Agim Canaj trajneri i ri i Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

alti1985
Antar
Antar
Posts: 17
Joined: Wed, 25 Oct 2006 , 17:49
Location: Florida,USA

Agim Canaj trajneri i ri i Vllaznise

Post by alti1985 » Sat, 24 May 2008 , 20:52

Agim Canaj, trajneri i ri i Vllaznisë

Agim Canaj është zyrtarisht trajneri i ri i Vllaznisë, duke mposhtur rivalin e tij, malaziasin Dervish Haxhiosmanoviç, me të cilin fitoi edhe Kupën e Shqipërisë.

Prezantimi ish-trajnerit të Dinamos u bë sot nga presidenti skuadrës shkodrane Valter Fushaj. Vlonjati Canaj njihet për eksperiencën e tij, teksa më para ka drejtuar Flamurtarin, Shkumbinin, Skënderbeun, Besën e Dinamon, me të cilën ka dalë edhe si lojtar kampion.

Vllaznia, që fitoi për herë të gjashtë në historinë e saj, Kupën e Shqipërisë do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Kupës UEFA. Sipas Fushaj, objektivi i skuadrës kuqeblu është kalimi i një turi në UEFA. Sezonin e kaluar Vllaznia kaloi një tur në Kupën Intertoto, ku eliminoi në të parin kroatët e NK Zagreb.
Shkodran perjete

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sat, 24 May 2008 , 22:36

Deda, “viktima” e listës me shtatë lojtarë veteranë


Tekniku, reagim nga Podgorica: “Nëse s’do të jem më pjesë e Vllaznisë, arsyeja nuk duhet të jetë se nuk e njoh kampionatin shqiptar...”



Pasi ka përfunduar bisedën me presidentin Valter Fushaj, të enjten më mbrëmje vonë, tekniku nga Mali i Zi, Dervish Haxhiosmanoviç, ka udhëtuar për në Podgoricë, ku ka dhe familjen e tij. Por një telefonatë, e mbërritur në celularin e tij aty rreth orës 08:00 të mëngjesit të djeshëm, ia ka prishur disi qetësinë. Pasi kanë lexuar lajmin e publikur në “Sport Ekspres”, ku flitej qartë për mosakordin mes tij dhe presidentit Fushaj, disa miq shkodranë ia kanë përcjellë lajmin. Për të qenë sa më i qartë në atë çka i thonin miqtë e tij, Deda i ka hipur makinës dhe për pak minuta ka qenë në tregun e madh të shumicës në Tuz, aty ku pjesa më e madhe e tregtarëve janë shkodranë, të cilët udhëtojnë për çdo mëngjes atje. Te dikush prej tyre ka gjetur edhe gazetën “Sport Ekspres”, e cila vitet e fundit lexohet rregullisht në komunitetin e shqiptarëve të Tuzit. Pasi e ka lexuar dhe rilexuar disa herë, nën shoqërimin e shqiptarëve përkthyes, ka kërkuar të bëjë një prononcim për “Sport Ekspres”, çka ia ka mundësuar përmes telefonit miku i tij në Shkodër, Agron Isufi, i cili fjalë për fjalë ka cituar thëniet e Dedës, që dukej se nuk ishte fort i qetë. Në fakt, për të qenë të sinqertë, duhet të pranoj se në shumë momente kontakti me Dedën ka qenë drejtpërdrejtë në gjuhën shqipe. Megjithatë, për të qenë sa më i saktë në ato që ai dëshironte të shprehej, kërkonte të fliste me përkthyesin e tij.



Replika me Fushajn

Përgjithësisht, ajo çka Dedës i kishte mbetur në mend, nga shkrimi i djeshëm te “Sport Ekspres”, ka qenë deklarimi i presidentit Fushaj, sipas të cilit “Deda nuk e njeh sa duhet futbollin shqiptar”, ndaj kjo ka qenë, ndër të tjera, edhe arsyeja që nuk e ka bindur shumë për ta votëbesuar sërish në krye të Vllaznisë. “Unë nuk kam asgjë me presidentin Fushaj, madje e falënderoj shumë atë, klubin Vllaznia, pjesëtarët e skuadrës dhe tifozerinë, për bashkëpunimin që kemi patur së bashku”, thekson Deda, që më tej del pikërisht aty ku i “dhemb”. “Nuk mendoj se është e drejtë të thuhet për mua që e njoh kampionatin shqiptar, sepse për këtë flasin më së miri faktet, kur unë jam fitues i tre trofeve me Vllazninë, një titull kampioni, Superkupë dhe sivjet kupën, ndërkohë që edhe me Erzenin e Shijakut jam shpallur kampion në minifutboll. Përveç drejtimit në pankinë, unë kisha ndjekur më përpara shumë ndeshje të Vllaznisë në “Loro Boriçi”, pa llogaritur se kam qenë pranë saj edhe në dy fazat përgatitore, verore dhe dimërore”, thotë Haxhiosmanoviç, që duket qartë se kërkon të heqë atë imazh, që sipas tij e ka marrë me pa të drejtë nga presidenti. “Në vendimin që mund të ketë marrë preidenti Fushaj, për mos qenë unë më pjesë e skuadrës, ka shumë mundësi të ketë ndikuar edhe një listë prej shtatë futbollistësh veteranë, për të cilët kam kërkuar që të largohen nga skuadra, çka mund të mos jetë në preferencën e tij” është shprehur Deda.


Projekti i Dedës

Haxhiosmanoviç e ka dhe një peng tjetër, nga biseda “kokë më kokë” me presidentin Fushaj, çka sipas tij mund të jetë bërë shkak i këtij pozicionimi. “Më ka mbetur peng diçka, që ndoshta edhe mund të ketë ndikuar për momentin te Fushaj. Në momentin kur po bisedonim, unë në fakt nuk isha i përgatitur për t’i serviruar atij emrat e nevojshëm për merkaton, sidomos ata të kampionatit shqiptar, që duheshin për të ndërtuar skuadrën e re”, thotë Deda, i cili, i ngacmuar edhe nga një thënie në kalim e sipër e numrit një të klubit shkodran, se “takimi i tretë me Dedën edhe mund të mos bëhet”, ka kërkuar prej gazetës sonë që t’ia plotësojë këtë dëshirë, duke paraqitur një listë, që ai e ka përgatitur sapo ka mbërritur në Podgoricë. Kështu, në listën e Dedës për Vllazninë e re janë dinamovitët Allmuça dhe Diob në mesfushë e mbrojtje, Devolli i Partizanit, shkodrani Belisha, Lila e Veliaj nga Besa, Ahmataj te Elbasani, Shoshi tek Apolonia, korçari Ngjela dhe Mema i Flamurtarit. Por Haxhiosmanovi është shprehur entuziast, gjithnjë nëse do të qëndrojë në drejtimin e Vllaznisë, edhe për elemetin e ri mjaft të talentuar që ka skuadra brenda. Sidomos vlerëson Rraboshtën, për të cilin thotë se është merita e tij që e hodhi në fushë si titullar në pesë ndeshje. Së bashku me të, sipas Dedës, ka edhe të rinj të tjerë, jo vetëm ata që janë aktualisht te Vllaznia, por edhe Ada, Veleçiku, Akademia e Vllaznisë dhe në ekipin zinxhir të Borshit. Megjithatë, këto janë vetëm plane në letër, pasi mundësia për t’i vënë në jetë Deda ka për të qenë e vogël, sepse Fushaj mund të ketë bërë hapa përpara me kandidatura të tjera. Sidoqoftë, një takim i tretë, mes dyshes Fushaj?Haxhiosmanoviç edhe mund të realizohet dhe gjërat mund të marrim drejtim tjetër. Por, edhe nëse mbyllet me kaq, Deda mendon se në mospreferencën e presidentit, për ta mbajtur sërishmi në krye të skuadrës, ka ndikuar edhe lista, që i ka paraqitur presidentit, me emrat e shtatë futbollistëve veteranë për t’u larguar nga Vllaznia.





DEDA E PSON PER TE DISATEN HERE NGA FUTBOLLISTAT DEMELE QI NUK DOJNE ME U STERVITE :evil: :evil: :evil: :evil: :evil:

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Post by loroborici » Sat, 24 May 2008 , 23:13

Nuk ka mujt me gjet tan ajo Shkoder nhji trjaner made in Shkoder, aaa?
Vllaznia ne zemer
Image

Altin
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 271
Joined: Sat, 01 Mar 2008 , 16:38

Post by Altin » Sat, 24 May 2008 , 23:17

AGIM CANAJ do ta drejtoj vllaznin deri ne mes të sezonit dhe me pas do largohet.Siç e beri me dinamon.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sun, 25 May 2008 , 02:21

une mendoj se lista e dedes me lojtaret qe kishte paraqitur ishte nje list kampionesh ,kurse me 7 futbollistat dembele ai ka dasht me i shkemby me partizanin dinamon dhe tiranen dhe per mendimin tem ka ba nje liste fantastike por fushaj nuk don me harxhu shume pare nga xhepi i tij dhe mendoj se kjo asht arsyja qe deda asht shkarku.nese mendimi jem nuk asht i mire atehere pres kritika .mendoj se cdo njeriut mendimi jem i pelqej. :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sun, 25 May 2008 , 02:23

nese lozim prap me iket ekip vitin tjeter nuk kena gjan ne terezi.une mendoj se lista e dedes ishte shume e sakte .ata lojtare jane kampion me skuadra qe lozin .po me vjen nese deda nuk do te rrije ne pankine.

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Post by sportist_shkodran » Sun, 25 May 2008 , 04:24

Pa ku asht hajri jon ma shook,tuj i nderru trainerat nji paradite nji mazdite,e kerkojm na me pa futboll,ooote na e ka marr i mallkumi ne dor,e asht shum zor me ba hajr.Atje lypet as nji njeri mas me ju afru stdiumit ne dit ndeshjesh,pa kta pleha pa lozin me njenjat e nji qyteti qe let mendesh per futboll.
Me vjen keq pa as simjet skena me pas gja per terezi.
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

matrix-kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 227
Joined: Sat, 17 May 2008 , 17:24
Location: torino

Post by matrix-kuqeblu » Sun, 25 May 2008 , 10:58

len se kto futbollistat tane skan force me perballu stervitjen qe ju bane deda e per kut e dojne me largu lene se ku ashte tranjer qe i duhet skuadres te vllaznis. e per sa i perket canaj une them vetem e bijne ne shkoder mos me e lane pa pune se per mua nuk me pelqen si tranjer gjithsesi ne dore tane kut pune e ka valter
Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sun, 25 May 2008 , 17:50

mu me kam ike qefi e nuk merrem ma me kta marrina asht e kot me foll trunin, se sa te jen ita drejtus ne krye te skuadres te njajtat gjana kan me u perserit, nuk mesojn kurr ba.

une vetem kam met te shpresa se ishalla po na ike pesidenti. se gja tjetur asht e kot.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Trajneri i Vllaznise per sezonin e ardhshem do te jete Canaj

Post by jeti » Sun, 25 May 2008 , 17:50

Image

Trajneri i Vllaznise se Shkodres per sezonin e ardheshem 2008-2009 do te jete Agim Canaj

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Trajneri i Vllaznise per sezonin e ardhshem do te jete C

Post by jeti » Sun, 25 May 2008 , 17:56

jeti wrote:Image

Trajneri i Vllaznise se Shkodres per sezonin e ardheshem 2008-2009 do te jete Agim Canaj


KY VENDIM QE U MORR ME NDERRU TRAJNERIN PAK SI I NXITUM.
TE PAKTEN KESHTU E SHOF UNE.
DEDA NUK ASHT TRAJNER I KEQ
AI KA MERITAT E VEDA PER SA I PERKET PUNES DHE PASIONIT QE KA PER VLLAZNIN.
DEDA DUHET TE RRITE TE PAKTEN EDHE PER KUPEN UEFA SEPSE ESHTE TRAJNER I SUKSESHEM NE PERBALLJET EVROPJANE.
PER MENDIMIN TIM DEDEN E HEKEN 6-7 FUTBOLLISTA VETERAN QE KA VLLAZNIA.
GJYNAH.


---- Kujdes kategorine dhe temat--- Admini

matrix-kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 227
Joined: Sat, 17 May 2008 , 17:24
Location: torino

Post by matrix-kuqeblu » Sun, 25 May 2008 , 18:55

sma paska plotsu deshiren mu walteri me vu ne stol fatmir zhegen :lol: :lol: e me paska vu kut agim canaj
Image

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Post by loroborici » Sun, 25 May 2008 , 19:45

Nuk bante keq, presidenti jon i nderue me i ba nji tel Hafizit? :roll:
Vllaznia ne zemer
Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 25 May 2008 , 20:32

Ktu per mu jane 2 arsy qe kan te bajne me largimin e Dedes!
E para asht aja qe tha vet trajneri qe kta shke..... 7 lojtarsh e kan perzane se zdojne me u lodhe shum por dojne me i marre ndeshjet neper tavolina klubesh edhe e dyta qe lojtart qe ka kerku trajneri malazez kushtojne e presidenti jone se ka ner men me shpenzu asi kokerr lekut por tesh po blen nej lojtar 2 leksh sa me ja mylle gojen opinjonit publik.
Fakti qe jane 7 lojtar qe e kan largu nuk me habit hiç se mrena ekipit kta lojtar bajne ligjin(e di te sigurt)!Njikta pra vllezen jane lojtart shkodran qe na kena lkerku me ngulm me i pase ne ekip!!!!!!!!!!!!!!!!!Lum per ne qe i kena!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sun, 25 May 2008 , 22:11

vllaznia1919 wrote:
Njikta pra vllezen jane lojtart shkodran qe na kena lkerku me ngulm me i pase ne ekip!!!!!!!!!!!!!!!!!Lum per ne qe i kena!

eh ke fol fjal arit itesh

te tan na kena sha presidentat e vllaznise, se pse nuk na bijn lojtaret shkodrane, por nuk kena mendu edhe kto efektet e tjera qi mund te ket nji ekip shkodransh,
po iu them ba me vu edhe nji tranier shkodran do te kishte me shku puna shume keq, ngaqi na nshkoder ia dijme lezetit, qejfit e rehatise ma mire se kerkush tjeter

gladiatori_verdheblu
Antar
Antar
Posts: 37
Joined: Mon, 21 Apr 2008 , 21:29
Location: elbasan
Contact:

Post by gladiatori_verdheblu » Sun, 25 May 2008 , 22:16

ju lumte keni zgjedhur nje tranjere shume te mire .suksese vllaznise me tej
une jam gladiatori.verdheblu gjithmone me ju

User avatar
rai
I Perjetshem
I Perjetshem
Posts: 627
Joined: Sun, 08 Jul 2007 , 00:20
Location: n'kry t'mahalls
Contact:

Post by rai » Mon, 26 May 2008 , 00:59

Menyra se si asht largu Deda nuk m'pelqen. Megjithate kjo i perket te kalumes. Tash ne bankine kena Agim Canaj....
Si futbollist ka ken shume puntor, gjithmone si te Flamurtari si te Dinamo ai ka ken motorri i mesfushes. Si trajner vlen me permend suksesin ne krijimin e Dinamos se vjetshme. Ishte Canaj ai qe arriti te shihte te Abraham, Allmuca, Pisha e naj tjeter ate qe se shihnin tjeret te ta, te Tirana.
Nuk kam te shame per punen e tij si trajner por....Ai asht lab mor Zot, e pri atyne "labve me gjak Dinamovit"....ca e lidh ket me gjakun Kuqeblu ? apo vetem rroga.....Nuk di por Deda per mu asht shume ma i zoti se Canaj.
Do doja me dit a ka pas naj perpjekje me pru ne kry te Vllaznise nej specialist shkodran ? si psh Zhega, Hafizi, Tan Bushati, Hys Zmijani, apo naj tjeter....si disa trajnera qe po shkelqejn me ekipet e moshave te Vllaznise F.Borshi, Kujtim Shaba .....Kisha me thane se do ishte ma mire naj njeni prej tyne se Canaj.......megjithate.....
SUKSESE VLLAZNIA :!:
VLLAZNIA - mei unus, verus, precipuus ferveo

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 26 May 2008 , 15:41

Jam dakort me V1919,

Menyra se si jane tu u hek tranjerat tek Vllaznia nuk asht aisfije gja e mire (nuk asht hera e pare qe largohen kshu tranjeret prej Vllaznise!!), pasi tranjrat e tjer qe vijne tek Vllaznia nuk punojne te qete, lojtaret nuk nigjojne tranjerin, nuk ka disipline e masandej normale qe uk vijne as rezultatet.

Sa i takon tranjerit , une sjam dakort qe me ken shkodran se si ka shkru MrB kishte me u ba ni rehatllek i madh ne ekip e s'kishte me e ca kush b** per asigja.

Canaj nuk asht tranjer i keq, e nuk do kisha fillu me e paragjyku se asht lab, apa ca asht se i kena pa edhe ata kuqeblute tone qe spa e cajne kryt per tifozllek e per ngjyra !!!!

Ishalla i prihet mbare Canaj e ishalla drejtusit kane me i dhane fuqi te plote!!!!
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 31 May 2008 , 00:23

une e kam dasht qe kur u largu josa mirepo tash ky largimi misterioz i dedes nuk me pelqen aspak
i perjashtuar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sat, 19 Jul 2008 , 22:34

Canaj dhe Lika, fituesit e Europës

Nuk ka miliona si një president, nuk është orator i lindur, nuk bie në sy të kamerave. Por është një trajner për së mbari. Agim Canaj ka atë që i duhet në profesionin e tij, ndonëse shumë nga pronarët e sotëm jo të ligjshëm të futbollit shqiptar as nuk ia cek dot mendja rëndësinë e kësaj. Fitorja 2-1 e Vllaznisë në fushën e Koperit, urojmë me gjithë shpirt, të jetë një fitore e vërtetë futbolli, jo sukses “1x2” dhe, nëse është kështu, i pari njeri që duhet të marrë një “të lumtë” të madhe është pikërisht Gimi.

Punoi mirë tek Besa, tek Lushnja, tek Dinamo nga e cila e larguan në vend të parë. Gimi është nga ata që të mbush zemrën me shpresë se në këtë vend me deficit vlerash njerëzore, ekzistojnë edhe njerëzit e duhur. Të urojmë që presidenti i Vllaznisë, Fushaj, ta kuptojë këtë dhe ta lejojë trajnerin të punojë qetë më shumë se një vit, sepse kështu do të mundë të kalojë në të ardhmen më shumë se një turn në kupat e Europës.

Hasan Lika nuk fitoi, porse barazoi, ndonëse një 0-0 jashtë fushe në Europë gjithnjë është rezultat i mirë. Pasi presidenti Albert Xhani nuk bën më akrobaci si dikur, qendrueshmëria e grupit dha fryte dhe largimet e disa emrave nuk u ndjenë. Të paktën për ndeshjen e parë.

Një e vërtetë e madhe e futbollit u vërtetua: Më shumë vlerë ka skuadra sesa individi. Pavarësisht se për ç’shkak ikën lojtarët nga Partizani, sërish prania e trajnerit me përvojë Hasan Lika dhe përmbajtja gjithnjë e më e madhe e Xhanit janë një garanci për sukses.

me pelqeu shum ku artikull bile artikulli ma i mire i albania-sport qe une kam lexu ne kyt faqe
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Post Reply