Dinamo vs Vllaznia

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Dinamo vs Vllaznia

Post by Edmond-Cela » Sun, 04 Feb 2007 , 23:56

Vllaznia analizon Flamurtarin, mendjen te Dinamo
Sunday, 04 February 2007
Vllaznia analizon Flamurtarin, mendjen te Dinamo
Barazimi ne Vlore ende konsiderohet si maksimumi i pikeve te mundshme qe duhej te ishin marre ne ate ndeshje. Kjo ngaqe loja e Vllaznise te premten ka lene shume per te deshiruar dhe prandaj rezultati i arritur vleresohet se tepermi. Me teper sesa loja e zhvilluar, kuqeblute per piken qe kane marre duhet te vleresojne fatin si aleatin e tyre me te madh ne kete takim. Rrjedhoje e kesaj menyre loje eshte edhe pakenaqesia e madhe e verejtur tek stafi drejtues dhe mbi te gjitha tek presidenca ne lidhje me paraqitjen e dobet te skuadres ndaj Flamurtarit. Mbi te gjitha kritikat me te medha kane qene tek reparti i mesfushes i cili duhet pranuar se nuk ka funksionuar fare ne kete takim. Asnjeri prej lojtareve nuk i ka bere gjerat ashtu siç duhet dhe kjo eshte pasuar edhe me paraqitjen jo te mire edhe te Sukajt ne sulm dhe Vukçeviç ne mbrojtje.

Te vetmit qe jane dalluar ne kete ndeshje kane qene Bejzade, Dalipi, Teli, Dabulla e portieri Grima. Te tjeret kane qene ne nje dite per t’u harruar. Nisur nga ky fakt presidenti Fushaj pas ndeshjes nuk ka ngurruar t’i quaje disa prej lojtareve titullare ne kete ndeshje si “balerina”. Pikerisht nisur nga pakenaqesia e madhe e krijuar nga kjo paraqitje, sot do te kete edhe nje takim te presidentit me stafin dhe skuadren. Qellimi i kesaj mbledhjeje natyrisht qe do jete evidentimi i problemeve qe mund te shqetesojne lojtaret te cilet nuk po arrijne te shfaqen siç duhet ne lojen e tyre. Dhe ajo çfare eshte me interesantja ka te beje me faktin se jane pikerisht te njejtet lojtare qe luajten ndaj Flamurtarit me ato qe kane luajtur edhe ne 5 ndeshjet e fituara nen drejtimin e Joses. Pra ndryshime nuk pati dhe megjithate loja e Vllaznise ne kete takim ka qene shume e dobet. Sakaq lojtaret e ardhur nga merkatoja e janarit me t’u futur ne loje sollen njefare ndryshimi ne lojen e kuqebluve. Aq sa kjo te ben te mendosh se keta lojtare mund ta nisin si titullare takimin e rradhes me Dinamon. Ne mbledhjen e sotme nuk pritet te kete masa ndeshkuese per skuadren por tonet e kritikes mendohet te jene shume te ashpra. Kjo sepse kampionati sa vjen e veshtiresohet dhe rivaliteti pas ndeshjeve te javes se fundit eshte shtuar se tepermi. Nje hap i gabuar edhe ndaj Dinamos do te ishte nje minus i madh per Vllaznine çka do t’i prishte asaj shume pune. Prandaj dhe ne mbledhjen e sotme ky do jete qellimi; te ndergjegjesojne lojtaret ne menyre qe paraqitja e tyre ne sfidat e ardshme te mos jete kurrsesi si ajo ndaj Flamurtarit. Nje ogur i mire per kete eshte edhe loja e mire e blerjeve te dimrit çka do ta shtoje edhe me teper rivalitetin per formacionin baze.
Gjergj KOLA


-K.Dalipi e Kotrri mungesat ndaj Dinamos
Problemet e mungesave tek Vllaznia tashme nuk jane nje gje e re. ne ndeshjen ndaj Flamurtarit nuk luajten per arsye kartonash pikerisht Lici e Hoti. Nderkohe per sfiden e rradhes do te kete serish po kaq mungesa. Rradha per te mos qene ne dispozicion te trajnerit Josa kete here eshte per Klevis Dalipin dhe Uliks Kotrrin. Te dy ata ne Vlore u ndeshkuan me kartona te verdhe e si rrjedhoje kane plotesuar numrin 3 te tyre duke qene te detyruar te mungojne ndaj Dinamos. Megjithate mungesa e tyre kete rradhe mund te mos ndihet ndoshta dhe aq sepse rikthehen Lici e Hoti nga skualifikimi nderkohe qe nje vend titullare kerkojne edhe te ardhurit nga merkatoja e dimrit, Miroci, Gudjabi e Cani.
Gjergj KOLA
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

iliriny
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 201
Joined: Fri, 08 Dec 2006 , 22:04
Location: New York

Post by iliriny » Mon, 05 Feb 2007 , 22:43

Sa mire prap me mungesa ne per shkak te kartonave. Ma merr mendja se per sa asht lujt deri tesh kampionati kena marre kartona ma shume se heret e tjera. Kjo tregon se edhe kondicioni fizik dhe psikologjik i skuadres nuk asht ne rregull. Megjithate du me u ba pak "optimist" per kete ndeshje dhe them se Miroçi e Gudjabi kane me rezultu deçizive per ne. Edhe Dinamos i mungon nje lojtar, me duket Vincetic, pasi ka dale me karton te kuq ne ndeshjen me Kastriotin. Them se kane me lujt mire se ne Tirane kena qite gjithmone ndeshje te mira.
Kur do ta shohim Vllaznine kampion

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Tue, 06 Feb 2007 , 01:35

une tham se nese nuk dona me pretendu per titull kyt vit. duhet me fut shum te rinje ne loje. me mendu per vitin tjetur. se nese i jepet te luash te rinjve keni per ta paur se sa talentat si puna salihit e sukajt kan per te dalur vitin tjetur.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Tue, 06 Feb 2007 , 18:15

Gudjabi: Kam deshire te luaj ndaj Dinamos
Tuesday, 06 February 2007
Ka ardhur vetem 10 dite me pare ne shkoder dhe tashme eshte pjese e Vllaznise. Senegalezi El Haxhi Gudjabi ende nuk e ka bere prezantimin e tij ne rradhet e kuqebluve si pasoje e bashkimit me vonese ne stervitje me skuadren e tij te re, megjithate shpreson ta beje kete qe kete jave kunder ish-skuadres se tij, Dinamos. Sakaq aktivizimi i tij si titullar ende nuk eshte vendosur dhe çdo gje eshte ne doren e trajnerit Josa i cili eshte duke verifikuar me qetesi gjendjen e tij fizike. Megjithate mungesa e Klevis Dalipit per arsye kartonash kete jave eshte nje mundesi me teper per afrikanin per te luajtur. gudjabi e ka pranuar hapur deshiren e tij per te luajtur por nga ana tjeter ka lene te kuptoje se ende nuk e di nese do jete ne formacion. “Kam deshire te luaj kete jave ndaj Dinamos sepse do ishte edhe ndeshja ime e pare me fanellen e Vllaznise.

Jam duke u stervitur per kete por ende nuk e di nese do luaj apo jo. Do jete trajneri ai qe do vendosi per kete çeshtje. Une e kam per detyre te zbatoj vendimin e tij”-ka thene sulmuesi i ardhur ne merkaton e janarit tek kuqeblute. Deshira per te luajtur ndaj bluve nga shumekush mund te mendohet si mundesia me e mire qe lojtari te marre “hak” ndaj ish-skuadres se tij meqe ajo nuk i ofroi rinovim kontrate para se te binte dakord me Vllaznise. Nderkohe vete Gudjabi nuk mendon keshtu. ai thjesht thote se ka deshire te luaje. “Nuk kam asgje me Dinamon dhe s’kam pse te kem. Nese deshiroj te luaj qe kete jave, kjo do te thote se kam ardhur per te luajtur dhe jo se kam ndonje inat apo diçka tjeter me ish-skuadren time. Gjate aktivizimit tim me Dinamon ia kam kaluar mire dhe ne fund te kontrates kur drejtuesit e saj nuk po me ofronin nje kontrate te re, preferova te bisedoj me drejtuesit e Vllaznise qe me binden te firmosi per ta dhe prandaj tashme jam ne Shkoder per te bere me te miren me kete skuader”-ka shtuar senegalezi shtatelarte. sfida e kesaj jave ne Tirane konsiderohet shume e rendesishme per kuqeblute. Ata vijne pas nje barazimi te marre ne Vlore te premten e kaluar ndaj Flamurtarit vendas por mbi te gjitha ne kete takim shkodranet kane zhvilluar nje loje shume te dobet. Ne kampin kuqeblu te gjithe jane te mendimit se kete jave ndaj bluve, ne fushe do jete nje Vllazni shume me ndryshe. Kete gje e thote edhe Gudjabi i cili per “Sporti Shqiptar” do te shprehej: “Ky do jete nje takim shume i rendesishem per ne prandaj dhe do perpiqemi qe gjithesecili te jap me te miren ne fushen e lojes ne menyre qe te marrim maksimumin e pikeve te mundshme. Vllaznia i ka mundesite per te pretenduar per vendet e para te renditjes dhe per kete duhet ta kerkojme fitoren ne çdo takim qe ka mbetur”.
Gjergj KOLA
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

BLEDI
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 578
Joined: Fri, 06 Oct 2006 , 17:40
Location: G.B
Contact:

Post by BLEDI » Tue, 06 Feb 2007 , 22:05

Tjeta juj

Per mendimin tem edhe pse ashte neshje e vshtire na duhen sesban trepike se perndryshe nuk kena gja ne terezi :evil:
Kuqeblu perjete!!!!

BLEDI
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 578
Joined: Fri, 06 Oct 2006 , 17:40
Location: G.B
Contact:

Post by BLEDI » Tue, 06 Feb 2007 , 22:13

A keni lexu nji artikull te Sporti shqiptar? per tifozat Vlonjat qe ikan prit mir tifozat tone hallall,edhe tifozat tone e kan ba falemderimin publike hallall perzoten kjo ashte taman SHEMBULL per skuadrat tjera edhe tifozat e tyne

para Vllaznia me TIFOZAT e nderume qe ke
Kuqeblu perjete!!!!

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Tue, 06 Feb 2007 , 22:44

Ishalla more se si pula pa kry jena tu i kalu kto ndeshje.Kur pa vjen ajo dite me hi pa frige ne nji ndeshje e mos me diskutu 3pikshin.Skuadrave tjera i hijne te dridhunat kur lozin me Tiranen edhe ne shpi te vet se e dijne qe me barazim jane te knaqun po ja arriten.Ne jena shum larg ktyne standarteve.Edhe po u futme ne kupa te europes itu kena me kene....kane me ike lojtaret sa te marojne sezoni si e kane zakon e ne ndeshje te kupave kena me kene me 1/3 e lojtareve qe kena pase gjate sezonit.Un smarr vesht per ca luftojme perderisa mos me thane 60% e lojtareve nderrohen prej skuadret para se me lujt ne kupat e europes?Pse vehet objektivi me arrite kupat e europes kur dihet qe perfundojme me gjys skuadret kur vijne ndeshjet e kupes me u lujt?
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 06 Feb 2007 , 23:06

Puna asht me i hi i here se manej nuk i dihet.Manej noshta marrin nej lek me ba ekipin per vitin tjeter.OSE me ndertu nej pallat. :lol: :lol: :lol:

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Post by Shkodrani81 » Wed, 07 Feb 2007 , 02:31

vllaznia1919 wrote:Puna asht me i hi i here se manej nuk i dihet.Manej noshta marrin nej lek me ba ekipin per vitin tjeter.OSE me ndertu nej pallat. :lol: :lol: :lol:
:lol: :lol: :lol: E ke ba t'forte vllaznia1919.

Si the ti, t'hijne ihere se nuk i dihet masanej. Inshallah po fitojme kyt shtune me Dinamon se kishte me ken shume mire per ecurine psikologjike te skuadres. Na duhet sesban 3 pikshi nqs dona me pretendu kupat e Europes.

Pa kam qejf Cani me ba naj gol ksaj rradh.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 07 Feb 2007 , 14:42

Ne kyt pike qe jena trepikshi na duhet per qdo neshje per me dashte me ba nej san te mire.

BLEDI
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 578
Joined: Fri, 06 Oct 2006 , 17:40
Location: G.B
Contact:

Post by BLEDI » Thu, 08 Feb 2007 , 12:27

vllaznia1919 wrote:Ne kyt pike qe jena trepikshi na duhet per qdo neshje per me dashte me ba nej san te mire.
O ma naqe ne na duhet trepikshi po me skuader qe kena nuk kena sy per qabe,se kaloj merkatoja e thanen do te marrim nji sulmus cilsor e ke morme Gudjabin qe erdhi dy dit para se me fillu kampjonati,e di se ka ktu qe thojne ke keni dashte me marr po Plaku bani gol javen e kalume po ta kishna ble ndoshta kishna marr edhe tre pike ne Vlore,po prep nuk duhet mu merzit se nuk jena keq me xan venin e dyt apo tretin kishte me ken mir se per titull as qe nuk bahet fjale
Kuqeblu perjete!!!!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 08 Feb 2007 , 14:45

E kam shpjegu i here pse nuk e morme Plakun. :lol: :lol: :lol: :lol:

BLEDI
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 578
Joined: Fri, 06 Oct 2006 , 17:40
Location: G.B
Contact:

Post by BLEDI » Thu, 08 Feb 2007 , 15:23

vllaznia1919 wrote:E kam shpjegu i here pse nuk e morme Plakun. :lol: :lol: :lol: :lol:

:lol: :lol: :lol: :lol: :lol: jo je n'rregull ti naqe
Kuqeblu perjete!!!!

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Thu, 08 Feb 2007 , 19:32

as mos mendoni tre pikeshin vllazen
ju lutem te jeni pak me realiste
futbollisti i shpjegoi shume mire disa gjana
me falni qe po ju drejtohem keshtu po sikur kjo skuader po na lodh nervash kot
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 08 Feb 2007 , 21:06

Merr fryme lirshem naqe,mendo nej dhip te bukur e te kalojne nervat! :lol: :lol: :lol: :lol:

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Thu, 08 Feb 2007 , 21:26

GOLDIAN wrote:as mos mendoni tre pikeshin vllazen
ju lutem te jeni pak me realiste
futbollisti i shpjegoi shume mire disa gjana
me falni qe po ju drejtohem keshtu po sikur kjo skuader po na lodh nervash kot
o naqe nuk i dihet ne futboll topi eshte i rromodhaket, dhe jane 11 me 11. e kam than edhe per para ne kampiunatin shqiptare nuk i dihet se kush di fiton. te gjitha jane te barabarta per vic tirones qe ka pak ma kualitet ne skuader.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Thu, 08 Feb 2007 , 21:28

mondi kerkoj falje por jam krejt pesimist per skuadren
sinqerisht kerkoj falje
i perjashtuar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Thu, 08 Feb 2007 , 21:48

GOLDIAN wrote:mondi kerkoj falje por jam krejt pesimist per skuadren
sinqerisht kerkoj falje
ske pse kerkon falje naqe edhe une jam shum i merzitur me skudren. zemra me dhem kur humbe por kjo eshte skuadra,
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Thu, 08 Feb 2007 , 21:50

Kridens Meta, “bilbili” i Dinamo-Vllaznia

Albania-Sport - Kridens Meta dhe dy ndihmësit e tij, Denis Rexha dhe Genc Maloku janë të përzgjedhurit e shortit të takimit më të rëndësishëm të javës së 19-të Dinamo-Vllaznia, dy ekipeve që ndodhen përkatësisht në vendin e pestë dhe në vendin e katërt.

Kjo u mësua sot, pasi shorti ka përcaktuar gjyqtarët dhe asistentët për ndeshjet e javës së 19-të të kampionatit kombëtar të futbollit të Kategorisë Superiore. Ndeshjet do të luhen të gjitha ditën e shtunë në oren 13.30.



Çiftet dhe gjyqtarët janë si vijon:

Luftëtari – Tirana

Sh. Guçe, F. Elezi, G. Qirici



Dinamo – Vllaznia

K. Meta, D. Rexha, G. Maloku



Partizani – Kastrioti

L. Jemini, R. Zhuli, P. Gozhaj



Apolonia – Elbasani

M. Metohia, E. Doda, F. Lamaj



Teuta – Shkumbini

A. Janku, A. Lamçe, A. Pregja



Besa – Flamurtari

T. Latifi, E. Biçaku, D. Koreshi
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Fri, 09 Feb 2007 , 00:22

Kuotat e basteve per ndeshjen Dinamo-Vllaznia ne bwin.com jane:

Dinamo Tirana 1.70 | X 3.15 | Vllaznia 4.40

Koeficentet e ndeshjeve tjera jane:

Apolonia 3.35 | X 2.80 | Elbasani 2.10
Besa 1.90 | X 2.70 | Flamurtari 4.20
Luftetari 3.65 | X 3.00 | Tirana 1.90
Partizani 1.20 | X 4.50 | Kastrioti 13.00
Teuta 1.30 | X 4.00 | Shkumbini 9.00

A nuk ju duket pak si i larte 2-shi jone dhe 2-shi i Flamurtarit :shock: :?:
Nga ana tjeter, si ka mundesi qe 2-shi Kastriotit eshte me i larte se 2-shi i Shkumbinit :shock: :?:
Ktu te bwin.com ose ka noj pisllek, ose bukmejkersat jane k*ra e s'marrin vesht hiq prej kampjonatit ton!
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Post Reply