se sa i njejte ishte djalekti.Kam qef shpejt me shku e me pa gjithe Kosoven

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 26 Oct 2008 , 15:33

Ashtu asht jane dy qytete shum te ngjashme edhe asht e vertet qe dialekt gjakovar ngjan me ate shkodran.
Mire se erdhe gjakovari!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Mon, 27 Oct 2008 , 07:16

MIRE SE ERDEH GJAKOVAR.
EDHE MUA ME KA BA PERSHTYPJE DJALEKTI GJAKOVAR QE ESHTE SHUME I PERNGJASHEM ME ATE TE TONIN.
BILES SA HERE QE TAKOJ KOSOVARE E FLAS ME TA ME THOJN ALLA HILE SHQIPE A JE PREJ GJAKOVET!!!!!!!!!!!
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 27 Oct 2008 , 07:56

mire se na erdhe ne forumin tone gjakova.

asht shum e vertete qe gjakova ka gjuhen si shkodrancen.

me sa di un ti je i pari qe vjen ne forumin tone si kosovare.

do te jesh i nderum ne forumin vllaznia .

jam i sigurte qe do jesh me vllaznine tifoz ngaqe edhe gjakova ka emrin vllaznimi , dhe e the shum mire qe gjakova me shkodren jane dy motra.

mire se erdhe ne forumin tone

Cimi
Antar
Antar
Posts: 22
Joined: Sat, 12 Jul 2008 , 13:20
Location: itali

Post by Cimi » Mon, 27 Oct 2008 , 14:18

PA SHKODER E GJAKOV SKA SHQIPNI AS KOSOV

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Shkodra - Gjakova

Post by Edmond-Cela » Mon, 27 Oct 2008 , 19:24

gjakovari wrote:Kush menon qe Shkodra dhe Gjakova jon vllazen?
A menoni qe kan kultur te njejt dhe te foluren e ngjajshme?
Pse klubet e ktyne 2 qyteteve kan pothuaj njejtin emen Vllaznia-Vëllaznimi?
Pse 80% e Gjakovarve i kalojin pushimet ne Velipoje?

un menoj qe Shkodra dhe Gjakova jan 2 motra, Shkodra mban Shqipnin, Gjakova Kosoven
mire se na erdhe gjakova. me te vertet ashtu asht. ishalla ke me ken aktiv ne mesin ton naqe
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 27 Oct 2008 , 21:33

fpjalmi wrote:mire se na erdhe ne forumin tone gjakova.

asht shum e vertete qe gjakova ka gjuhen si shkodrancen.

me sa di un ti je i pari qe vjen ne forumin tone si kosovare.

do te jesh i nderum ne forumin vllaznia .

jam i sigurte qe do jesh me vllaznine tifoz ngaqe edhe gjakova ka emrin vllaznimi , dhe e the shum mire qe gjakova me shkodren jane dy motra.

mire se erdhe ne forumin tone
Gabohesh naqe.Kena edhe vllezen tjer prej Kosovet ne forum.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

[KRIS]
Kryetifoz
Kryetifoz
Posts: 105
Joined: Wed, 24 Sep 2008 , 02:44
Skuadra: Ac Milan
Location: Milano

Post by [KRIS] » Wed, 29 Oct 2008 , 19:18

:arrow:
Last edited by [KRIS] on Thu, 30 Oct 2008 , 00:28, edited 1 time in total.
Image
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 29 Oct 2008 , 20:18

The_Boss_Kriss

nuk jam me mendimin tand aspak,sepse nuk asht kundershtim por asht fymje per personat qe po flet.

ketu ti me ato fjale qe po flet po ban nji gabim shum te madh.

shokt ma siper than qe jena vellezer dhe asht mese e vertete ,sepse kan gjuhen tone e zakonet tona.

nese nuk te pelqejn kosovaret atehere mos fol e mos krijo urrejtje ,sepse me keto fjale qe ti ke shkru ma siper do te kundershtojn te gjithe kosovaret qe jan ne rforumin tone ,dhe kjo tem do te kalojn ne shamje ,dhe shamja kalon ne prishjen e forumit .

mos me merr asnji fjal per keq ,dhe po te tham te drejten .

nese un do te kisha ken admini do ta kisha dhan nji paralajmerim te menjehershem ,sepse fjalet qe ke shkru jan shum te gabume

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 29 Oct 2008 , 20:23

do ti lutesha mirit a adminit ose dikujt tjeter qe merren me shimjet e temave qe ta shijn menjehere fjalet e personit qe ka shkru ma nelt,ne menyre qe forumi mos te kalojn ne acarim .

faleminderit

[KRIS]
Kryetifoz
Kryetifoz
Posts: 105
Joined: Wed, 24 Sep 2008 , 02:44
Skuadra: Ac Milan
Location: Milano

Post by [KRIS] » Thu, 30 Oct 2008 , 00:22

fpjalmi wrote:The_Boss_Kriss

nuk jam me mendimin tand aspak,sepse nuk asht kundershtim por asht fymje per personat qe po flet.

ketu ti me ato fjale qe po flet po ban nji gabim shum te madh.

shokt ma siper than qe jena vellezer dhe asht mese e vertete ,sepse kan gjuhen tone e zakonet tona.

nese nuk te pelqejn kosovaret atehere mos fol e mos krijo urrejtje ,sepse me keto fjale qe ti ke shkru ma siper do te kundershtojn te gjithe kosovaret qe jan ne rforumin tone ,dhe kjo tem do te kalojn ne shamje ,dhe shamja kalon ne prishjen e forumit .

mos me merr asnji fjal per keq ,dhe po te tham te drejten .

nese un do te kisha ken admini do ta kisha dhan nji paralajmerim te menjehershem ,sepse fjalet qe ke shkru jan shum te gabume
fjalet jan te gabume !!!
fjalet nuk ja te gabume as te dreit po jan menimet e mi

Tash si mas tejet nuk ban as me than menimet e veta njeri se mos me te pelqy duhet me e bannu

Gjithesesi un e shiva ata qe shkruva mosi ty te duket ofendim
Last edited by [KRIS] on Thu, 30 Oct 2008 , 00:34, edited 1 time in total.
Image
Image

[KRIS]
Kryetifoz
Kryetifoz
Posts: 105
Joined: Wed, 24 Sep 2008 , 02:44
Skuadra: Ac Milan
Location: Milano

Post by [KRIS] » Thu, 30 Oct 2008 , 00:28

:?:
Image
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 30 Oct 2008 , 03:53

per mu mund te shkruash qa te duash.

nese ai asht mendimi jot atehere do te kesh nje pergjigje edhe ma fyse nga ai person.

ti per mu mund te shkruash cdo gja ,por nese mendon ashtu ,mund ta mbash mrenda tejet ,e ja me e shfaq ne publik sepse asht shum fymje.

megjithithate me fal qe te thash se ti e din vete.

tana te mirat

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Thu, 30 Oct 2008 , 06:19

kosova sot eshte me 1000 plage, mos u tallni me gjakun e trimave e heronjve qe rane per Flamur.

Te tregohet rrespekt, per martiret e U,C,K's qe rane per Atdhe.

Te tregohet respekt, per Nenat e femijet e te gjith njerzit e pa fajshem qe u vrane gjate luftes.

Kosove & Shqipni = me 1

Respekte...
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 20 Nov 2008 , 02:41

lorik cana nje tifoz i marre i gjakoves dhe quhet vllaznimi.

eshte dicka shum e bukur kur pyetet kush asht ekipi ma i mire ne shqiperi me loje te bukur.

me pelqen vllaznia e shkodres szepse lot bukur si vllaznimi thote loric cana.

asht nje interviste e marr dje edhe per kombetaren edhe per vllaznine dhe vllaznimin .

meqe kja teme asht e shkrume gjakova dhe vllaznimi ose vllaznia me vllaznimin ,atehera vendosa ta shkruaj ketu sepse kjo teme asht hap tam ne vendin e duhun dhe ne momentin e duhur te temes.

ky asht linku

http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=10113

kurse ata qe pritojn me e qu ne link ta lexojn ketu.asht lajmi i sotem ,shum i fresket

________________________________________________________

Futboll

“Ëndrra ime, të çoj Shqipërinë në Botëror”
19 Nentor Loriku: Në Shqipëri tifoz me Vllazninë ngaqë më ngjan me Vllaznimin, Ronaldo fiton Topin e Artë, ndërsa Interi ndoshta Ligën e Kampioneve



Lorik Cana ka dhënë një intervistë eksluzive në “Procesin Sportiv” në Top Channel. Ai flet për ofertat në merkato, Kombëtaren, Kosovën dhe jetnë familjare.



? Si është forma juaj, në këtë pjesë të rëndësishme të sezonit?

? Shëndeti është kryesor. Për fatin tim, jam mirë. Duhet thënë për fatin e mire, sepse zhvillojmë shumë ndeshje, madje luaj cdo 3 ditë, që nga fundi i muajit gusht. Është një peshë e rëndë sepse luaj gati 90 minuta të ndeshjeve, shto këtu dhe udhëtimet dhe bëhet e vështirë për ta përballuar. Megjithatë, fizikisht jam mirë.

? Si e shihni kombëtaren në 4 ndeshjet e para?

? Unë jam një njeri i pakënaqur, dmth nuk është negative, por sepse shoh që kemi mundësitë për të arritur dicka pozitive. Është një fillim i mirë për ne, sidomos pas 4 pikëve në dy ndeshje në vendin tonë dhe tani kemi 5 pikë në 4 ndeshje. Duke parë ndeshjen që zhvilluam në Portugali, që ishte madhështore dhe historike për vendin tonë, ajo që na lë një pikë të zezë është humbja në Hungari. Atje ishim pretendentë për një pike, megjithatë jemi të kënaqur dhe dëshira është për të marrë më shumë pikë.

? Duke parë se tani nivelet mes skuadrave janë të përafërta, sa shanse ka Shqipëria për të marrë pjesë në një kampionat Europian ose botëror?

? Unë jam i bindur se në të ardhmen ka për tu arritur ky qëllim. Nuk flas dot për një afat kohor, sepse nuk dihet cfarë gjenerate do të ketë në të ardhmen. Për një gjë jam i bindur, talente në Shqipëri ka për të pasur gjithmonë, dhe do t’i hapet mundësia si atyre që luajnë jashtë, por dhe atyre që luajnë brenda territoreve shqiptare, për ta ngritur më lart kombëtaren.

? Si i keni marredhëniet me futbollin kosovar? A e ndiqni atë?

? E ndjek.

? Unë vetë jam nga Gjakova dhe jam tifoz i Vllaznimit të Gjakovës, një skuadër e ngjashme me Vllazninë, këtu madje dhe Vllazninë e kam shumë qejf, sepse jemi afër me Gjakovën dhe këtu në Shqipëri jam tifoz me Vllazninë. E di që futbolli në Kosovë është i vështirë.

? Platini pohoi pak ditë më parë se Kosova nuk është gati për anëtarësim në FIFA dhe UEFA. Ju si mendoni, është gati?

? Ata vetë e kanë thënë që politika duhet të ndahet nga sporti, megjithatë për cështjen e anëtarësimit që i takon dhe pjesës politike, patjetër që janë të lidhur. Fati i hyrjes së Kosovës në UEFA apo FDUI FIFA është i lidhur me fatin e Kosovës në sferën politike, ekonomike në përgjithsi. Kështu në të ardhmen, ajo do të ndodhë, por janë njerëz të tjerë ata që vendosin se kur.

? Emri jua lakohet gjithmonë në periudha merkato. A do ta shohim ndonjëherë Canën në ndonjë skuadër më të madhe se Marseja?

? Deri në vitin e kaluar nuk e kisha menduar asnjëherë, sepse jam i lumtuar aty, luaj në një klub të madh me emër në botë, dhe qe më jep mundësinë të luaj në Champions League. Marseja është një qytet i bukur, ku njerëzit më duan dhe unë i kthej respektin dhe dashurinë në fushë.

? Po tani

? Tani, normal që duke patur dhe dëshirën personale për të provuar dicka tjetër, e mendoj, por varet dhe nga vendi ku mund të iki. Kam nje shënjestër prej 6 klubesh, ku më pëlqen. Anglia është kampionati që ka tani majën në skenën e futbollit Europian.

? Ku do ta shihnit vetem më mire?

? Patjetër që në 4 skuadrat e para të Anglisë do të ishte një mrekulli dhe një arritje jashtëzakonisht e madhe. Unë kam patur kontakte me Venger personalisht, dhe e di që më ka gati dhe nëse nevojitet për tu transferuar. Jam takuar me të edhe verën e kaluar, por nuk lëviza sepse situata ishte e bllokuar tek Marseja dhe ishte e vështirë të largoheshe në momentet e fundit, sepse jam dhe kapiten.

? Vlera juaj në merkato sa është?

? Nuk e caktoj unë. Por mesa kam dëgjuar, rreth 12 milionë euro.

? Kush do ta fitojë topin e artë?

? Padyshim, Kristiano Ronaldo.

? Champions League kush e fiton?

? Është e vështirë për ta ditur, por megjithëse nuk kam qenë një tifoz i flaktë, them Interi.

? Nëse do ndaleshim pak te familja, ju shohim që jeni shumë i lidhur, sidomos me babain.

? Gjithmonë qëndrojmë pranë me njëri?tjetrin sidomos me babain, i cili ka qenë një shtyllë, një mbështetje dhe prandaj kam arritur të depërtoj deri këtu në futboll. Për këtë rast, që kam ardhur në Shqipëri, ku mora cmimin “Ambasador i kombit” nga presidenti Topi, doja ta përjetoja së bashku me ta dhe kam ardhur këtu me gjithë familjen time. I dua shumë të gjithë dhe të gjitha gëzimet dhe hidhërimet i kaloj me ta.

? Cfarë keni një ëndërr në sirtar?

? Të kualifikoj Shqipërinë në Botëror.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 20 Nov 2008 , 14:11

Interviste e bukur.Ishalla po i realizohet anrra.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Thu, 20 Nov 2008 , 23:51

vllaznia1919 wrote:Interviste e bukur.Ishalla po i realizohet anrra.
cila anderr?????
me ardh te na apo si :lol: :lol:
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 21 Nov 2008 , 04:22

me ardh te na lorik vana ,atehere presidentit tone duhet qe me shit shkodren me e marr me lujt :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

Post Reply