Dinamo vs Vllaznia
Posted: Sun, 04 Feb 2007 , 23:56
Vllaznia analizon Flamurtarin, mendjen te Dinamo
Sunday, 04 February 2007

Barazimi ne Vlore ende konsiderohet si maksimumi i pikeve te mundshme qe duhej te ishin marre ne ate ndeshje. Kjo ngaqe loja e Vllaznise te premten ka lene shume per te deshiruar dhe prandaj rezultati i arritur vleresohet se tepermi. Me teper sesa loja e zhvilluar, kuqeblute per piken qe kane marre duhet te vleresojne fatin si aleatin e tyre me te madh ne kete takim. Rrjedhoje e kesaj menyre loje eshte edhe pakenaqesia e madhe e verejtur tek stafi drejtues dhe mbi te gjitha tek presidenca ne lidhje me paraqitjen e dobet te skuadres ndaj Flamurtarit. Mbi te gjitha kritikat me te medha kane qene tek reparti i mesfushes i cili duhet pranuar se nuk ka funksionuar fare ne kete takim. Asnjeri prej lojtareve nuk i ka bere gjerat ashtu siç duhet dhe kjo eshte pasuar edhe me paraqitjen jo te mire edhe te Sukajt ne sulm dhe Vukçeviç ne mbrojtje.
Te vetmit qe jane dalluar ne kete ndeshje kane qene Bejzade, Dalipi, Teli, Dabulla e portieri Grima. Te tjeret kane qene ne nje dite per t’u harruar. Nisur nga ky fakt presidenti Fushaj pas ndeshjes nuk ka ngurruar t’i quaje disa prej lojtareve titullare ne kete ndeshje si “balerina”. Pikerisht nisur nga pakenaqesia e madhe e krijuar nga kjo paraqitje, sot do te kete edhe nje takim te presidentit me stafin dhe skuadren. Qellimi i kesaj mbledhjeje natyrisht qe do jete evidentimi i problemeve qe mund te shqetesojne lojtaret te cilet nuk po arrijne te shfaqen siç duhet ne lojen e tyre. Dhe ajo çfare eshte me interesantja ka te beje me faktin se jane pikerisht te njejtet lojtare qe luajten ndaj Flamurtarit me ato qe kane luajtur edhe ne 5 ndeshjet e fituara nen drejtimin e Joses. Pra ndryshime nuk pati dhe megjithate loja e Vllaznise ne kete takim ka qene shume e dobet. Sakaq lojtaret e ardhur nga merkatoja e janarit me t’u futur ne loje sollen njefare ndryshimi ne lojen e kuqebluve. Aq sa kjo te ben te mendosh se keta lojtare mund ta nisin si titullare takimin e rradhes me Dinamon. Ne mbledhjen e sotme nuk pritet te kete masa ndeshkuese per skuadren por tonet e kritikes mendohet te jene shume te ashpra. Kjo sepse kampionati sa vjen e veshtiresohet dhe rivaliteti pas ndeshjeve te javes se fundit eshte shtuar se tepermi. Nje hap i gabuar edhe ndaj Dinamos do te ishte nje minus i madh per Vllaznine çka do t’i prishte asaj shume pune. Prandaj dhe ne mbledhjen e sotme ky do jete qellimi; te ndergjegjesojne lojtaret ne menyre qe paraqitja e tyre ne sfidat e ardshme te mos jete kurrsesi si ajo ndaj Flamurtarit. Nje ogur i mire per kete eshte edhe loja e mire e blerjeve te dimrit çka do ta shtoje edhe me teper rivalitetin per formacionin baze.
Gjergj KOLA
-K.Dalipi e Kotrri mungesat ndaj Dinamos
Problemet e mungesave tek Vllaznia tashme nuk jane nje gje e re. ne ndeshjen ndaj Flamurtarit nuk luajten per arsye kartonash pikerisht Lici e Hoti. Nderkohe per sfiden e rradhes do te kete serish po kaq mungesa. Rradha per te mos qene ne dispozicion te trajnerit Josa kete here eshte per Klevis Dalipin dhe Uliks Kotrrin. Te dy ata ne Vlore u ndeshkuan me kartona te verdhe e si rrjedhoje kane plotesuar numrin 3 te tyre duke qene te detyruar te mungojne ndaj Dinamos. Megjithate mungesa e tyre kete rradhe mund te mos ndihet ndoshta dhe aq sepse rikthehen Lici e Hoti nga skualifikimi nderkohe qe nje vend titullare kerkojne edhe te ardhurit nga merkatoja e dimrit, Miroci, Gudjabi e Cani.