Kampionati i Femrave në futboll

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Kampionati i Femrave në futboll

Post by Edmond-Cela » Tue, 07 Aug 2007 , 20:34

Medin Zhega “zbret” femrat shqiptare në fushën e blertë
Së shpejti edhe femrat shqiptare do të luajnë futboll. Edhe ato do të kenë federatën, kampionatin dhe skuadrat e tyre, ashtu sikundër ndodh në shumë vende të rruzullit tokësor. Iniciativa vjen nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka vendosur dje që të organizojë edhe një kampionat për femrat.

Komiteti Ekzekutiv i mbledhur dje në ambientet e kësaj federate ka optuar për ngritjen e një komisioni, i cili do të merret me organizimin e futbollit të femrave në Shqipëri. Gjëja që të bie në sy në këtë komision, është pjesëmarrja si kryetar i ish-trajnerit të kombëtares shqiptare, Medin Zhegës. Ky i fundit është edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë në historinë e saj një kampionat futbolli ku mund të luanin femrat. Kjo edhe për faktin se futbolli dhe disa sporte të tjera si boksi dhe peshëngritja deri në vitet ‘90-të është parë më tepër si ekskluzivitet i meshkujve. Ndërkohë që në dekadën e fundit të shekullit XX dalëngadalë u ringjall peshëngritja për femra dhe tashmë synohet që edhe futbolli të pushtohet nga këto të fundit. E vetmja femër që ka luajtur deri tani një ndeshje futbolli ka qenë këngëtarja vlonjate, Aurela Gaçe. U desh që në tapetin e stadiumit “Qemal Stafa” të zbrisnin balerinat italiane në një ndeshje ndaj artistëve shqiptarë që në fushën e lojës të shikonim edhe një femër shqiptare.

Fakti se në krye të komisionit është vënë një figurë e madhe e futbollit shqiptar gjatë viteve ‘60-‘70 tregon për seriozitetin me të cilën e ka marrë federata zbritjen në fushën e blertë edhe të futbollisteve femra në një të ardhme të afërt. Medin Zhega është ndër të vetmit trajnerë shqiptarë që ka kryer studime në shkollën e trajnerëve të Koverçianos në Itali. Si i tillë ai është parë nga KE se personi i duhur për të ngritur futbollin e femrave në Shqipëri. Si futbollist ai ka luajtur për 18 vjet, nga viti 1961 deri ne vitin 1979. Ndërsa si trajner ka drejtuar Vllazninë, ekipin kombëtar të U-21, ekipin tonë përfaqësues në eliminatoret e kampionatit botëror 2000-2002 si dhe ekipin F.K. Shkëndija HB Tetovë, Maqedoni gjatë sezonit 2002-2003. Aktualisht ai është anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Tue, 07 Aug 2007 , 20:48

si shume shpejt kjo gja se jena pak si mrapa me mentalitet
apo mos dona me hap ma shume horizont per konflikte
sbesoj se shkodra do e krijoje nje skuader
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 08 Aug 2007 , 00:57

Per mendimin tem nuk asht shpejt.
Biles ishte dasht me u kriju ma pare.
Ne menyre qe me pas pjesmarrje duhet qe me ba nji fushate te madhe publicitare, tu fillu prej shkollave 8-vjecare apo edhe te mesme ne menyre qe me fillu me grumbullu lojtare.

Ne Shkoder njashtu sic thu ti naqe ka me ken pajk e veshtire por ma thet mendja se mentaliteti sportiv mundet me fitu :wink:
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 08 Aug 2007 , 14:01

Do te ishte nje shemull qe nuk jena aq mrapa sa menohet po tu bata kja gja ne Shkoder.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

PARTIZANI
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 945
Joined: Fri, 18 May 2007 , 16:25
Location: ITALIA
Contact:

Post by PARTIZANI » Fri, 10 Aug 2007 , 12:23

mua me duket disi e veshtire qe te behet tamam :evil:
FORCA DEMAT E KUQImage

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 10 Aug 2007 , 13:36

Futboll femrash, kampionat 3-ditor në Sarandë



Sporti më popullor në botë, futbolli, po fillon përhapjen edhe te femrat shqiptare. Edhe pse për shumë vite është cilësuar si një sport ekskluziv për meshkujt (në Evropë vetëm vendi ynë dhe Turqia nuk i njeh kampionatet e femrave në këtë disiplinë), situata tashmë është drejt ndryshimit. Vetëm pak ditë pasi FSHF-ja ka krijuar një grup pune për praktikimin e futbollit edhe nga "seksi i dobët", të hënën pritet të startojë kampionati i parë. Aktiviteti i promocionit, që do të organizohet në Sarandë, zgjat tri ditë dhe aty do të marrin pjesë gjashtë ekipe: Rubiku, Tirana, Durrësi, Shkodra dhe dy skuadra të tjera që janë eksperimentale. Organizatori Genc Ymeri ka sqaruar se takimet do zhvillohen me sistem eliminimi, duke u shprehur optimist se ky aktivitet i hap rrugën përhapjes së futbollit të femrave në vend.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 11 Aug 2007 , 18:46

Në Juban, atje ku prej dy vitesh luhet futboll femrash

Vendimi më i fundit i Federatës Shqiptare të Futbollit për krijimin e sektorit të femrave, është pritur mjaft mirë në rrethin e Shkodrës. Në veçanti për vajzat e fshatit Juban, vetëm pak kilometra larg qytetit të Shkodrës, të cilët për afro dy vite sterviten rregullisht në një ekip zyrtar pranë kompleksit sportive të Jubanit. Ka qënë një inciativë e pasionantit Ferdinand Jaku, pronar i kompleksit sportiv të fshatit, i cili në rolin e sponsorizuesit, në bashkëpunim edhe me trajnerin Marin Jaku, formuan grupin e vajzave, të cilat iu përgjigjen me shumë kënaqësi ftesës për tu rreshtuar në ekipin e futbollit. Janë vajza të moshës 15 deri në 22 vjeç, të cilat, kanë sfiduar bashkëmoshataret e tyre të qytetit duke marrë këtë rrugë të bukur dhe interesante. Terezina Idhija, kapitene e skuadrës, për të vijuar me Loreta Jaku, Terezina Palushi, Mirela Mirela Idhija, Emanuela Jaku, Xhulja Preçi, Rovena Palushi, Dorina Gjoni dhe Gilberta Marku, janë futbollistet femra të përzgjedhura nga dyshja Ferdinand dhe Marin Jaku për të përfaqësuar Shkodrën në një turne kombetar që do të zhvillohet nga data 12 deri me 14 në qytetin bregdetar të Sarandës. Vajzat kanë lënë prapa paragjykimet, apo thashethemet e fshatit duke u bërë pjesë e skuadrës së futbollit, madje duke bërë qënë pjesëmarrëse e shumë ndeshjeve, sidomos jashtë vendit, si në Maqedoni e Mal të Zi, ku kanë patur ftesat përkatëse. Madje, këto ditë, ato janë duke u përgatirtur për një Turne Kombëtar Futbolli, i cili është planifikuar të zhvillohet në qytetin bregdetar të Sarandës.

-----------------------


Urime ktyne vajzave per iniciativen si edhe ishalla ndahen sa ma mire ne turneun e Sarandes.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 11 Aug 2007 , 19:33

I lumte per zotin se jane tuj ba gja te madhe shum.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

tironsi_tr
Mysafir i Rrespektum
Mysafir i Rrespektum
Posts: 503
Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
Location: TR 1920 A

Post by tironsi_tr » Sat, 11 Aug 2007 , 21:56

Edhe mu me pelqeu kjo iniciative. Futbolli nga femrat ka vite do thoja qe luhet ne Shqipni, por s'eshte ndermarr asnje iniciative kolektive ose nga FSHF. Edhe sic e pame ne Sarande s'do mungojne 2 Shkollat Futbollistike me te vjetra e me shume tradite sic jane Tirona dhe Vllaznia. Suksese gjithe gocave. Persa i perket mentalitetit, ne s'jena as arab, as turq qe te kena keto mendime negative do thoja per nje shoqeri qe jeton ne zemer te Evropes. Kush di mjaft mire historine e futbollit ne vend, ke Shallvaret ne Tirone qysh 1920-1930-1940 shkohej te fusha me grate kur luante Tirona, ose Shkodranet vijshin bashke me grate ne ndeshjen me te madhe te asaj kohe Tirona-Shkodra, kshuqe s'e ka fajin mentaliteti, sepse ne kurre s'kena qene kurre mbrapa me nje te tille, por na lane ato 50vjet mbrapa... ku gruaja ishte njisoj me burrin edhe traktoriste ishte edhe tullaxhie (pune qe as nuk i takonin), por ama gruas ne shoqeri si merrej parasysh as gjys fjale.
Koha per Ndryshim! :lol:
Se Tirones Deri Me Sot Vec Tironsi 24Karat i Ka Dal Zot!!!!

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 11 Aug 2007 , 22:06

po pra mendoni shqiprine kampione europe per femra
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 12 Aug 2007 , 15:21

“Kupa e Promocionit”, futbolli i femrave mbërrin në Shqipëri

“Kupa e promocionit” është i pari aktivitet i mirëfilltë i futbollit të femrave në Shqipëri. Pas disa tentativave lokale për organizime të aktiviteteve të moshave, kjo është përpjekja e parë për të institucionalizuar një veprimtari sportive të këtij lloji në Shqipëri. Aktiviteti është ide e gazetarit të njohur Genc Ymeraj, i cili në mënyrë pasionante, pas shumë përpjekjeve e vështirësive, arriti të sigurojë pjesëmarrjen e 4 skuadrave të mirëfillta të femrave. Në një intervistë për gazetën “Albania” ai shpjegon sesi do të zhvillohet “Kupa e Promocionit”, ekipet pjesëmarrëse, veçoritë e vlerat e pritshme të kësaj veprimtarie që zhvillohet për herë të parë dhe synimet për të ardhmen...

Futboll femrash në Shqipëri... Shumëkujt mund t’i duket një ide dhe jo një realitet. A ka ndonjë traditë, sado modeste, në këtë drejtim?

Në fakt duhet pohuar se i pari qytet që ka patur një ekip futbolli në vendin tonë është qyteti i vogël i Rubikut. Rreth vitit 1992 në qytetin me 4 mijë banorë u ngrit i pari ekip i femrave. Ecuria e tij ishte e kënaqshme, aq sa 5 vite më vonë, ekipi mënjanonte pa vështirësi ekipin e meshkujve të qytetit. Por mungesa e një gare mes ekipeve të qyteteve të ndryshme e tkurri edhe ekipin e Rubikut. Tani ky ekip është ringritur pas këmbënguljes sonë dhe shefit të sporteve që në qytet njihet si “ministër i Sporteve” të Rubikut, Viktor Pepa. Ky është dhe ekipi i parë pjesëmarrës në Kupën e Promocionit.

Po për ekipet e tjera, ç’mund të thoni?

Tashmë ka pesë vjet që në kryeqytet ka nisur të stërvitet e të luajë një ekip futbolli femrash. Lojtaret e para ishin përgjithësisht vajza të Akademisë së Sporteve, të cilat për një kohë të gjatë ëndërruan të pushtonin fushat e mëdha të futbollit. Është për të ardhur keq që pak prej tyre janë në ekipin e sotëm të Tiranës. Ndërkohë, prej 3 vitesh një tjetër ekip futbolli femrash “lulëzon” në Juban të Shkodrës. Afro 12 vajza stërviteshin në mënyrë të rregullt nga Marin Jaku, që sot është trajner i ekipit që përfaqëson Shkodrën. Ekipi i katërt vjen nga Korça. Një trajner pasionant si Koço Dino organizon kampionate lokale. Kjo e bëri krejt të lehtë ngritjen e një ekipi konkurrues edhe në rang vendi. Ndër 4 ekipet që përbëjnë bazën e aktivitetit ka elemente të talentuara. Mosha e vajzave varion nga 16 deri 30 vjeç.

Si do të organizohet kjo veprimtari?

Nuk ka ndonjë ndryshim thelbësor nga garat e tjera sportive, me karakter konkurrues. “Kupa e promocionit” do të jetë një minikampionat futbolli. Ekipet pjesëmarrëse do të do të luajnë për 3 ditë, me sistem rrethi, për të përcaktuar fituesin. Është përpjekja e parë për të institucionalizuar një veprimtari të futbollit të femrave në Shqipëri.

A keni gjetur mbështetje nga strukturat shtetërore, apo organizma të tjerë? Çfarë synoni për të ardhmen?

Kemi përkrahjen e zyrtarëve të lartë në FSHF, të cilët do ta ndjekin drejtpërdrejt e do ta vëzhgojnë aktivitetin tonë, si dhe të strukturave të pushtetit lokal në Sarandë. Kemi gjithashtu mbështetjen financiare nga AMC-ja dhe Raiffeisen Bank si dhe nga sponsorë të tjerë më të vegjël, të cilëve u jemi mirënjohës. Ideja ime është që futbolli i femrave të fillojë të luhet shumë shpejt edhe në fushat e mëdha. Mbarëvajtja e aktivitetit do të ishte një ogur i mirë për të organizuar të tjera kupa dhe ndoshta shumë shpejt një kampionat femrash në Shqipëri. Pas kësaj, Shqipëria do të ketë një përfaqësuese të femrave për fushat e mëdha. Shpresohet që në shtator përfaqësuesja e Shqipërisë në futbollin e femrave të luajë disa takime miqësore në Maqedoni, me përfaqësuesen vendase dhe ekipe të ndryshme. Maqedonia zhvillon një kampionat të rregullt të futbollit të femrave dhe madje përfaqësohet edhe në gara europiane të këtij lloji.

Albania Sport
Vllaznit Ultras

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Fri, 12 Oct 2007 , 20:31

lajme per futbollin e femrave

shikone vidion http://www.balkanweb.com/sitev4/newsadm ... p?id=10124
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 13 Oct 2007 , 14:30

Edhe ne futboll femnash Tirana e paska i shkodrane. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 14 Oct 2007 , 07:42

duhet me e ba 1 ndeshje miqesore na ktu te forumit kunder femnave te tiranes :lol: :lol: :lol:
kapitene skuadre kena gocen_sportive :lol: :lol:

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Wed, 28 Nov 2007 , 22:37

Kupa e Pavaresise, Finalja Vllaznia - Tirane

tirana she vllaznia jane dy skuadrat finaliste te kupes se pavarsise ne futboll qe po zhvillohet ne Vlore dhe ku marrin pjese 4 ekipe femrash. vllaznia ka rrahur triumfonte perball Rubikut, kurse tirans kan mundur 2-0 Korcen. Sot luhet finalja
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 29 Nov 2007 , 14:09

Kan fitu vajzat tona 1-0!
Pupupppu,edhe vajzave ja kena msu fotbollin.Uhhhh ke kena rrahe ne finale. :lol: :lol: :lol: :lol:
Mas e lexo ti naqja tr! :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Thu, 29 Nov 2007 , 21:56

bravo ju qoft femrave shkodrane
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Fri, 30 Nov 2007 , 01:05

Fotoja

Image
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

tironsi_tr
Mysafir i Rrespektum
Mysafir i Rrespektum
Posts: 503
Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
Location: TR 1920 A

Post by tironsi_tr » Fri, 30 Nov 2007 , 03:10

Urime Femrave t'Shkodres per fitoren e Kupes.

Cuna, me mir ju se na i tjeter, une e kom thon me vakt ket. Mesa pash at vidion iher, nuk mu duk se ngjova nanji me theksin tim te omel, kshuqe... Megjithate, na rroft emri!

Persa i perket finales se Kupes se Pavarsise, fola jo shume larg se para na 2oreve me nje shokun tim qe osht ne Shqiperi e nje dor cunash nga Tirona kishin shku deri ne Vlore, edhe tha se gocat lujn mo me inot se cunat futboll, se cunat lujn per xhepin ato lujn per shpirtin e tyne. Ishin habit, edhe me tha se duhet me i mbeshtet ato vajza qe kon mor nji iniciative aq te madhe, si e lujtmja e futbollit ne at ven qe e dim te gjith si osht Shqipnija. Per t'ju kthy neshjes, iher kishte zbrit Vllaznia me sulm ne porten tone, ene ka goditje denimi mas perplasjes se topit ne traverse shpina e portieres tone e ka bo gol (vetgol sic do thoshte B.Dizdari :lol: ).
Kishte plas dhe sherr ne fushe duke qene se portierja shkodrane ishte fut keq, edhe ishin kap prej flokesh ishin knoq. :lol:

Edhe iher urime vajzave shkodrone, por dhe gjith atyne vajzave qe kon mor pjese, sepse sic e thash ne at ven duhet kurajo modhe, edhe osht nji hap perpara.

Mar e mir.
Se Tirones Deri Me Sot Vec Tironsi 24Karat i Ka Dal Zot!!!!

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 12 Oct 2008 , 01:16

ca u ba me kete kampionatin
i perjashtuar

Post Reply