Përfaqsuesja e Kosoves

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Përfaqsuesja e Kosoves

Post by Man in Redblue » Fri, 16 Feb 2007 , 14:50

Duke marr shkas nga shum shkrime te kohve te fundit kryesisht tek
http://www.albaniasoccer.com/al/ mbi te ardhmen e Komtares son dhe mundisn e nji ose dy komtareve po hapi kyt tem,
Si mendoni, a duhet me pas nji Komtare tperbashkt mbarshqiptare apo ne nvedi e Kosova nvedi. Kjo asht nji ceshtje qi me shqetson shum, sepse noshta ne eliminatoret e ardhshme ka mundsi qi te lujm pa Berishen, Beqajn, Currin, Dallkun etj.
Ma posht asht nji shkrim qi me pelqern shum, i marr prej faqes se lartpermendur.

Futbolli ka në dorë shansin e ndërtimit të një politike mabarë kombëtare


Speciale nga Bashkim Tufa

Ajo që para pak kohësh ishte një ëndërr, tani është thuajse një realitet. Finlandezi Marti Ahtisari, negociatori i OKB‑së për “çështjen e Kosovës”, ka pak ditë që e ka paraqitur paketën e propozimeve. Sipas tij, Kosova, brenda këtij viti do të jetë një shtet i ri me pavarësi të kushtëzuar, nën protektoratin dhe kujdesin e OKB‑së. Pa hyrë në detaje, ajo do të ketë të drejtë të ketë organet e saj administrative, kushtetuese dhe legjislative, të marrë pjesë dhe të anëtarësohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare, etj., etj. Kështu, Kosova, pas miratimit të kësaj pakete nga Këshilli i Sigurimit, mund të bëhet pjesë edhe e OKB‑së, mund të aspirojë për t’u anëtarësuar në BE, mund të kërkojë të afilohet në organizatat sportive të CIO‑s, FIFA‑s, UEFA‑s, por edhe në federatat e tjera sportive ndërkombëtare. Nga sa dimë, në këto të fundit, drejtuesit e sportit kosovar, veçanërisht ata të futbollit, prej kohësh i kanë bërë kërkesën FIFA‑s dhe UEFA‑s për t’u bërë anëtarë të tyre, kërkesë që për mungesë të një statusi politik, çka është kusht dhe domosdoshmëri e këtyre organizatave, nuk janë pranuar. Tani, e ashtuquajtura “paketa” Ahtisari, duket se këto pengesa i bën të përkohshme…
Një ngjarje e tillë, sigurisht me përmasa historike për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar, nuk ka se si të anashkalojë dhe të mos prekë edhe sportin shqiptar. Kjo për arsyen e thjeshtë, se në vitet e para të këtij shekulli, një numër i konsiderueshëm sportistësh kosovarë, në pamundësi për të shfaqur aftësitë dhe talentin e tyre, janë përfshirë të ekipet tona kombëtare dhe kanë përfaqësuar Shqipërinë. Krejt natyrshëm, ngjarja dikton pyetjen: Me kë do të garojnë dhe kë do të përfaqësojnë në të ardhmen e afërt këta sportistë kosovarë, Shqipërinë apo Kosovën? Më alarmante, për të mos thënë apokaliptike, kjo gjendje bëhet për futbollin, kuqezinjtë e ekipit kombëtar. Çdo të bëhet me futbollistët kosovarë, që aktualisht luajnë me kombëtaren shqiptare? Kjo, sepse numri i tyre në këtë sport është më i madh, dhe për hir të vërtetës duhet pranuar, se ata kanë dhënë një kontribut të konsiderueshëm dhe kanë qenë një burim me vlerë për kuqezinjtë e futbollit në këto vitet e fundit. Me kë do të luajnë ata, me kombëtaren e Shqipërisë apo atë të Kosovës? Sigurisht, një gjë e tillë, duke iu referuar praktikës së deritanishme të përdorur nga FIFA, kjo është një çështje që i përket vetë futbollistëve për të vendosur se me kë duan të luajnë. Kështu ka ndodhur me rusët, ukrainasit, kroatët, kryesisht me ish‑futbollistë të vendeve të lindjes, që pas viteve ‘90 këto vende janë shpërbërë. A thua kështu do të ndodhë edhe me futbollistët kosovarë, që luajnë me Shqipërinë, apo edhe me ekipet kombëtare të vendeve të tjera?
Kam ndjekur mbrëmë me mjaft kujdes emisionin “Zonë e ndaluar” të gazetarit Andi Bushati, të trasmetuar në TV Klan, me temën: “Një kombëtare përgjysmë?” Ishte një temë, që më kishte ngacmuar vazhdimisht këto kohët e fundit, madje në njëfarë mënyre më dukej sikur Bushati ma kishte “vjedhur”. Kam dëgjuar me kujdes intervistat me futbollistët kosovarë kuqezinj, Besnik Hasit, Arjan Beqajt, Armend Dallkut dhe Adriatik Currit, të cilët shpreheshin rreth kësaj çështjeje. Kam ndjekur edhe bisedën në studio me presidentin e FSHF‑së, Armand Duka, rreth këtij problemi. Kam ndjerë te futbollistët dilemën dhe dyzimin e tyre të përkohshëm për t’u shprehur se me kë do të luajnë në të ardhmen, me Shqipërinë apo Kosovën. Portieri Beqaj ishte i vendosur, do të luante për Kosovën, duke e justifikuar dhde veshur zgjedhjen e tij me motive patriotike. Kur të vijë koha dhe të shtrohet alternativa e zgjedhjes, kam përshtypjen se edhe futbollistët e tjerë kosovarë do të ndjekin shembullin e Beqajt. Ndjenjat dhe motivet nacionaliste do të përcaktojnë.
Jam dakort me mendimin e presidentit Duka, që kjo çështje, edhe pse është problematike për kombëtaren tonë kuqezi, nuk ka përse të amplifikohet dhe ne që tani të fillojmë t’i biem këmbanave të alarmit. Kjo do të krijonte trysni psikologjike mbi futbollistët. Por, nga ana tjetër, nuk jam dakort që kjo çështje të vishet me tisin e “tabusë” dhe të rrimë në pritje, deri sa “bomba” të na plasë në duar.
Kohë më parë, besoj se të gjithëve iu kujtohet, kur tërë spektri politik, tërë populli shqiptar, nën slloganin “Një komb, një qëndrim” doli në shesh në mbrojtje të Kosovës. Nuk e di, por me gjendjen që është duke u krijuar para sportit, m’u duk mjaft oportun për ta kopjuar dhe modifikuar slloganin “Një komb, një kombëtare”. E vështirë për t’u arritur, por jo e pamundur, qoftë në aspektin juridik, por edhe në atë administrativ. Do të jetë ky një rast unikal në historinë e sportit botëror, por që do t’i përfaqësojë më denjësisht, do t’i kënaqë dhe do t’i bëjë më krenarë shqiptarët, jo vetëm në të dy anët e kufirit, por në mbarë globin ku jetojnë dhe punojnë. Ky shans iu është dhënë njerëzve të sportit, të cilët me pak dashamirësi, me largpamësi dhe të zhveshur nga interesat personale, mund t’ua bëjnë këtë dhuratë bashkëkombasve të tyre. Mjafton që ata të ulen në tavolinë dhe të përcaktojnë me objektivitet, se në cilët sporte është më e zhvilluar Shqipëria dhe në cilët ka përparësi Kosova. Kështu, si askush tjetër në kontinent, ne shqiptarët do të kemi dhe të ndërtojmë nga dy kombëtare, ku B‑ja, gjithnjë sipas meje, do të jetë në funksion të furnizimit dhe përfaqësueses A. Sepse p.sh. nuk është e thënë që Shqipëria të konkurrojë në të gjitha llojet e sportit në arenën ndërkombëtare, ashtu siç kjo, nuk është domosdoshmëri dhe nevojë edhe për Kosovën. Kjo politikë sportive e përbashkët, jo vetëm që do të ketë një kosto më të ulët financiare për të dy vendet, por do të prodhojë edhe një forcë më të madhe në prezantimin dhe përfaqësimin e sportit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Kështu fjala vjen, nëse pranojmë se futbolli aktualisht është më i zhvilluar në Shqipëri, kuqezinjtë e kombëtares shqiptare, në arenën ndërkombëtare le t’i përfaqësojë Shqipëria. Pa i marrë të gjithë sportet me radhë për të klasifikuar, çka do të jetë detyrë e specialistëve, nëse e dimë se basketbolli, hendbolli, apo ndonjë sport tjetër, janë më të zhvilluar cilësisht në Kosovë, atëherë kombëtarja kuqezi e të gjithë shqiptarëve, le të përfaqësohet nën siglën e Kosovës.
Kjo mund duket si një utopi tani, por nuk është kështu. Shikojeni problemin me qetësi e largpamësi. Sporti, kësaj here ka në dorë shansin e ndërtimit të një politike me vlera mbarëkombëtare. Të mos i harrojmë mësimet e historisë. Ishte pingpongu, sporti që i hapi rrugë miqësisë dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe SHBA‑së. Ishte volejbolli i Dinamos së femrave, ai që i hapi rrugë rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe BS‑së në fundin e viteve ‘80…
Një komb, një kombëtare! Thirrja e tifozëve kuqezinj, “O sa mirë me qenë shqiptar”, kësisoj ka më shumë vlerë dhe kuptim.

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Fri, 16 Feb 2007 , 15:18

Nuk jam plotsisht i sigurt, por me sa di un FIFA ka nji rregull qi kur nji Filan futbollist let sikur edhe vetem nji neshje me komtaren A t'nji venit, Filani s'munet me lujt ma me asnji komtare tjeter.
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Fri, 16 Feb 2007 , 15:47

Problemi asht se ka nji rregull te vecant psh. per vendet e ish BS ose Jugosllavis, por nuk asht shum e qarte kjo pun.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 16 Feb 2007 , 22:11

Rregullorja asht si thote Kuqeblu por me duket se asht si thote man i redblu per vendet e ish jugusllavise.Sepse nuk do te merrej parasysh pernryshe kalimi nga komtarja shqiptare ne ate kosovare per lojtart qe losin me komtaren shqiptare.

Mendimi jem asht qe po te bahet nji komtare e vetme do te ishim shum ma te forte sesa me ba dy komtare te ndryshme.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 17 Feb 2007 , 02:20

Krijimi i nje komtareje te vetme me duket e parealizushme.
Ne rralle te pare, nqs Kosova bahet e pavarun (shpresoj e besoj se po), nuk besoj se Shqipetaret e Kosoves do te nigjojne te mos krijojne kombetaren e tyre !! Pervec ksaj gjaje asht edhe ne menyre automatike qe nqs Kosova behet e pavarur, do te krijoj strukturat e shtetit kshu qe do te krijoje edhe federaten e saj ligjitime (e cila egziston edhe tani por nuk eshte e anetaresuar ne UEFA e FIFA), ne kete menyre automatikisht do te anetaresohet ne UEFA e FIFA.

Sa i takon largimit te ndonje lojtari per mendimin tim kjo i lihet ne dore lojtarit dhe si te zgjedhin Shqiperine apo Kosoven illoj eshte. E rendesishme eshte qe shqiperia do te kete 2 peraqesuese SHQIPETARE ne kampionatet europiane apo boterore dhe shpresojme qe qe te 2-ja keto kombetare te perfaqsojne sa me denjesisht popullin Shqiptar.
Vllaznit Ultras

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Sat, 17 Feb 2007 , 06:28

Admin wrote:E rendesishme eshte qe shqiperia do te kete 2 peraqesuese SHQIPETARE ne kampionatet europiane apo boterore dhe shpresojme qe qe te 2-ja keto kombetare te perfaqsojne sa me denjesisht popullin Shqiptar.
Nuk me duket mendim i mire, pasi mund te krijohet opinioni ne qarqet e huaja sportive, qe per shkak se jemi dy shtete te ndryshme, si rrjedhim dhe kemi dy komtare dmth qe jemi dy popuj te ndryshem, gje e cila s'esht aspak e vertet, po ja qe ai opinion krijohet :(
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Post by Shkodrani81 » Sat, 17 Feb 2007 , 09:01

kuqeblu wrote:
Nuk me duket mendim i mire, pasi mund te krijohet opinioni ne qarqet e huaja sportive, qe per shkak se jemi dy shtete te ndryshme, si rrjedhim dhe kemi dy komtare dmth qe jemi dy popuj te ndryshem, gje e cila s'esht aspak e vertet, po ja qe ai opinion krijohet :(
O njat opinion e ke kaher, pse pa thu krijohet. Shume vet jashte shtetit kujtojne se jena popuj t'ndryshem, bile habiten kur i tham se edhe gjuhen e kena njisoj.

Per ate qe tha Admini, se bahen dy kombtare shqiptare......... Pa ne s'pa jena t'zot me ba najsan me nji komtare, pa dona dy. Hala s'ja kena nigju eren kampionatit botnor apo evropian, tan kyt histori futbollit, tash dona dy komtare. Mut mar burr, pa as Kosova (ne u baft), e as Shqipnia s'ma merr mendja se bahen najher per kampionate. Me shtu nji skuader kot, i thojne.

Per mu t'bahet ca t'desh, se s'jam as ifije optimist per kombtaren, edhe tranjerin e kena per itash e ma vone, 70 e sa vjec tranjer, pa na cof n'stol. E kishim mireball Brigelin, e prap s'u ba gja.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 17 Feb 2007 , 12:37

Pengesat qe Kosova te bahet e pavarur jane, rrespektimi i minoriteteve dhe frika e opinionit te huaj se Kosova e Shqipnia mundet qe te bashkohen, pra krijimi i Shqipnise se madhe.

Per mendimin tem, nuk duhet me u perhap ne opinionin e gjere ideja e krijimit te Shqiperise se Madhe, pasi perndryshe Kosova do ta kete te veshtire te marre nje pavaresi te plote !!!
Shqiperia e madhe mund te vije me vone pasi si Shqiperia po ashtu edhe Kosova te konsolidojne administraten e tyre apo edhe kur keto shtete te bejne pjese ne UE (te shpresojme).
Une nuk besoj se mund te krijohet nje kombetare e vetme, sdq ka kohe deri ne ate dite.
Vllaznit Ultras

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sat, 17 Feb 2007 , 14:18

[quote="Shkodrani81"][quote="kuqeblu"]



O njat opinion e ke kaher, pse pa thu krijohet. Shume vet jashte shtetit kujtojne se jena popuj t'ndryshem, bile habiten kur i tham se edhe gjuhen e kena njisoj.


ktu ne austri pra asht e kunderta edhe emri i shqiptarve asht Albaner dhe i kosovarve Kosovoalbaner.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 17 Feb 2007 , 14:42

Ah qa kishte kene me u SHQIPNIA E MADHE! :lol: :lol: 8) 8)

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Sat, 17 Feb 2007 , 16:12

Admin wrote:frika e opinionit te huaj se Kosova e Shqipnia mundet qe te bashkohen, pra krijimi i Shqipnise se madhe.
Per mendimin tem, nuk duhet me u perhap ne opinionin e gjere ideja e krijimit te Shqiperise se Madhe, pasi perndryshe Kosova do ta kete te veshtire te marre nje pavaresi te plote !!!
Shqiperia e madhe mund te vije me vone pasi si Shqiperia po ashtu edhe Kosova te konsolidojne administraten e tyre apo edhe kur keto shtete te bejne pjese ne UE (te shpresojme).
Naqe, mas ki frik se s'bahet asiher Shqipnia e madhe se nuk na lejon OKB-ja. Ket gja e ka ba te ditun qysh me hymjen e forcave te saj ne Kosov ne vitin '99, i cili ishte nder hapat e para drejt pavarsis se Kosoves. Per ne asht normale me u bashku, por faktikisht asht jo-llogjike, pasi zgjon ndjenjat nacionaliste t'vendeve tjera qe jan te coptume, duke shkaktu kshu shum konflikte, dhe mundesisht ne degradim te konflikteve drejt Luftes III Botrore. Plus qi simas nji sondazhit nga gazeta ma e madhe ne Kosove, Koha Ditore, 90% e kosovarve nuk dojn me u bashku!
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sat, 17 Feb 2007 , 22:54

uN KAM SHPRESE SE PLATINIJA TA PO E RRIT NUMRIN E SKUADRAVE PEJSMARRSE NE EVROPIAN SI KA PREMTU E MASANDEJ MUND TE KUALIFIKOHET EDHE SHQIPRIA; POR BA ME NA IK KOSOVART ATHER E KAM HUM SHPRESEN I HER E PERGJITHMON SE KUALIFIKOHNA NAIHER,

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Sat, 17 Feb 2007 , 23:19

Man in Redblue wrote:uN KAM SHPRESE SE PLATINIJA TA PO E RRIT NUMRIN E SKUADRAVE PEJSMARRSE NE EVROPIAN SI KA PREMTU
Po, asht hedh plani qi faza finale e evropjanve me u ba me 24 ekipe (siq kan ken botnort nga 1982 deri ne 1994) nga 16 qi jan tashi.
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 18 Feb 2007 , 03:32

Me zgjerimin e ekipeve ba me kene tane bashke noshta nej shans e kena,por ba me u da skena gja ne fije asnjena.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 18 Feb 2007 , 16:34

vllaznia1919 wrote:Me zgjerimin e ekipeve ba me kene tane bashke noshta nej shans e kena,por ba me u da skena gja ne fije asnjena.
Normale qe nqs bashkohen bashke 2 komtaret atehere Shqipnia ka ma shume shance por bashkimi asht dicka e parealizushme.

Kuqeblu, spa kam frik mbi bashkimin e shqipnise me Kosoven, ku e merr me u bashku, por me duket dicka e pa arritshme.
Vllaznit Ultras

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sun, 18 Feb 2007 , 19:29

United States of Albania / Një komb, një kombëtare

Shkup - Tifozët shpeshherë llogariten si lojtari i dymbëdhjetë në fushën e futbollit. Ata i dhurojnë shije, gjallëri dhe interes lojës së futbollit dhe pikërisht për këtë arsye mendimi i tyre, gjithsesi ka zënë vend në debatin rreth futbollit shqiptar në përgjithësi.
Në deklarata e tyre, kryesitë e grupeve më të njohura të tifozllëkut shqiptar nga Maqedonia, kanë kërkuar që të pranohet transparenti i tyre “një komb, një kombëtare”. Vetë ky transparent flet për ëndrrën e atyre mijëra tifozëve që bëjnë qindra kilometra rrugë për të parë dhe mbështetur nga afër futbollistët “kuq e zi”. Disa prej tyre nuk janë kundër formimit të përfaqësueses së Kosovës, por dëshirojnë të mburren me një kombëtare të fortë të futbollit shqiptar.
“Dhashë Zoti që Kosova sa më shpejtë të bëhet shtet i pavarur, ndërsa atëherë me siguri se FFK-ja do të pranohet në UEFA. Mendojmë se edhe Kosova duhet të ketë kombëtaren e vetë. Nëse ndodhë kjo, atëherë krerët e FFK-së të kenë parasysh se edhe në Maqedoni ka futbollistë shqiptar që dinë të luajnë futboll dhe që janë lënë anash nga FFM-ja dhe FSHF-ja. Me angazhimin e tyre edhe grupi ynë do të përkrahë kombëtaren e Kosovës, siç është duke e bërë me kombëtaren e Shqipërisë”, thuhet nga kryesia e grupit të tifozëve Shvercerat nga Shkupi. Ky grup i njohur si Dardanët -Shkup prej ndeshjes me Rusinë (1999) nuk ka lënë asnjë ndeshje pa e përcjellë.
Grupi i tifozëve Ballistët, është shprehur qartë se janë kundër ndarjes së kombëtares shqiptare. “Ne jemi për një kombëtare të vetme futbolli te shqiptarët. Besojmë se më shumë sukses do të ketë në këtë mënyrë. Kjo ide mundë të realizohet nëse ka vullnet të mirë”, tha Valdrin Hasani, kryetar i Ballistëve.
Mos ndarjen e futbollit shqiptar e kanë kërkuar edhe grupi i tifozëve Ilirët, të cilët gjithashtu janë pjesë e tifozëve “kuqezi”.
“Jemi për një kombëtare futbolli. Ne jemi pjesë e tifozëve ‘kuqezi’, çdo herë e kemi mbështetur kombëtaren shqiptare. Nëse bën Kosova kombëtare të futbollit, sërish ne do të bëjmë tifo për kombëtaren e Shqipërisë”, tha Avdulla Ymeri, kryetar i Ilirëve.
Megjithatë kryetari i Ballistëve, ka theksuar rrezikun e përçarjes së tifozëve shqiptar nëse Kosova do të garojë në mënyrë të pavarur.
“Mendoj se do të ketë ndarje të tifozëve. Ka filluar të duket edhe tani se çdonjëri ka mendime të ndryshme. Është ende herët me fol, por sa e shohim disponimin, do të ketë ndarje në tifo-skenën shqiptare”, tha Hasani.
Mbetet në dëshirën dhe vullnetin e mirë që tifozët edhe në të ardhmen të jenë të bashkuar dhe të ngelen fuqia shtytëse e lojtarëve shqiptar.

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sun, 18 Feb 2007 , 22:03

une mendoj se shqiptart jan shqiptar nuk ka problem se ku jetojn ne kemi nje comb dhe kemi nje gjak pavarsisht se te gjith nuk jetojn ne teritorin shqiptare, dhe une nuk jam i nje mendimit qe te behen dy kombetare te nje combi shqiptare.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Mon, 19 Feb 2007 , 19:29

Për mendimin tim,aktualisht është mirë që Kosova të ketë kombëtaren e vet por ama përkohësisht,pra duhet të kemi një plan afatgjatë dhe të jetojmë me bindjen që të kemi një kombëtare të vetme në të ardhmen pasi konkurenca(jo vetëm në sport)mund të na ndajë me plot kuptimin e flalës në dy kombe.

Pra sado që tani për tani komuniteti ndërkombëtar nuk na lejon të bashkohemi,ne duhet të shprehim një vullnet të fortë pë të pasur në të ardhmen një fat të përbashkët,një kombëtare të përbashkët etj etj etj sepse po të njihet kosova si shtet i pavarur dhe të qëndrojë e tillë për shumë kohë të jeni të bindur që jo do ndahemi përgjithmonë por do kthehemi edhe në shtete hasëm me njëri tjetrin.

Dhe faktet i kemi.Shikoni shtetet e ish Jugosllavisë.Janë e njëjta rracë,dhe shikoni se si hahen me njëri tjetrin(Serbia,Kroacia,Bosnja,Mali i zi)Shikoni Gjermaninë me Austrinë,janë e njëjta rracë dhe po ti thuash një austriaku,o gjerman,të hidhet në fyt.Ne e kemi si rracë krenarinë e tepruar,pra si hapim rrugë njëri-tjetrit.Duke bashkuar me këtë fakt edhe konkurencën(Sport,Kulturë,Gjuhësi,Ekonomi etj etj)ka shumë rrezik që edhe ne të pësojmë fatin e kombeve të mësipërme.
Para VLLAZNIA!

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Mon, 19 Feb 2007 , 20:48

Nqs kosova ban komtaren e vet qofte edhe me mendimin perkohsisht, met edhe per te ardhmen njashtu...
qysh tesh i shof se si fryhen kosovart se do tken komtare tveten....

Ba me dasht me nji komtare te perbashkt asht e mundshe, as vet nuk e di se si po nga intervista specilistash qi kam lexu asht kjo gja e bashme edhe nga ana ligjore.

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Mon, 19 Feb 2007 , 22:45

Man in Redblue wrote:Ba me dasht me nji komtare te perbashkt asht e mundshe, as vet nuk e di se si po nga intervista specilistash qe kam lexu asht kjo gja e bashme edhe nga ana ligjore.
Po normal qi asht e mundshme. P.sh: Franca dhe Monakoja kane nji kombetare, kush asht nga Monako me Francen let. Paqka se ka raste te tjera minishtetesh si Luksemburgu, Lihtenshtejni, Andorra apo San Marino, qi dojn me pas komtaret e tyne, e rrahen si gamari n'duhan.
Manej ti ke edhe rastin e kundert, ku nje shtet si Britania e Madhe ka kater federata te ndryshme, pra perfaqsohet me kater ekipe kombetare.

Po ma merr menja se Kosovart kan me dasht me ba komtare tynen, dhe kjo ka me kriju nji perqarje, siq e tha Forri pak ma nalt.
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Post Reply